Kosova është  seriozisht e rrezikuar nga grupet mafioze të krimit të Organizuar

Kosova është  seriozisht e rrezikuar nga grupet mafioze të krimit të Organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 08 January 2023 - 08:52

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Nuk janë tani aspak sekrete rastet  në rritje të shpërndarjes së  këtyre llojeve të narkotikes në shumë shtete të Ballkanit dhe të BE-së, dhe nga vetë këto veprime kriminale edhe shteti jonë është duke u sfiduar si shteti i së drejtës në Kosovës, nga modeli i njëjtë i shtrirjes në rritje të trafikut dhe tregtisë me drogat që ka marr hov e nuk ka të ndalur në Shqipëri, kurse rrjetet e këtij krimi kanë instaluar edhe celulat e degëve të veta gjithandej edhe në territorin Kosovës.

 

Në rrethana të tanishme, kur kufizohemi me shtete të tilla me kombësi të njëjta sikur në rastin me Shqipërinë, e që jemi si popullatë e njëjtë shqiptare, njashtu edhe shtete tjera që kufizohen në kufijtë tonë e që edhe ato shtete si Maqedonia, Serbia e Mali i Zi që kufizohemi me kufij, dhe në të gjitha këto shtete kemi territore të banuara me shumicë relativisht të madhe me shqiptar, e ku lëvizja është liberalizuar në mes të të gjitha këtyre shteteve duke u mundësuar edhe liria për tu martuar mes tyre, nëse një shtet siq është Shqipëria, është i kriminalizuar, me të mbjella narkotike dhe ditë e për ditë ky lloj i këtij krimi është në rritje, atëherë rreziku i shtimit të krimit është një alarm i cili duhet të merret seriozisht, të alarmohet dhe të parandalohet.

Nuk janë tani aspak sekrete rastet në rritje të shpërndarjes së  këtyre llojeve të narkotikes në shumë shtete të Ballkanit dhe të BE-së, dhe nga vetë këto veprime kriminale edhe shteti jonë është duke u sfiduar si shteti i së drejtës në Kosovës, nga modeli i njëjtë i shtrirjes në rritje të trafikut dhe tregtisë me drogat që ka marr hov e nuk ka të ndalur në Shqipëri, kurse rrjetet e këtij krimi kanë instaluar edhe celulat e degëve të veta gjithandej edhe në territorin Kosovës. Shifrat e publikuara në fund të vitit, nga vetë kreu i Qeverisë, për aksionet antikrim janë alarmante dhe flasin seriozisht për një rrezik që duhet të merret seriozisht dhe me shumë shqetësim. Në aksionet e policisë për luftimin e krimit dhe kontrabandës, gjatë vitit të kaluar është raportuar se janë  arrestuar tre mijë persona në mesin e tyre 288 zyrtarë publik. Vetë kryeministri Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë, për vitin që mbeti pas, ka treguar se në vitin e kaluar janë kryer 850 operacione kundër krimit dhe kontrabandës, me një  fokusim të diferencuar dhe përqendruar edhe në veri të Kosovës, për dallim nga amnistia në vitet e kaluara, dhe në tërësi në këtë fushatë vjetore antikrim   janë shkatërruar 69 grupe kriminale dhe janë konfiskuar  rreth dy tona substancë narkotike, saktësisht 1.9 ton të substancave të tilla. Ku fakt alarmant i zbulimit të shifrave me tona të konfiskimit të substancave narkotike, të drogave, flet shumë për lidhjet ndërkufitare me Shqipërinë të rrjeteve të krimit. Gjithsesi se ky është  një element që duhet shfrytëzuar akoma më shumë nga të gjitha strukturat e sigurisë, duke mobilizuar jo vetëm ekipet e policisë antikrim por edhe  shërbimet e AKI-së dhe të inteligjencës financiare, për të  hetuar dhe bllokuar korridoret trans nacionale të tregtisë me droga, përmes territorit të Kosovës, por edhe për të hetuar nga inteligjenca financiare fenomenin e pastrimit të parasë së fituar nëpërmes të krimit, pastrim që po merr hov kryesisht në fushën e ndërtimit. Veprimet e tilla kriminale e dëmtojnë çdo shtet në zhvillimin dhe demokratizimin e tij, që edhe tani si shembull real i kemi këto shtetet shqiptare që janë një ndër shtetet më të izoluara në BE, prandaj shtetet në fjalë duhet të këndellen nga kjo situatë dhe të ecin në hap me kohën dhe të veprojnë si shtetet e zhvilluara të BE,  ti luftojnë të gjitha llojet e krimit nëse donë të jenë anëtare të barabarta të shteteve në fjalë, dhe tani e tutje të radhiten si shtete të avancuara dhe të barabarta si të gjitha shtetet tjera të BE-së, e jo te mbesin kështu të izoluara si deri më tani, ku  çdo herë  përmenden si shtete të krimit, sepse me këto veprime edhe popullata e këtyre shteteve po migron me të madhe gjithandej për tu punësuar dhe për të jetuar një jetë më të dinjitetshme ku është edhe standardi i jetesës në nivel më të lartë, sepse me mënyrat e kriminalizuara që po kryhen në shtetet tona, edhe shtetet e zhvilluara të botes nuk kanë motive të investojnë në shtetet tona si shtete të kriminalizuara.  Prandaj Qeveritë e këtyre shteteve duhet të merren me analiza të tëra lidhur me këto ndodhi, dhe ta gjejnë shkakun dhe arsyen pse jemi kaq të izoluar nga bota, dhe kur të vijnë deri te konstatimi i tillë, ta gjejnë metodën dhe mënyrën e luftimit të krimit në mënyrat më efektive, dhe me një luftim të tillë edhe shtetet e avancuara sikur që janë ato të BE-së, do ti hapin dyert edhe  këto shtete shqiptare që ti bashkohen familjes së  shteteve të BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".