Numri i shqiptarëve në Kosovën Lindore  (Luginën e Preshevës) dhe i shqiptarëve të muslimanizuar në Sanxhak po rrezikohet seriozisht, do të del i përgjysmuar!

Numri i shqiptarëve në Kosovën Lindore  (Luginën e Preshevës) dhe i shqiptarëve të muslimanizuar në Sanxhak po rrezikohet seriozisht, do të del i përgjysmuar!
Numri i shqiptarëve në Kosovën Lindore  (Luginën e Preshevës) dhe i shqiptarëve të muslimanizuar në Sanxhak po rrezikohet seriozisht, do të del i përgjysmuar!

Muhamet Kelmendi

  • 05 October 2022 - 14:26

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Ka kohë që pushteti shoveno serbomadh po punon që në Kosovën Lindore dhe në Sanxhak të zvogëlohet numri i popullsisë shqiptare dhe asaj shqiptare të muslimanizuar  në Sanxhak,në mënyrë që ata mos të kenë as statusin e minoritetit. Format që ka punuar shteti serb janë të nduarduarshme. Ato janë të natyrës politike, ekonomike, sociale, shoqërore dhe nacionale. Çdo herë  këto masa kanë qenë të përcjella me masa represive policore dhe ushtarake, përkatësisht me arrestime, rrahje dhe vrasje. Ka edhe masa tjera denigruese morale. Në kuadër të  përgjysmimit dhe të zhdukjes së shqiptarëve në këto anë është vepruar në mënyrë intensive dhe me masat që kanë treguar sukses nga plan programet e shumta serbomëdha.

Duket se asimilimi dhe dëbimi i shqiptarëve e ka bazën te programi famëkeq i Akademisë Serbe, të hartuar nga Vasa Cubrillovicit. Mbi këtë  është vepruar mbi shqiptarët. Është filluar me mos punësim dhe në masa sociale e ekonomike. Është vazhduar me masa të bastisjeve dhe të maltretimeve të mëdha. Dhe, është ecur me ndjekje nga vendi për në Kosovën qendrore të sotme ose në Turqi. Formë e çantë ka qenë asimilimi i shqiptarëve në popullsi sllave a muslimane. Thjeshtë jo shqiptare. Ndjekjet kanë bërë që në Medvegjë të kemi ulje drastike të popullsisë. Pasuritë e mbetura atje janë të regjistruara në emër të shqiptarëve, por me që ata janë dëbuar në Kosovën qendrore, nuk njihen si qytetar të Medvegjës.

Të gjithë janë të çregjistruar. Kështu është situata edhe ne Sanxhak dhe në Bujanovc e në Preshevë. Në Sangjak u janë ndaluar me kohë gjuha shqipe, shkollat dhe përkatësia kombëtare. I hapen xhamit me hoxhë serbo folës dhe ata u muslimanizuan. Ndërsa, në Bujanovc dhe në Preshevë po vazhdon frikësimi i shqiptarëve. Në komunat shqiptare dhe në Sanxhak nuk është investuar fare. Papunësia është 60-70%. Shkolla shqipe nuk ka dhe ato pak që janë po mbyllen. Popullsia shqiptare nuk ka sigurime sociale dhe shoqërore. U mbetet rruga e ikjes. Tash ka ra shumë numri i shqiptarëve. Dhe nëse nuk veprohet, brenda një decenie, edhe ata pake shqiptar që kanë mbetur do të ikin. Serbizimi edhe i këtyre vendeve po bëhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".