Ultimatumi i BE-së për qeverinë e Serbisë dhe presidentin Vuçiq, sanksione urgjente kundër Rusisë dhe nënshkrimi i marrëveshjes finale për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ultimatumi i BE-së për qeverinë e Serbisë dhe presidentin Vuçiq, sanksione urgjente kundër Rusisë dhe nënshkrimi i marrëveshjes finale për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 30 September 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah  Tërnava 

Sipas raportimeve në medie,  qeveria e re serbe dhe Presidenti Vuçiq e kanë vetëm një ditë afat pas formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve  të fundit, dhe e kanë për obligim për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, si veprim i parë për ta dëshmuar përcaktimin pro evropian dhe  vazhdimin e rrugës së integrimit në BE, kurse procesi negociator me Kosovës mundë të zgjas për një vit dhe të finalizohet duke nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për zbatim.

-Situata politike në të cilën tani gjendet regjioni, e kur në Ukrainë po zhvillohet një luftë disa mujore, e kur të gjitha shtetet evropiane dhe Amerika janë duke e përkrahur Ukrainën, dhe e vetmja është Serbia që po i del në përkrahje dhe në mbrojtje Rusisë, prandaj BE–ja më në fund i ka vendosur Serbisë afat të prerë për marrëveshjen me Kosovën dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Edhe ky veprim i BE flet mjaft si fakt se më në fund ka filluar Bashkimi Evropian që të ja bëjë me dije qartë dhe pa maska Serbisë, presidentit Vuçiq dhe qeverisë së re në ardhje që akoma nuk është formuar, se  përfundimisht do të detyrohet që të nënshkruaj marrëveshje ligjërisht të zbatueshme me Kosovën, e cila për epilog ka njohjen mes të dy vendeve, dhe njëkohësisht të shkëputët nga mbështetja që po i jep luftës së pa drejtë të Rusisë kundër Ukrainës, dhe ti bashkohet komunitetit ndërkombëtar për ti vendosur edhe Serbia sanksione Rusisë. Sipas raportimeve të medieve serbe, viti që vjen është viti i fundit i përcaktuar nga BE-ja kur duhet të përfundon dialogu me Kosovën dhe të nënshkruhet marrëveshja finale. “Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka një vit afat të nënshkruajë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, ndërsa ka vetëm një ditë afat pas formimit të qeverisë së re që t’i vendosë sanksione Rusisë”, shkruan një nga gazetat e përditshme  prestigjioze beogradase “Danas” duke cituar burimet e saja diplomatike nga Brukseli.

Sipas raportimeve në medie,  qeveria e re serbe dhe Presidenti Vuçiq e kanë vetëm një ditë afat pas formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve  të fundit, dhe e kanë për obligim për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, si veprim i parë për ta dëshmuar përcaktimin pro evropian dhe  vazhdimin e rrugës së integrimit në BE, kurse procesi negociator me Kosovës mundë të zgjas për një vit dhe të finalizohet duke nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për zbatim. Përndryshe, sipas kësaj gazete e vërteta është që në BE janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Serbisë, nëse presidenti i Serbisë nuk merr vendim për vendosjen e masave kufizuese ndaj Federatës Ruse sikurse nëse ndodhë ndonjë lojë për të mos pranuar nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën, do të bllokohen negociatat për anëtarësim në BE  “Meqenëse po afrohet nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën, gjasat që ata (BE) të ndërmarrin sanksione janë shumë të vogla, por Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së që të pezullojnë negociatat, dhe në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”, transmeton “Danas”.

Tutje po ky medium sipas burimeve që ju referohet në Bruksel, thekson se sanksionet ndaj Serbisë do të jenë shumë të ashpra, nëse kjo akoma vazhdon që ta përkrah Rusinë dhe ti ruaj raportet e hapura më këtë shtet, duke injoruar thirrjet për të ju bashkuar BE-së në sanksione ekonomike. “ Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i qarkullimit të parave në Serbi, pastaj heqja e Shengenit të bardhë, ndalimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin dhe më pas sanksionet. Por kjo mund të marrë kohë”, kanë thënë bashkëbiseduesit medies serbe. Gjithsesi se këto raportime, janë edhe një mesazh indirekt për qeverinë dhe politik bërësit e Kosovës, pozitë dhe opozitë, që të jenë shumë të mobilizuar dhe bashkuar për të mos humbur kohë, në mënyrë që në fazën finale të dialogut të shkohet me një kornizë të qartë shtetërore dhe me vija të kuqe, për çka mundë të diskutohet dhe për çka nuk mundë të bëhet kompromis me shtetin serb, për çështjet që lidhen me sovranitet dhe integritet të shtetit, duke mos harruar edhe krimet e luftës, por duke i vendosur ato në rend të parë kushtëzim për pranim dhe garanci ndërkombëtare për kompensim, pjesë e aneksit të marrëveshjes  finale obligative për zbatim, me ndërmjetësim të BE-së dhe të SHBA-ve.

Marrë në tërësi edhe kjo situata e radhitjes së Serbisë pran Rusisë, është një favor për politikat e tanishme të Kosovës, sepse këto politika pro ruse nga ana e Serbisë edhe definitivisht e ka forcua BE dhe Amerikën që të jenë ma të vendosura dhe vendimmarrëse që çështja e zgjedhjes se situatës konfliktuoze mese Serbisë dhe Kosovës të përshpejtohet në zgjedhjen e saj, dhe njëherë e përgjithmonë të vihet deri te njohjet reciproke mes këtyre dy shteteve, prandaj sikur të ishte Serbia me kohë e radhitur në krahun e shteteve të BE dhe Amerikës, e kur është fjala te pretendimet territoriale ndaj Kosovës, do të krijoheshin dilemat rreth zgjedhjes së kësaj situate të Serbisë, dhe ndoshta faktori ndërkombëtar do të ishte më tolerante ndaj kërkesave të Serbisë, prandaj tani kur situata është e tillë sikur që po dihet dhe po shihet, optimizmi i zgjedhjes së çështjes në favorin tonë është edhe i kuptueshëm dhe argumentues me këto sjellje të Serbisë si deri me tani. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".