Tash fillon rruga e gjatë prej 5 vjet angazhim serioz i Kosovës për marrjen e statutit vendit kandidat në fazat e procesit të anëtarësimit në BE, marrëveshja me Serbinë çelësi kryesor
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Procedura për marrjen e statusit të kandidatit është nga 5 e deri ne 20 vjet. Kjo, ndoshta shkurtohet, nëse në planin franko-gjerman, përkatësisht të BE-së, ose në ndonjë plan tjetër, parashihen afatet tjera, nëse palët ( shih: Kosova dhe Serbia)e pranojnë. Në të kundërtën, koha do të jetë e gjatë, shumë e gjatë.
-Marrja e statusi të kandidatit të Republikës së Kosovës në BE do të zgjatë nga 5, më së pakut e më së gjati deri në 20 vjet, mundet me zgjatë!Paraqitja e kërkesës për statusin e kandidatit në BE është një e drejtë që vetë pozita e Kosovës në Evropë e mundëson. Statusi i kandidatit është një bazë e mirë për bashkëpunim të Kosovës me BE-në.Kërkesa si mjet i fillimit të procedurës në aspektin juridik, me siguri, se do të pranohet. Mirëpo, deri të statusi i kandidatit, pritja është nga 5 deri në 20 vjet, mos edhe më gjatë. Se sa kohë do të presë Kosova, kjo do të varet nga disa faktor dhe kritere që kërkohet paraprakisht të plotësohen. Këtu mendoj:
1. Marrëveshja me shtetin serb, duke i zgjidhur konfliktet dhe fërkimet ndërshtetërore.
2. Zgjidhja e çështjes së stabilizimit të brendshëm, pozita e minoritareve.
3. Njohja e shtetit të Kosovës nga 5-ja e BE-së që ende nuk e ka njohur.
4. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, dukurive negative në shoqëri dhe në shtet.
5. Zhvillimi i demokracisë plurale.
6. Shteti i së drejtës dhe
shumë çështje tjera të cilat do të dalin në dritë gjatë rrugës për të marrë statusin e kandidatit Kosova.
I theksova vetëm disa kushte.
Megjithatë, bazë e kësaj, e përsëris, është marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në kuadër të kësaj dhe në zhvillim dalin pastaj çështjet tjera që Republika e Kosovës kërkohet t'i plotësoj për ta marrë statusin e kandidatit. Procedura për marrjen e statusit të kandidatit është nga 5 e deri ne 20 vjet. Kjo, ndoshta shkurtohet, nëse në planin franko-gjerman, përkatësisht të BE-së, ose në ndonjë plan tjetër, parashihen afatet tjera, nëse palët ( shih: Kosova dhe Serbia)e pranojnë.Në të kundërtën, koha do të jetë e gjatë, shumë e gjatë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".