Pozita skllavëruese e të punësuarve në Kosovë po e detyron ikjen e tyre nga Kosova

Pozita skllavëruese e të punësuarve në Kosovë po e detyron ikjen e tyre nga Kosova
Pozita skllavëruese e të punësuarve në Kosovë po e detyron ikjen e tyre nga Kosova

Muhamet Kelmendi

  • 10 January 2023 - 15:40

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Faktet e tilla i kane detyruar qytetaret e Kosovës të marrin rrugën e gyrbetit. Ikja nga Kosova është e madhe. Po ikin familje të tëra nga vendi i tyre stërgjyshor. Qytetarët e Kosovës kualifikohen në Kosovë dhe ikin në boten e jashtme, si në Gjermani, në France, në vendet skandinave, në Austri e në Angli, në SHBA e në Australi. Ikja është e madhe.

 

Në Kosovë është ndërtuar një sistem politiko- ekonomik,i cili mbështetet në eksploatim të ashpër të të punësuarve. Pozita e punëtoreve në sistemin ekonomik të ndërtuar në Kosove është e rëndë dhe vdekjeprurëse. Punëtorët eksploatohen ashpër. Ata paguhen shumë keq dhe detyrohen të punojnë me nga 10 e më shumë orë në ditë dhe 6 ditë në javë. Baza e eksploatimit është koncentruar kryesisht në sektorin privat. Natyrisht se mirë nuk janë as të punësuarit në sektorin publik. Në sektorin privat të ardhurat mesatare mujore nuk e kalojnë 250 euro. Në sektorin publik kemi diçka më mirë, por edhe aty të ardhurat janë mesatare 300 euro. Kudo punëtoret, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik, nuk kanë sigurime shëndetësore dhe as pensionale.

Vdes punëtori në vendin e punës dhe familja nuk ka pension familjar nga puna. Mbetet i paaftë, invalid në vendin e punës, e nuk ka pension invalidor.

Faktet e tilla i kane detyruar qytetaret e Kosovës të marrin rrugën e gyrbetit. Ikja nga Kosova është e madhe. Po ikin familje të tëra nga vendi i tyre stërgjyshor.

Qytetarët e Kosovës kualifikohen në Kosovë dhe ikin në boten e jashtme, si në Gjermani, në France, në vendet skandinave, në Austri e në Angli, në SHBA e në Australi. Ikja është e madhe. Disa të dhëna për deri në vitin 2022, sipas statistikave zyrtare të fund vitit,  raportohet se deri në vitin 2022 e kanë lënë shtetësinë e Kosovës, rreth 30 mijë qytetarë. Ndërsa, vetëm nga viti 2017 e deri në vitin 2022 e kanë lënë shtetësinë mbi 25 mijë qytetarë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve te Brendshme trendi i ikjes nga vendi i lindjes duke e lënë shtetësinë po vazhdon intensivisht. Po ikin mjeket, inxhinieret, motrat medicinave, punëtoret e rinj e te kualifikuar, elektrotekniket, mekanikët etj. Po ikë kush po mundet. Ikja e tillë është rrjedhoje e gjendjes skllavëruese në Kosovë. Ligjet në Kosovë po tolerojnë skllavërinë e ashpër. Pushteti po e toleron.

Se këndejmi është thelluar skllavëria. Me të ardhurat e parapara me ligj minimale nuk jetohet. E  në anën tjetër, kemi milionerë të krijuar, të cilët jetojnë në gjakun e skllevërve në Kosovë. Askush kështu nuk punon. Përgjegjësia është te shteti dhe te klasa borgjeze e krijuar. Këta kanë rritur eksploatimin dhe pozitën e rëndë. Mbetet ikja nga vendi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".