Ja kush thotë: McGonigal mori 250 mijë dollarë nga lekët tona

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 14:08
Ja kush thotë: McGonigal mori 250 mijë dollarë nga lekët tona

Me tensione të shumta është zhvilluar protesta e banorëve të Bërxullës këtë të diel, pasi policia kërkoi largimin e tyre nga rruga e Rinasit, të cilën e bllokuan në shenjë revolte kundër projektit. Ata nuk kursyen as akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku, duke përmendur paratë e shpërdoruara për darka të shtrenjta jashtë vendit dhe aferën e korruptimit të McGonigal

Me tensione mes policisë dhe banorëve është zhvilluar edhe këtë të diel protesta kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar. Banorët bllokuan për rreth 2 orë rrugën e Rinasit, në shenjë revolte ndaj projektit që sipas tyre është i paligjshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Banorët nuk kanë kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku duke iu referuar darkave të shtrenjta që hanë jashtë vendit dhe aferës së korruptimit të McGonigal.

Sipas tyre paratë po shpërdorohen, ndërsa nuk tregohet vëmendje ndaj problematikave të qytetarëve.

Prej 5 muajsh banorët e Bërxullës vijojnë protestat duke bërë thirrje për vlerësimin e tokave dhe transparencën e projektit, ku preken të paktën 22 banesa dhe mbi 30 hektarë tokë bujqësore. 

(Kosova Sot Online)