Veprat penale dhe civile janë fakte të subjekteve civile që ndërtuan kamp shtëpiza në zonës e mbrojtur në Brezovicë, të hetohen, gjykohen dhe ndëshkohen

Muhamet Kelmendi

  • 12 November 2022 - 17:31

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Këtu nuk kemi subjekte fizike që kanë ndërtuar objekte që vijnë nga niveli qytetar. Objektet ju takojnë politikaneve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe biznesmenëve të ndryshëm. Të gjithë vijnë nga niveli i lartë që domosdo vetëm ata kanë mundësi të ndërtojnë në kundërshtim me ligjin në fuqi.

I takon tash gjykatës kompetente që të veproj.

-Çështja o objekteve te sekuestruara përkohësisht në "Parkun kombëtar të Brezovicës" është vetëm një vendim juridik që domosdo do të shpie te procedura dhe vendimi përfundimtar I gjykatës. Të dhënat flasin për një vepër penale dhe civile të dënueshme. -Vetë fakti se objektet e tilla u ndërtuan në zonën e " Parkut kombëtar" mjafton të konkludohet për vepër penale dhe civile. Kësaj i ndihmon shumë edhe e dhëna e subjekteve fizike që janë bartës të objekteve të ndërtuara.

Këtu nuk kemi subjekte fizike që kanë ndërtuar objekte që vijnë nga niveli qytetar. Objektet ju takojnë politikaneve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe biznesmenëve të ndryshëm. Të gjithë vijnë nga niveli i lartë që domosdo vetëm ata kanë mundësi të ndërtojnë në kundërshtim me ligjin në fuqi.

I takon tash gjykatës kompetente që të veproj. Këtu dalin dy vepra penale:

1. Vepra penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke krijuar mjete financiare në mënyrë antiligjore dhe 2. Vepra penale e ndërtimit pa leje dhe në zonën e ndaluar të "Parkut kombëtar". Veprat e tilla janë të dënueshme dhe priten masat konkrete juridiko- civile dhe penale. Sa do të bëhet kjo varet nga pavarësia e gjyqësorit dhe të sistemit prokurorial në Kosovë. Veprat ekzistojnë.

Zaten ka vepra edhe për largim nga puna të gjyqtarëve e prokurorëve që janë bartës të objekteve, sikundër edhe të politikanëve dhe biznesmenëve, ndoshta edhe të të tjerëve. I takon prokurorisë të vërtetoj gjendjen aktuale.

Veprat e ndaluara ekzistojnë. Dënime penale dhe administrative kërkohet të shqiptohen. Pa masa juridike nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".