Vendimi i skandalizuar i Gjykatës për ta liruar ish ministren Dhurata Hoxha nga akuza për korrupsion, edhe një dëshmi tjetër për lidhjen e sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar

Vendimi i skandalizuar i Gjykatës për ta liruar ish ministren Dhurata Hoxha nga akuza  për korrupsion, edhe një  dëshmi tjetër për lidhjen e sistemit të drejtësisë me  krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 04 May 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Është tepër shqetësues fakti se si në drejtësinë kosovare po ndodhë që të gjitha aktakuzat e ngritura kundër ish zyrtarëve të shtetit, “peshqit ë mëdhenj” të ish pushtetit, po rezultojnë të pa baza, të pa argumentuara dhe të dështuara, duke përfunduar procesi gjyqësor kundër figurave të mëdha politike, pa u gjykuar dhe ndëshkuar me masën e merituar. Kjo formë e epilogut të rasteve na dëshmon se sa thellë është sistemi i drejtësisë i ndikuar dhe kapur nga krimi i organizuar, dhe duhet urgjentisht vepruar për ta pastruar.

-Një shtet që udhëhiqet nga njerëzit e pa ditur që në rend të parë e kanë në plan se si të pasurohen aty nuk ka drejtësi dhe gjyqësi të pa varur. Mjerisht e ngjashme ka ndodhë situata dhe ende po ndodhë me shtetin tonë, sepse udhëheqësit e shtetit që nga paslufta e deri më tani, me duar të veta e udhëhoqën shtetin, dhe ata të cilët erdhën në pushtet me forcë, i instaluan në çdo vend të rëndësishëm nëpër institucione, njerëzit e tyre që për detyrë e kishin të punojnë për interesat e të „mëdhenjve“ që i kishin vendosur në ato vende, ku edhe ata vetë do të përfitojnë dhe të pasurohen skajshmërisht. Është humbje e madhe për Kosovën që të korruptuarit, shërbëtor të krimit të organizuar, ende gjenden në ato poste që i kanë nominuar ata të mëparshmit, edhe që tani ata të „mëdhenjtë“ nuk janë në pushtet, por prapë rrënjët e tyre janë të pranishme në ato poste, prandaj qeveritarët e tanishëm duhet të bëjnë çmos që ti spastrojnë të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga zyrtaret e deri te udhëheqësit e institucioneve shtetërore, sepse pa një spastrim të detajuar, vështirë se kjo shoqëri do të shmanget nga ato veprime kriminale të deritashme që i kanë bërë, sepse ata që kanë qëndruar në ato poste që nga paslufta e deri më tani, i kanë lëshua rrënjët e tyre thellë nëpër institucionet shtetërore.

Tani duhet aftësi dhe guximin që ata të cilët janë të fëlliqur në krime, të spastrohen me njerëz të rinj dhe të shkolluar për ato profesione, të cilët do të punojnë për të mirën dhe interesat e popullit të Kosovës, dhe me atë kontributin e tyre në një afat të konsiderueshëm, do të shihen rezultatet e tyre dhe vetë popullata më në fund do ti kuptoj vlerat e qeveritarëve në pushtet, që i spastruan institucionet e shtetit, dhe në një të afërme jo të gjatë edhe shtete tjera mund ta marrin si shembull të mirë Kosovën, dhe këtë qeveri e cila ka arritur që ti luftoj gjithë ato te këqija kriminale. Me këto veprime të guximshme edhe Kosova do të avancohet si shtet i ri dhe i pastër nga krimi që mbas 23 viteve të funksionimit të tij. Rasti më i freskët i përfunduar në mënyrë të skandalizuar që ka irrituar edhe qytetarët e këtij vendi, është ai i ish-ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha e cila në ekipin e sajë të dyshuar për korrupsion, bashkë me të tjerët është liruar akuza për korrupsion. Ky vendim është marr nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit, lidhur me akuzën për korrupsion.

Tani e tere ajo qe u spjehmgua me larte tani po vërtetohet më me keto fakte material se njerëzit e politikës, ish pushtetarët që me dekada e kanë zhvatur djersën e qytetarit, i kanë “ngrënë” edhe themelet e shtetit, dhe deri me tani ishin të pa prekshëm nga ndjekja penale. Sipas gjykatësit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nga provat e proceduarave në shqyrtimin gjyqësor, nuk janë provuar faktet konkrete që përbëjnë elemente të kryerjes së veprës penale nga Dhurata Hoxha dhe personat e bashkë akuzuar në këtë rast. Në bazë të të thënave të deritashme për këtë rast, mundë të dyshohet me bazë se krejt ky rasti është montuar për të dështuar në bashkëpunimin kriminal mes prokurorit të rastit, Gjyqtarit të çështjes dhe avokatit mbrojtës që në praktikën e gjykatave të Kosovës të gjithë si një po ja bëjnë avokatinë në mënyrë besnike krimit të organizuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për politikët, ata që janë “sponsorët” e gjykatësve dhe prokurorëve, për pozitat në të cilat janë emëruar.

Në vendimin lirues nga aktakuza thuhet se : “Gjykata, aktgjykimin e saj e bazon në provat e proceduara në shqyrtim gjyqësor dhe me ndërgjegje vlerësoi çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat tjera, në bazë të vlerësimit të tillë, ka arritur në përfundim se në këtë çështje penale, nuk janë provuar faktet konkrete të cilat përbëjnë element kryesor të figurës së veprës penale, e cila i është vënë në barrë të pandehurve”. Dhe pas këtij vendimi skandaloz, pala e dëmtuar, pra Qeveria e Republikës së Kosovës, për të qenë edhe më absurd vendimi i gjykatës, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil, derisa udhëzohet që kundër këtij aktgjykimi, të lejohet ankesa në Gjykatën e Apelit, në afatin prej 30 ditësh. Ndryshe, në arsyetimin e gjykatës, ndër tjera u tha se në bazë të provave të administruara, nuk është vërtetuar qëllimi kriminal i të akuzuarve për kryerjen e veprës penale që iu vihej në barrë, ngase nuk është provuar që të gjithë të akuzuarit të kenë pasur të njëjtin qëllim për t’i dhënë përfitim pasuror të kundërligjshëm kompanisë “Majorelle PR & Events”. Tutje, sipas aktgjykimit, thuhet se të akuzuarit nuk kanë pasur bashkëpunim, por kryerje të detyrave zyrtare nga ana e të pandehurve në kuadër të autorizimeve, pa i kaluar kompetencat e tyre.

Gjithashtu, gjykata konstaton se mundësia e përfitimit tjetër, nga ana e Prokurorisë është supozuar dhe jo provuar, sepse është e qartë që të pandehurit nuk kanë përfituar për vete. “Nuk ka prova që të akuzuarit në cilësi të personave zyrtarë janë ndikuar nga presioni i tjetrit duke kërcënuar, as duke iu premtuar ndonjë përfitim nëse veprojnë në përputhje me dëshirat e tyre, po ashtu në veprimet e pandehurve nuk manifestohen me mungesën e integritetit”, tha ai. Të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 1 shtator 2021. Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, akuzoheshin se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së. Sipas aktit akuzues, ish-ministrja Hoxha, më datë 11.05.2018, ka tejkaluar kompetencat e saja duke dërguar kërkesë tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, tani i pandehuri Demush Shasha, nisjen e procedurave tenderuese për aktivitetin Shërbime të konsulencës për nevojat e MIE-së, duke përcaktuar procedurën e prokurimit që duhej aplikuar dhe duke përcaktuar kompaninë “Majorelle PR and events” si operator me të cilin duhej të lidhej kontrata. Aktakuza thotë se ky veprim është ndërmarrë ndonëse duke u bazuar në ligj kjo nuk ishte kompetencë e ministres dhe në këtë mënyrë operatorit të lartcekur i ka mundësuar përfitim në vlerë prej 180 mijë eurosh. Ndërsa akti akuzues thotë se ish-ministrja Hoxha, më datë 21.02.2019 kishte marrë përsëri të njëjtat veprime me qëllim të vazhdimit të kësaj kontrate. Aktakuza gjithashtu thotë se e njëjta akuzohet që ka vepruar në të njëjtën mënyrë, për të njëjtin aktivitet të prokurimit duke i mundësuar kompanisë tjetër “Madison Global Strategies LLC” përfitimin në vlerë prej më shumë se 150 mijë eurosh.

Lidhur me këto të procedura të tenderimit po akuzohen edhe Drejtori i Divizionit të Prokurimit në MIE, Fitim Mustafa dhe dy Sekretarët e Përgjithshëm, Demush Shasha e Kushtrim Cukaj. Sipas aktit akuzues ata kanë iniciuar dhe zhvilluar këto procedura tenderuese edhe pse ka qenë në dijeni se kërkesat e ministres kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Në këtë akt akuzues i përfshirë është edhe Nuhi Osmani, i cili dyshohet se si UD i Sekretarit të Përgjithshëm në MIE ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Majorelle PR and events”, me ç‘rast i ka mundësuar përfitimin e dobisë pasurore në vlerë prej 180 mijë eurosh.

Gjithsesi se duhet të jenë ndër të parat për tu hetuar dhe vlerësuar me rastin e fillimit të zbatimit të ligjit Vetting, rastet e tilla me krim e korrupsion që përfundojnë të amnistuar, për tu hetuar dhe rivlerësuar si janë gjykuar dhe pse kanë dështuar, sepse nuk mundë të ketë asnjë arsyetim ngritja e aktakuzës së pa bazuar, për të bërë aq shumë zhurmë me pompozitet, për kinse luftë pa kompromis kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dhe në fund procesi të përfundon me zero rezultat, duke dështuar, kuptohet qëllimisht, për ta konstatuar dhe gjykuar vetëm e dhe personat e atakuar. Në bazë të shpjegimeve si më lartë, institucionet shtetërore duhet që detajisht të spastrohen nga krimet e deritashme, që edhe shtete të tëra e marrin si shembull negativ Kosovën për krimet institucionale. Prandaj pa një spastrim detaj Kosova nuk mund ti përngjaj një shteti juridik të suksesshëm dhe të pastër. Nëse spastrohen më shpejtë institucionet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, Kosovës shpejt do i hapen edhe rrugët drejtë shteteve të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".