Ndëshkim me izolim ndaj Serbisë për paralajmërim  mos zbatimi të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Ndëshkim me izolim ndaj Serbisë për paralajmërim  mos zbatimi të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Hajrullah Tërnava

  • 19 April 2023 - 15:05

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Janë skandaloze deklarimet e  presidentit serb Aleksandër Vuçiqi sipas të cilit Serbja nuk do ta zbaton marrëveshjen e dakorduar në Ohër me kryeministrin Kurti në përbërjen e sajë të plotë, sidomos pikat të cilat tërthorazi nënkuptojnë njohjen në heshtje të pavarësisë së Kosovës. Në takimet që po i zhvillon me strukturat politike dhe qytetarët nëpër Serbi, Vuçiqi shihet hapur se i ka rënë pishman për dy pika, e në të ardhmen mundë të kundërshtohet edhe ndonjë pikë tjetër.

 

Me vetë faktin e formimit të planit franko gjerman me qëllim që të pajtohen mes veti dy shtetet në fjalë, Kosova dhe Serbia, e me të cilin plan janë pajtuar që të jetësohet në tërësi, edhe që nuk është nënshkruar personalisht nga Vuçiqi, por është me rëndësi se është miratuar dhe pajtua me përmbajtjen e këtij plani, ai është i obligueshëm të zbatohet pikë për pikë dhe të mos kundërshtohet nga palët, të cilat kanë pasur mjaft kohë në dispozicion për ta analizuar dhe vendosur për ta pranuar apo refuzuar. Me rastin e diskutimit dhe përpilimit të dokumentit, ku gjatë ter kohës ndërkombëtarët ishin dëshmitar si në bisedime njashtu edhe në përpunimin e këtij plani, prandaj tani pasi është miratuar si i tillë ky plan, shteti i cili nuk e jetëson  duhet ti bartë  konsekuencat e mos jetësimit të planit, dhe shteti i cili si përmbahet  marrëveshje duhet të dënohet nga shtetet e BE-së, të cilat po harxhojnë kohë shumë vjeçare rreth kësaj marrëveshje dhe pajtimit mes dy shteteve edhe pse dihet që Serbia qysh në vitin 1999 e ka nënshkruar kapitullimin me marrëveshjen e Kumanovës. Tani sovranitetin e Kosovës e garanton KFOR-i si pjesë e NATO-se, dhe Gjykata  Ndërkombëtar e Drejtësisë e ka konfirmuar pavarësinë e Kosovës në të cilin vendim ishte ankua vetë Serbia, prandaj me këto fakte dhe me planin franko gjerman ishte dashur që Serbia të pajtohet dhe ta jetësoj këtë plan. Tani është momenti që nëse nuk jetësohet nga pala serbe e cila akoma po deklarohet  kundër disa pikave të tij, duhet të jenë urgjente masat e veprimit e të ndëshkimit, duke aplikuar sanksione ekonomike e politike të izolimit. Janë skandaloze deklarimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiqi sipas të cilit Serbja nuk do ta zbaton marrëveshjen e dakorduar në Ohër me kryeministrin Kurti në përbërjen e sajë të plotë, sidomos pikat të cilat tërthorazi nënkuptojnë njohjen në heshtje të pavarësisë së Kosovës. Në takimet që po i zhvillon me strukturat politike dhe qytetarët nëpër Serbi, Vuçiqi shihet hapur se i ka rënë pishman për dy pika, e në të ardhmen mundë të kundërshtohet edhe ndonjë pikë tjetër. Faktori ndërkombëtar, më konkretisht ndërmjetësuesit nga SHBA dhe BE nuk janë duke reaguar pas deklarimeve  refuzuese të Aleksandër Vuçiqit. Në reagim i vetëm paralajmërues, si tërheqje e vërejtjes serioze ndaj presidentit serb vjen nga ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea thotë se marrëveshja e Ohrit është një ndër më të mirat që mund të kishim shpresuar, teksa thotë se Kosova do ta ketë më të lehtë me Serbinë, edhe pse njëherë s’ka njohje reciproke. Madje Jamie Shea inkurajon edhe vendet e tjera ta njohin shtetin e Kosovës. Ish zëdhënësi I NATO-s thekson se Serbia, respektivisht Vuçiq ka marr obligim serioz ndërkombëtar me akordimin e marrëveshjes, pavarësisht pse nuk është e nënshkruar, dhe e njëjta duhet të zbatohet pike e presje sepse  nuk ka qenë dhe nuk është diçka e pa paralajmëruar dhe pa analizuar, se Vuçiq me kohë e ka ditur çfarë po i ofrohet për të nënshkruar. “Besoj se është më mirë të shihet se si po zbatohet marrëveshja përpara se të vendoset për të refuzuar të gjithë atë ose pjesë të saj. Marrëveshja u negociua nën kujdesin e BE-së gjatë disa muajve përpara se të përfundohej së fundmi nga kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq në Maqedoninë e Veriut. Kështu që presidenti Vuçiq e dinte shumë mirë se çfarë po nënshkruante dhe kishte mjaft kohë për të menduar për këtë përpara se të miratonte dokumentin. Pra, ajo që është negociuar me mirëbesim duhet të zbatohet me mirëbesim dhe nga të dyja palët”, tha ai. Por, kush po qëndron prapa këtyre deklaratave të Vuçiqit?  Shea thotë se udhëheqja politike ka të bëjë me guximin për të bërë gjëra të nevojshme, por të vështira, me formimin e opinionit publik dhe jo thjesht ndjekjen e tij. Sa i përket raporteve Kosovë-Serbi, Jamie Shea thotë se shembulli më i mirë për t’u bazuar është marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut që sipas tij, tashmë janë frymëzim për vendet tjera në rajon. “Presidenti Vuçiq është më i miri për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nga ana ime do të thosha vetëm se nëse të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për të krijuar paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve do të duhej të kishin vlerësime 100% të miratimit nga opinioni publik vendas, nuk do të krijohej kurrë paqe. Udhëheqja politike ka të bëjë me guximin për të bërë gjëra të nevojshme, por të vështira. Ka të bëjë me formimin e opinionit publik dhe jo thjesht ndjekjen e tij. Shikoni marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Disa vite më parë të gjithë thanë se këto dy vende nuk do të bënin kurrë kompromis për emrin e Maqedonisë së Veriut. Pastaj erdhën dy liderë të guximshëm politikë, të cilët e zgjidhën çështjen. Pati disa protesta të shkurtra nga kampet nacionaliste të pakicave në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe më pas heshtje. Të gjithë vazhduan dhe u përqendruan në mundësitë e së ardhmes dhe jo në antagonizmat sterile të së shkuarës. Mund të shpresoj vetëm se ky shembull i mirë i lidershipit politik do të frymëzojë të tjerët në rajon”, ka deklaruar ish zëdhënësi I NATO-s  Jamie Shea Ndryshe, pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën, se në mandatin e tij presidencial Kosova do të vazhdon të jetë pjesë e shtetit dhe kushtetutës serbe dhe nuk do të lejohet anëtarësimi në OKB dhe organizata të tjera me peshë rajonale e ndërkombëtare. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se pavarësisht pasojave, Serbia e zbaton planin evropian deri në pikën ku kalohen vijat e kuqe. Marrë në përgjithësi është momenti historik që të arrihet kjo marrëveshje e ndërmjetësuar  nga ndërkombëtarët në Ohër, kur pran kësaj marrëveshje qëndrojnë shtetet më të forta demokratike të BE-së si dhe Amerika, dhe me këtë pajtim do të përfitonin shumë dy shtetet në fjalë, dhe dy shteteve do t’iu hapshin dyert drejt BE dhe institucioneve tjera ndërkombëtare, dhe dy shtetet tani do ti gëzonin të drejtat e barabarta si  shtetet tjera  të BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".