“Ëndrra Amerikane” dhe përvoja shqiptare

 “Ëndrra Amerikane” dhe përvoja shqiptare
 “Ëndrra Amerikane” dhe përvoja shqiptare

Fadil Maloku

  • 22 May 2023 - 13:09

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

 Në Amerikë, të mbushet mendja që asgjë s’i lihet rastit, edhe detajet më të imta studiohen nëpër “laboratorët” sociale. Vetëm e vetëm që të “mirëmbahet” mbikëqyrja, menaxhimi (për të mos thënë edhe një farë kontrolli i vetëdijshëm!) dhe vijimësia e sistemit të prodhuar nga kokat e neo liberalëve.

 Amerikanët janë shumë praktik e shumë pragmatik në jetën e përditshme. Ata, duket për shkak te klaustrofobisë me ambientin nuk hezitojnë të qëndrojnë ulur në makina për orë të tëra, gjersa evropianë kanë shumë më shumë prirje për shteti, vrapim dhe ngarrisje sociale. Evropianët duket më shumë e preferojnë udhëtimin me mjete publike, ndërkaq, amerikanet kam hetuar se më shumë shfrytëzimin e makinave (natyrisht, kjo s’vlen për New Yorkun, ku hetohet një tej ngarkim), qoftë edhe për furnizime dhe shërbime me minimale. Një tjetër veti specifike që dosido i dallon këto kontinente konkurrente ka të bëjë edhe me kulturën e ushqimit. Ushqimi amerikan është me përlotë bollëk, i shumënduarshëm dhe çka është me rëndësi(në krahasim me të ardhurat) shumë i lirë! Evropianët, hanë (shumë më pak) ushqim më selektiv dhe janë shumë më të ngarkuar se amerikanët me pamjen e tyre të jashtme!

 Nuk mendojë që shumë llojllojshmëria dhe çmimi i lirë i artikujve ushqimorë janë ai determinanti social që i bënë amerikanët të pangopur(!), sa do thoja fakti i një mentaliteti dhe sistemi tashmë të pranuar të sjelljes dhe faktit tjetër të lëvizjes “online”. Ku ushqimi (në ecje..!) fjetja (dukshëm e reduktuar!) dhe respektimi strikt i kohës, janë ajo alfa dhe omega e gjithë perfeksionizmit për “mirëmbajtjen” e sistemit tashmë të shndërruar në rutinë (mbi)jetese. Gara permanente në gjetjen e alternativave më (praktike dhe më të sofistikuara) më të mira qoftë edhe për çështje shumë të thjeshta dhe ngandonjëherë edhe banale në dukje të parë.., në shoqërinë amerikane perceptohet si “zbulim” që e ndihmon jetën sociale dhe ekonomike të komuniteteve cilado qofshin ato. Në Evropë kam vërejtur se prirja për stimulim, pra ecje përpara dhe “zbulim” të kapaciteteve (sidomos)të vetvetes është zhvendosur në planë të dytë…kurse, këtu kultivohet dhe stimulohet maksimalisht ne të gjitha sferat e jetës…Këtu në Amerikë gjatë kohës së punës s’ke shans të drekosh, apo te paktën të pish kafe me miq! Bile edhe telefonatat janë të reduktuara!

 Çdo gjë e ka “kohën” dhe limitin e vetë! Gjersa, psh ne shoqëritë shqiptare kohë kemi edhe për eksport! Do të thosha një perfeksionizëm kulminant i sistemit… ku njerëzit në garën për “best of the best” i pranojnë të gjitha sugjerimet, rekomandimet dhe finesat e përsosmërisë së skajshme! Koha e lirë.. në Amerikë duket që është “artikulli” më i çmuar në jetën e qytetarit të rëndomtë! Perfeksionizmi kulminant ata i ka shndërruar pothuajse në robotë. Të mbushet mendja që asgjë s’i lihet rastit…edhe detajet më të imta studiohen nëpër “laboratorët” sociale. Vetëm e vetëm që të “mirëmbahet” mbikëqyrja, menaxhimi (për të mos thënë edhe një farë kontrolli i vetëdijshëm!) dhe vijimësia e sistemit të prodhuar nga kokat e neo liberalëve.  Në Amerikë, të mbushet mendja që asgjë s’i lihet rastit, edhe detajet më të imta studiohen nëpër “laboratorët” sociale. Vetëm e vetëm që të “mirëmbahet” mbikëqyrja, menaxhimi (për të mos thënë edhe një farë kontrolli i vetëdijshëm!) dhe vijimësia e sistemit të prodhuar nga kokat e neoliberalëve.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".