Ka perënduar koha e ushtrive gjenocidale serbe në Kosovë

Ka perënduar koha e ushtrive gjenocidale serbe në Kosovë
Ka perënduar koha e ushtrive gjenocidale serbe në Kosovë

Mehdi Hyseni

  • 20 December 2022 - 11:48

Shkruan: Mehdi Hyseni

Të drejtat dhe liritë e minoritetit serb në Kosovë nuk mund të mbrohen me topa dhe me forca ushtarake, paraushtarake, dhe policore, të dërguara nga Beogradi në veriun e Kosovës, por me ligje, me kushtetutë, me mjete politike, juridike, demokratike dhe paqësore, të parashikuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe me të gjitha konventat, rezolutat, konventat. marrëveshjet, protokollet, deklaratat etj., të miratuara nga Asambleja dhe nga KS-ja e OKB-së (1946-2022).

Ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duhet t’i tërheqet vërjtja serioze nga Amerika, nga OKB-ja, nga NATO-ja , nga BE-ja dhe nga OSBE-ja, që të mos luajë me zjarrin, duke ndërhyrë në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, Jo fare  mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoritetit serb as në veri, as në jug e as në perëndim të Kosovës.

Ndaj, kot ekstremisti Alekandër Vuçiq po e kërcënon Kosovën, se gjoja me topa e me raketa, me ndërhyrje dhe me akte agresive të saj, do t’i mbrojë minoritarët serbë në Kosovë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë, sepse jo vetëm minoriteti serb, por të gjitha minoritetet në Kosovë janë të mbrojtura dhe, do të mbrohen me ligje dhe me Kushtetutë, me dialog dhe në mënyrë demokratike dhe paqësore, pa përdorur mjetet e dhunës dhe të forcës. 

Barrikadat e Vuçiqit në Veriun e Kosovës, janë të dënueshme edhe sipas së drejtës ndërkombëtare, edhe sipas Kartës së OKB-së, edhe sipas Aktit Final të Helsinkit (1975) !

Edhe pse Serbia është anëtare e OKB-së dhe e OSBE-së, kjo me urdhrin arbitrar të presidentit Aleksandër Vuçiq ka shkelur KREUN VII: Nenin 39 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe KREUN VI të Aktit Final të Helsinkit, ku thuhet : “ Shtetet anëtare të KSBE-së (sot të OSBE-së) nuk kanë të drejtë të kryejnë asnjë ndërhyrje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, individuale ose kolektive në punët e brendshme apo të jashtme të një shteti tjetër, cilatdo qofshin marrëdhëniete tyre  të ndërsjella.” ( Të drejtat e njeriut  në të drejtën ndërkombëtrare, “Albinform”, Tiranë, 1994, f.154).

Duke qenë se në këtë rast konkret Serbia ka kryer një akt agresioni ndaj një shteti të huaj, domethënë ndaj Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, OKB-ja patjetër, do të duhej të reagonte me sanksionet e saj përkatëse, siç parashikojnë nenet 40,41 dhe 42 të Kartës, dhe t’i jepte dënimin e merituar Serbisë agresore, e cila me  barrikadat  e  saj njëjavore në veriun e Kosovës ka rrezikuar dhe po rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë jo vetëm në rajon, por edhe në dimensione më të gjera evropiane ndërkombëtare.

Fundja, e pranuam se pranuam, instalimi i barrikadave të Serbisë në veirun e Kosovës, është një akt agresioni ndaj integritetit territorial dhe sovran të Republikës së Kosovës, andaj shtrohet pyetja pse OKB-ja  ende nuk e ka penalizuar këtë  akt barbar të Serbisë, ashtu siç thuhet në Nenin 39 të Kartës së OKB-së, edhe pse Kosova  de fakto dhe de jure ende nuk është anëtare e saj. Në rastin konkrt kemi të bëjmë me akt agresioni dhe  me ndërhyrjeje direkte në punë të brendshme të Kosovës  nga ana e Serbisë si anëtare e OKB-së

Barrikadat serbe në veri, janë turp për diplomacinë preventive dhe për politikën paqësore

-Po çfarë fuqie, kush është Serbia, që ka vendosur barrikada, mercenarë, paramilitarë dhe kriminelë të pauniformuar në Kosovën Veriore?

Kush është Serbia (një ish-shtet gjenocidal i Slobodan Milosheviqit, që ka masakruar mbi “11.800 shqiptarë”, ka kidnapuar mbi 2647 të tjerë, të cilët sot evidencohen si të pagjetur, ka dëbuar mbi “1 milion shqiptarë”, ka përdhunuar mbi “22 mijë gra shqiptare”, si dhe ka vrarë mbi “1000 fëmijë shqiptarë”), që në sy të KFOR-it, të EULEKS-it, si dhe të FSK-së, të instalohet me kriminelët e saj brenda territorit të Kosovës, të urdhërojë dhe të ndihmojë ngritjen e barrikadave me automjete të ndryshme të rënda për bllokimin e hyrje-daljes në  pjesën veriore të Kosovës ? !

Ky akt agresiv i Serbisë ndaj Kosovës, është i patolerueshëm  dhe i pajustifikueshëm, sepse me forcë, me barrikada dhe me akte të ndryshme subversive të plagosjes së policëve të Kosovës, si dhe të sulmit të EULEKS-it, nuk mbrohen të drejtat dhe liritë e minoritet serb në veriun e Kosovës, por me politikë dhe me rrugë paqësore dhe demokratike, kjo është rruga e vetme e pranueshme për t’i zgjidhur problemet ekzistuese të serbëve në veriun e Kosovës.

Sot, kur mbarë bota e civilizuar po kremton 74-vjetorin e Deklaratës Universale të Drejtave të njeirut si simbolin e të arrirave  më të mëdha për mbrojtjen dhe për respektimin e ligjshëm të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (10 dhjetor 1948), presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq urdhëroi serbët e “Srpska listës”, t’i braktisnin institucionet dhe organet shtetërore të Kosovës, si dhe  urdhëroi  bandat kriminale të Serbisë, të ngrisnin barrikada nëpër rrugë dhe pika kufitare, me ç’rast mbylli “hermetikisht” çdo lëvizje dhe qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve në hyrje-dalje të veriut të Kosovës.

Një gjendje e tillë e vënies në “karantin” të qytetarëve të veriut të Kosovës, është në kundërshtim jo vetëm me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut të OKB-së, por me të gjitha konventat, marrëveshjet, rezolutat, deklaratat, protokollet ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, si dhe me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, ngaqë kjo ndërhyrje e Serbisë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës, është agresion direkt i Serbisë ndaj integritetit dhe sovranitetit të Kosovës si shtet fqinjë, që patjetër do të duhej të penalizohej nga OKB-ja, nga BE-ja, nga NATO-ja, duke qenë se në mënyrë flagrante ka shkelur  Nenin 39 (Kreu VII) të Kartës së OKB-së, për shkak se një akt i tillë agresiv i Serbisë ndaj Kosovës paraqet rrezik potencial për  destabilizimin e paqes dhe të sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, jo vetëm në dimensione rajonale, por edhe evropiane e ndërkombëtare.

 Sa më sipër, derisa Beogradi zyrtar mbështet instalimin e barrikadave dhe kaosin e shkaktuar politik në veirun e Kosovës, ky është mesazh i qartë se Alekandër Vuçiq (president), Ana Bërnabiq (kryeministre) dhe Ivica Daçiq (kryeparlamentar) nuk janë të interesuar që kriza politike në veriun e Kosovës, të zgjidhet me mjete paqësore, por me forcë dhe me kërcënim , që i ngjet politikës dhe fotcës brutale dhe barbarike të regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Këtë e dëshmon edhe paraqitja e kërkesës zyrtare e Vuçiqi, drejtuar komandantit të KFOR-it, që t’i lejojë Serbisë thimin e “1000 ushtarëve serbë” në Kosovë, gjoja për t’i “mbrojtur” minoritarët serbë, ashtu sikurse gënjeu dhe mashtroi kryekrimineli Slobodan Milosheviq, se gjoja në Kosovë, sebët po “diskriminoheshin” nga shumica dërrmuese e shqiptarëve,

Këtë gënjeshtër, manipulim, mashtrim dhe trillium, e pati “hangër” Evropa, jo më pak se 10 vjet (1989-1999), duke mos ndërhyrë kundër agresionit dhe gjenocidit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i cili pa asnjë pengesë ia arriti ta  plaçkiste dh eta digjte Kosovën, derisa Amerika  dhe NATO-ja, më 24 mars-10 qershor 1999, me të drejtë dhe, në mënyrë krejtësisht të ligjshme  e bombardoi të ashtuquajtën “RFJ-Serbia+Mali i Zi”.  Ky ishte shpëtimi i Kosovës nga gjenocidi serb shekullor, si dhe shkëputja e saj e përgjithmonshme nga Serbia kolonialise dhe gjenocidale (1912-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".