Për lakmi arrogante të kapjes së pushteti, opozita në pozita të njëjta me Serbinë kundër interesave të shtetit

Për lakmi arrogante të kapjes së pushteti, opozita në pozita të njëjta me Serbinë kundër interesave të shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 27 February 2023 - 15:20

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

Opozita e tanishme, në situatën në të cilën gjendet, e sikur  kur pozita i ka votat absolute mbi 50% dhe vështirë e ka që ta rrëzoj pozitën nga qeverisja,  ajo është duke bërë lojë politike jo serioze dhe banale, vetëm për interesa elektorale, në kohën kur të dyja shtetet Serbi-Kosove, pra ditën e hënë 27 shkurt, pritet të zhvillojnë takimin vendimtar për një marrëveshje Kosovë serbi, sipas planit Evropian, propozim franko gjerman, për të cilin parlamentet e të dyja shteteve e kanë diskutuar dhe parimisht, nga shumica e partive politike ky projekt është pranuar si bazë reale që ofron mundësi për ta gjetur formulën e marrëveshjes finale.

 

 

Tema e asociacionit gjithsesi është në qendër të diskutimit dhe opozita kosovare e cila mbanë përgjegjësi për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013, po e mban qeverinë Kurti në shënjestër të kritikës duke paragjykuar që tani aktin e kryer të pranimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes e cila në përmbajtjen e saj do ta ketë edhe Asociacionin, sipas marrëveshjes së vitit 2013, të nënshkruar nga ish kryeministri Thaçi, të përtërirë nga Isa Mustafa, dhe më pas të debatuar dhe ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Kurti vazhdimisht e ka kundërshtuar formulën e asociacionit kundër kushtetues në baza etnike dhe ka ofruar kompromisin e saj me propozimin 6 pikësh, i cili sipas kryeministrit do të jetë në tavolinë të diskutimit edhe në takimin e 27 shkurtit, për ta bërë pjesë të integruar në pako të planit franko gjerman. Kryeministri Kurti ka thënë para deputetëve të Kuvendin, edhe në seancën e fundit se

Plani evropian është një zgjidhje e dizajnuar si pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, që përmban njohjen de facto, edhe pse nuk thuhet de jure e theksuar dhe specifikuar. Kryeministri Kurti, duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve për dialogun me Serbinë dhe takimit që do të mbahet të hënën, më 27 shkurt në Bruksel, e duke folur për planin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi tha se plani nuk është produkt i negocimit por shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut në Bruksel, prandaj edhe si i tillë është parë si bazë pranueshme për ta quar procesin përpara drejtë përmbylljes, në koordinim më faktorin ndërkombëtar. “Unë e kam pranuar parimin të cilën e kanë kërkuar ndërmjetësuesit evropian e ai është transparenca e procesit dhe konficidencialiteti i bisedimeve”, tha Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve për përmbajtjen e planit evropian. Për të mos lënë hapësirë dyshimi dhe mundësi abuzimi, ai tha se të gjithë liderët e partive politike, prej nga vijnë deputetët janë të informuar në detaje, pa asnjë kufizim prandaj është një parim i vendosur diplomatik që ky dokument të mos përdoret për poenë të interesit të ngushtë politik. Ai tha se rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e ka ndarë me kryetarët e partive opozitare, por jo edhe në Kuvend, ndonëse tha se beson që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim. “Nuk është produkt i negocimit, meqenëse me 18 gusht 2022 është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime për atë temë sepse pala tjetër nuk ka qenë e gatshme… nuk është që ne kemi negociuar dhe është sjell propozimi… propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogun në Bruksel dhe nuk është që unë kam kërkuar diçka dhe është në atë propozim… ose pala tjetër”, tha Kurti. Ai shtoi se aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen de facto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura.

Gjithsesi se duhet të tregohet opozita më serioze dhe më e sjellshme duke lënë anash interesat elektorale, para atyre nacionale, dhe çfarëdo marrëveshje, nëse akordohet në Bruksel, të nxirret për diskutim dhe votim edhe në Kuvend, ngase aty duhet të tregohet transparenca dhe serioziteti, patriotizmi dhe mbrojtja e interesit nacional pa paragjykim të përfitimit të ulët elektoral. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se beson që në takimin e të hënës më 27 shkurt mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të pranohet propozimi franko-gjerman, e do të bëhet i detyrueshëm për të dyja palët. Lajçak ka thënë se është edhe plani i implementimit dhe afatet kohore të definuara, kurse BE-ja do të luajë rolin kyç në monitorimin e përmbushjes së detyrimeve që dalin nga marrëveshja. Tani kur po ofrohet dita e marrëveshjes mes dy shteteve sikur u shpjegua, populli me kureshtje po e pret atë marrëveshje, me të cilën tani Kosovës do ti hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së, dhe në të njëjtën kohë besohet se edhe ato pesë (5) shtete që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës do ta bëjnë tani në një kohë të shkurtë, dhe Kosova shpejtë do të ju  bashkëngjitet shteteve të BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".