Qeveria e Kosovës duhet ta injoron dhe kundërshton mesazhin jo serioz kundër hapjes së Urës së Ibrit nga Miroslav Lajçak

Qeveria e Kosovës duhet ta injoron dhe kundërshton mesazhin jo serioz kundër hapjes së Urës së Ibrit nga Miroslav Lajçak
Qeveria e Kosovës duhet ta injoron dhe kundërshton mesazhin jo serioz kundër hapjes së Urës së Ibrit nga Miroslav Lajçak

Dardan Grapci

  • 03 May 2023 - 15:20

 Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Si duket Mirosllav Llajçak, me këto sjelle shumë jo serioze, po kërkon nga Kosova, pra po e detyron Kosovën, që t'ia dërgojë BE-s edhe një NOTE-PROTESTE, për nxitje të urrejtjes dhe nxitje të dhunës në mes Shqiptarëve dhe Serbëve që jetojnë në Veri të Mitrovicës.

 

 

Është absurd I madh dhe shqetësues, qëndrimi kundërshtues për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e lirë të qytetarëve, kundërshtim që erdhi nga Miroslav Lajçak, Emisar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Deklarimi kundërshtues i Lajçakut nxitje dhe stimulim për bandat kriminale në veri të Kosovës që të vazhdojnë akoma më të trimëruar me veprimet e tyre kriminale e vandale, duke kërcënuar jo vetëm qytetarët por edhe zyrtarët e shtetit të Kosovës, duke rrezikuar sigurinë me provokimet e tyre e sulmet mbi policinë. Pra, kundërshtimi i vendimit të asamblistëve të komunës së Mitrovicës për hapjen për qarkullim të lirë të Urës së Ibrit, është një mbështetje direkt e Lojçakut për listën Srpska dhe opstrukcionet që po i zhvillon ky subjekt politik kundër institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Asamblistët në veri të Mitrovicës vendosën me të drejtë, mbi bazën e ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, për hapjen e urës mbi lumin Ibër, por ishte I menjëhershëm reagimi nga Lista Serbe që ka paralajmërua incidente! Pse duhet të pengohet institucionet e Republikës së Kosovës për të vendosur rendin e ligjin, dhe krijuar atmosferë sigurie e të lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët, kurse në anë tjetër të bëhen pazare e marrëveshje me strukturat kriminale e paramilitare të nxitura nga Serbia të cilat po rrezikojnë e kërcënojnë edhe bashkëkombësit e tyre në veri, duke i penguar e kërcënuar që të sillen qytetar lojal ndaj shtetit të Kosovës dhe të barabartë e të integruar? Unë mendoj se do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës të distancohet nga deklaratat e emisarit Mirosllav Llajçak dhe le ta hapin Urën e Ibrit për qarkullim të veturave dhe këmbësorëve, sepse Veriu i Mitrovicës nuk është në territorin e Serbisë, por të Kosovës. Me hapjen e qarkullimit nëpërmjet Urës se Ibrit qytetarët do të ndihen më të sigurt dhe do të mund të bëjnë edhe biznese të ndryshme, duke ia filluar shit-blerja e teknologjisë dhe produkteve ushqimore. Të rinjtë që jetojnë në Veri të vendit duhet të lirohen nga kërcënimet dhe mos ti besojnë më Beogradit e as Listës Serbe që është krye me dorën e djathtë të Vuçiqit, Goran Rakiq dhe Petar Petković, për shkak se këta të dytë nuk po luftojnë për ta lehtësuar situatën mes Shqiptarëve dhe Serbëve, por që nga dita e parë po i manipulojnë qytetarët Serb, që ti urrejnë fqinjët e tyre Shqiptar. Prandaj institucionet e Kosovës duhen urgjentisht të kërkojnë nga pala ndërkombëtare dëbimin e Rakiqit dhe Petkoviqit si dhe mbylljen totale të partisë Lista Serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".