Serbët e Kosovës po rrezikohen nga bandat e organizuara kriminale serbe të mbështetura nga  qeveria në Beograd,  e cila i angazhon edhe kundër të drejtave të komunitetit serb

Serbët e Kosovës po rrezikohen nga bandat e organizuara kriminale serbe të mbështetura nga  qeveria në Beograd,  e cila i angazhon edhe kundër të drejtave të komunitetit serb
Serbët e Kosovës po rrezikohen nga bandat e organizuara kriminale serbe të mbështetura nga  qeveria në Beograd,  e cila i angazhon edhe kundër të drejtave të komunitetit serb

Agim Bajrami

  • 08 January 2023 - 08:52

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

 

Kosova , nuk duhet të merr krahasim dhe shembull "të keqen hegjemoniste serbe", por duhet të tregoj përgjegjësi e kulturë njerëzore, përgjegjësi shoqërore dhe shtetërore, dhe të dënon të keqen e çfarëdo llojit, e të afirmojë të mirën njerëzore. Kështu e fitohet lufta ndaj të keqes ,dhe radhitemi tek popujt e vlerave civilizuese.  Përmes të mirës brenda veti mbrohet edhe shteti i së drejtës dhe sigurohet ardhmëria e përgjithshme! Shqiptarët dhe shteti i Kosovës, duhet të solidarizohen edhe me bashkëqytetarët e tyre serb sepse serbët kosovarë janë të rrezikuar nga qeveria serbe dhe bandat kriminale serbe, të cilët Serbia, i angazhon në Kosovë, kundër të drejtave serbe dhe rendit kushtetues të Kosovës.

 

 

Ballkanasit tradicionalisht po nxiten të bëjnë të keqen, me arsyetimin, pse ata tjerët më herët ua paskan bërë  një të keqe atyre.

Serbët, e sidomos politika kriminale e Vuqiçit , i akuzon kroatët, se paskan qenë gjatë luftës së dytë botërore me gjermanët, dhe i paskan vra serbët. Krimineli Vuqiç, nuk gjen fjalë e të tregoj të vërtetën, se si, 'armata serbe', përmes mjeteve ushtarake Jugosllave, sulmoi Slloveninë, bëri gjenocid në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, dhe Kosovë,dhe nuk kërkon asnjëherë falje për të këqijat që ua ka bërë të tjerëve,por të keqen brenda popullit të vetë që është nxitur nga kisha sllave dhe akademia serbe , kurse politika shtetërore ka kryer veprimet, mundohet ti zbutë apo fshehë vrasjet gjenocidiale, masakrat në njerëz dhe popullsi civile, dhe i fajëson të tjerët për atë që politika hegjemoniste serbe ua ka bërë të tjerëve.

Kosova , nuk duhet të merr krahasim dhe shembull "të keqen hegjemoniste serbe", por duhet të tregoj përgjegjësi e kulturë njerëzore, përgjegjësi shoqërore dhe shtetërore, dhe të dënon të keqen e çfarëdo llojit, e të afirmojë të mirën njerëzore. Kështu e fitohet lufta ndaj të keqes ,dhe radhitemi tek popujt e vlerave civilizuese.  Përmes të mirës brenda veti mbrohet edhe shteti i së drejtës dhe sigurohet ardhmëria e përgjithshme! Shqiptarët dhe shteti i Kosovës, duhet të solidarizohen edhe me bashkëqytetarët e tyre serb sepse serbët kosovarë janë të rrezikuar nga qeveria serbe dhe bandat kriminale serbe, të cilët Serbia, i angazhon në Kosovë, kundër të drejtave serbe dhe rendit kushtetues të Kosovës. Shqiptarët duhet të  solidarizohen , me të gjitha format me bashkëqytetarët e tyre serb, me qëllimin e mbrojtjes së serbëve kosovarë nga politika shtetërore e Vuçiqit, i cili po i terrorizon serbët kosovarë , përmes bandave kriminale serbe, që i ka  instaluar nëpër  Kosovë, për ti detyruar 'popullatën civile serbe' të dalin në barrikada, dhe të organizohen kundër funksionimit të rendit kushtetues të shtetit të Kosovës. 'Serbët kosovarë' tanimë kanë paralajmëruar, mbajtjen e protestave, kundër politikave manipuluese të Vuçiqit ,dhe listës serbe, që në emër   të drejtave të serbëve në Kosovë, të bënë shtyrjen  dhe nxitjen, me detyrimin e tyre për të dal kundër rendit kushtetues në Kosovë. Serbët e Kosovës , janë viktima të 'bandave kriminale serbe në bashkëveprim me politikën shtetërore serbe të Vuqiçit ,nga duhet serbët kosovarë, të përkrahën dhe mbrohen nga të gjithë qytetarët dhe shteti i Kosovës! Ta largojmë, mposhtim dhe të zmbrapsim, njëherë e përgjithmonë, agresionin e shtetit serb, ndaj qytetarëve të Kosovës!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".