Kaosi medial në sistemin e informimit në Kosovë!...

Kaosi medial në sistemin e informimit në Kosovë!...
Kaosi medial në sistemin e informimit në Kosovë!...

Ismail Muçiqi

  • 31 December 2022 - 11:13

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Kosova është rast [Suigeneris] ku nuk botohet asnjë gazetë ditore që nga fillimi i pandemisë e deri më sot. Kjo është e pafalshme për institucionet e Shtetit për Ministrinë e Kulturës, për Komisionin e Pavarur të Mediave për ndërmarrjet informative të cilat mirën me informimin dhe edukimin e shoqërisë në përgjithësi. Kjo gjendje ka krijuar pakënaqësi tek gjenerata e re e cila është në fazën e shkollimit, dhe arsimimit duke u përgatitur, për të marrë përgjegjësi për vendin. Pasiviteti dhe indiferenca e pjesës të ashtuquajtur intelektuale e cila dikur mburrje me iniciativa të ndryshme, për zhvillimin dhe avancimin e sistemit medial tani janë strukur duke u pajtuar me terrin informativ.

Gazetat ditore që nga shekulli i kaluar janë botuar në Kosovë dhe janë lexuar me andje dhe përkushtim nga qytetarët të cilët informimin e kanë dashur me andje gjithandej trevave, si në fshatra, dhe në qytete. Mjerisht opinioni Kosovarë për shkak të mungesës të shtypit ditorë të mirëfilltë ku do duhej të mbizotëroj vlera kodi i etikës, kultura, niveli i dijes, profesionalizmi dhe përgjegjësia morale dhe ligjore, vite me radhë po dhunohet nga të ashtuquajtura televizione të cilat u formuan viteve të fundit at-hok nga pronarët e kompanive dhe bizneseve më të ndryshme të cilave nuk u dihet prejardhja dhe misioni. Këto mediume në mënyrë permanente përmes debateve të ashtuquajtura politike?! pa asnjë përgjegjësi po e përqajnë opinionin duke nxitur konflikte verbale e besa besë edhe fizike para kamerave.

Politika redaktuese në këto mediume është larg nga realiteti i nevojave, që kanë qytetaret për tu informuar me tema emisione të karakterit arsimor, edukativë, zhvillimor në drejtim të emancipimit kulturor të Shoqërisë Kosovare. Mediumet informative kanë obligim dhe përgjegjësi që përmes lajmeve, emisioneve dokumentare dhe ngjarjeve më të ndryshme të krijojnë vlera dhe ide duke e afirmuar punën kreative, inovative, dhe shkencore të shoqërisë në përgjithësi. Kemi harruar që në këto mediume të ashtuquajtura televizive të kënaqemi me ndonje reportazh për rezultatet në punë të ndonjë ndërmarrje, fabrike e cila prodhon apo finalizon ndonjë të arritur nga resurset industriale apo ekonomike.

Si mund të lejohen defektet e qëllimshme të moderatorëve [gazetareve] të cilët para kamerave televizive duke hapë tema të pa nevojshme përmes telefoni i thërret deputetët apo liderët partiak duke i futur dhe nxitur në konflikt me individin apo panelin në studio. Kjo mendësi e komunikimit me audiencën është për qdo kritikë dhe e pafalshme çfarë të themi?!.

Këto po ndodhin në kohën kur institucionet - komisionet e pavarura që mirën me punën e mediave po heshtin duke mos reaguar apo sanksionuar ata të cilët pa asnjë dyshim po krijojnë kaos ne mediumet duke keqpërdorur etikën dhe misionin dhe mjetet e informimit. Në fund po theksojmë se mos informimi i drejtë dhe i saktë i qytetareve si dhe mungesa e shtypit ditorë e [gazetave të shkruara] është shkelje e të drejtave të njeriut edhe me konventat ndërkombëtare. Andaj institucionet përkatëse të cilat merren me sistemin e informimit në bazë të Kushtetutës sa më parë duhet të mirën me problematikën në këtë sektor duke gjetur rrugë dhe mënyra që sa më parë në Republikën e Kosovës të botohet [shtypet] gazeta ditore për nevojat e audiencës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".