Sindikata e arsimit të Kosovës SBASHK instrument politik i kontrolluar nga liderët e tashëm të partive ish pushtetare e tash opozitare PDK-LDK AAK

Sindikata e arsimit të Kosovës SBASHK instrument politik i kontrolluar nga liderët e tashëm të partive ish pushtetare e tash opozitare PDK-LDK AAK
Sindikata e arsimit të Kosovës SBASHK instrument politik i kontrolluar nga liderët e tashëm të partive ish pushtetare e tash opozitare PDK-LDK AAK

Naim Miftari

  • 07 October 2022 - 07:57

Shkruan: ANALISTI: Naim Miftari

Definitivisht, pa një garancion të fuqishëm se do të kompensohen orët e humbura edhe nëse do të binte krejt qeveria, unë po të isha si kryeministër Kurti, kurrë nuk do të pranoja ti paguaj ,,sekserët e opozitës nga SBASHK-u,OVL-të, mjekët....pasi do të veprojnë të nxitur prapë nga e njëjta qendër dhe orkestër.

-Mos pagesa e pagave të mësuesve grevist që në fakt manipulohen nga sindikata e vetë emëruar SBASHK, ku 90% kontrollohet nga PDK dhe vetëm 10% nga të tjerët, nga LDK dhe AAK, është plotësisht e ligjshme, Ata që nuk kanë punuar nuk duhet paguar, por duhet të paguhen vetëm nëse i kompensojnë orët e humbura, ndryshe nuk duhet të paguhen,nëse paguhen pa kompensimin e orëve të humbura, Qeveria ashiqare konsiderohet se e ka shkel vetë ligjin.

Se a janë të orkestruara nga PDK,LDK,AAK protestat e SBASHK-ut këtë e dinë edhe qenët në Prishtinë, se janë të orkestruara dhe të nxitura nga opozita e cila po ashtu po e abuzon edhe situatën e acaruar në veriun e Kosovës. Kjo opozitë e inkriminuar po i përdor e po i keqpërdorë pos OVL-së tani edhe mësuesit, mjekët e kështu me radhë. Pra kjo opozitë e cila qe 20 vite si ka lënë dy gurë bashkë pa i vjedh e keqpërdor, sot kinse po qesin lot Krokodili, kinse për Shkollat e mësuesit që i kanë shkatërruar e degraduar vetë, për spitalet që i kanë plaçkitur rregullisht vet ,për veteranët që shumica janë të rrejshëm, janë militant të PDK,AAK ,LDK. Pra Qeveria nuk duhet të lëshoj pe kur është në pyetje ligji shteti.

Shteti nuk mbahet për hatër të Ramushit ,Samis,Rrahmanit apo Lumirit e Isës shteti mbahet me ligje të njëjta njësoj për të gjithë. Kurse këta deputet që paraqiten sot kinse “francezë” në LVV, që janë bërë me lëvizjen vetëm për ta fituar ndonjë post deputeti apo pushtet, normal se sot kundërshtojnë pasi disa janë vetëm lojtar të fjetur në LVV, janë të klanit dhe para sistem politik të komanduar nga Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj.

Definitivisht, pa një garancion të fuqishëm se do të kompensohen orët e humbura edhe nëse do të binte krejt qeveria, unë po të isha si kryeministër Kurti, kurrë nuk do të pranoja ti paguaj ,,sekserët e opozitës nga SBASHK-u,OVL-të, mjekët....pasi do të veprojnë të nxitur prapë nga e njëjta qendër dhe orkestër. Të pakënaqurit deputet të LVV, derisa po e luajnë rolin e Francezëve, le të kalojnë në opozitë ata e pastaj le ta shohin cili është rezultati, sepse duhet ta dinë që edhe ashtu postin e deputetit në zgjedhjet e ardhshme mundë ta shohin vetëm në ëndërr

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".