Veprimet e qeverisë kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile

Veprimet e qeverisë  kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile
Veprimet e qeverisë  kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile

Arsim Aziri

  • 05 February 2023 - 09:00

Shkruan:ANALISTI- Arsim Aziri

Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet e qeverisë  kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që duhet  të punohet edhe më  shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni dhe duke shkuar drejtë vendeve më të zhvilluar me perspektivë dhe synim  për bashkim në familjen evropiane, në integrim.

 

Në historikun e qeverisjeve të deritashme që ka pasur Kosovë, për të dytin vit rresht , në këtë mandat të qeverisjes, Kosova  po  merr i vlerësim në luftë kundër korrupsionit, në raportet vjetore TI (Transparency International), organizatë kjo kredibile me renome për analizat në luftën kundër krimit e korrupsionit në gjithë botën. Kosova mori natë të lartë pozitive edhe në  raportin e fundit,  i cili konstaton se ka progres në këtë fushë, ndonëse akoma Kosova s’e ka nën kontroll të plotë  korrupsionin, pavarësisht gjithë luftës kundër tij. Republika e Kosovës vlerësohet me 41 pikë,   një nivel që flet për përparim në luftën kundër korrupsionit. Të dhënat i referohen vitit 2022, dhe janë inkurajuese që në këtë vit rezultati do të jetë akoma më pozitiv. Sikur që dihet, për vlerësimin e 180 vendeve dhe territoreve të botës, organizata përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zeroja tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër. Kosova në Indeksin e sivjetmë të Perceptimit të Korrupsionit radhitet në pozitën numër 84 me 41 pikë, që do të thotë ka një nivel mbi mesatar të pozitivitetit, apo e ngritur për dy nivele më shumë se vitin e kaluar, që është një lëvizje simbolike përpara por me peshë që flet për besim, guxim dhe kredibilitet. Në raportin e TI-së thuhet se Kosova ka bërë përparim me një kornizë të përmirësuar ligjore për financimin e fushatave politike dhe zgjedhore, por zbatimi i këtyre reformave do të jetë kyç në muajt e ardhshëm. Pra, sundimi i ligjit është mbi të gjitha, dhe këtë kjo qeveri e ka premtuar , e ka  futur në program dhe është duke e zbatuar. Notë kaluese I është dhënë ekzekutivit aktual me reformat e filluara ligjore, edhe pse akoma ka shumë për të bërë, prandaj në raportin që i referohet Kosovës thuhet se:  “Qeveria duhet ta përmirësojë ende transparencën dhe të përmbahet nga çdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, Edhe pse vitin e kaluar nuk kanë dalë në dritë skandale të korrupsionit, kjo, sipas organizatës, nuk do të thotë se korrupsioni është nën kontroll prandaj inkurajon institucionet që të vazhdojnë me dinamikën e tanishme që ka shënuar lëvizje pozitive. Një avantazh i madh i kësaj qeverie është menaxhimi me nacionaliteti dhe pa abuzime i buxhetit të shtetit. Transparency Internacional konstaton se: “Shpenzimet e ulëta buxhetore për investime kapitale në vitet e fundit kanë reduktuar mundësitë për korrupsion në shpërndarjen e kontratave publike – gjë që ka qenë problem në të kaluarën”. Krahas Kosovës, përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit kanë bërë edhe Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kroacia është vlerësuar me 50 pikë, tri më shumë se vitin e kaluar; Maqedonia e Veriut me 40 pikë, një më shumë se vitin e kaluar, dhe Shqipëria me 36 pikë, po ashtu një më shumë se vitin e kaluar. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kthim prapa kanë bërë Mali i Zi me 45 pikë, apo një më pak se vitin e kaluar; Serbia me 36 pikë, apo dy më pak se vitin e kaluar, dhe Bosnje e Hercegovina me 34 pikë, apo një më pak se vitin e kaluar. Pra,  mesatarja globale e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit mbetet 43 – e pandryshuar për të njëmbëdhjetin vit radhazi, por është sukses dhe sinjal i mirë për Qeverinë e Kosovës që ka arritur ta kapi dhe avancon pozitivisht në këtë mesatare. Sipas organizatës, më shumë se dy të tretat e vendeve kanë problem serioz me korrupsionin, duke pasur më pak se 50 pikë. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kroacisë, anëtare e Bashkimit Evropian, e cila ka 50 pikë. Me shumë të drejtë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi pas raportit të Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Kosova është përmirësuar për tri pikë dhe 17 vende në renditje. Kurti ka thënë se është rezultat i angazhimit në zotimin  për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit, ku veprimet e qeverisë  po vlerësohen pozitivisht nga Transparency International. Pra, po shihet ashiqare, me notim dhe vlerësim të organizatave ndërkombëtare se zotimi Qeverisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë rezultatet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet e qeverisë  kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që duhet të punohet edhe më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni dhe duke shkuar drejtë vendeve më të zhvilluar me perspektivë dhe synim  për bashkim në familjen evropiane, në integrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".