Skenari serb për veriun i dizajnuar për ndarje para propozimit ndërkombëtar të statutit të Asociacionit, si formulë kompromisi e imponimit

Skenari serb për veriun i dizajnuar për ndarje para propozimit ndërkombëtar të statutit të Asociacionit, si formulë kompromisi e imponimit

Hajrullah Tërnava

  • 30 May 2023 - 15:25

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Serbia po kërkon Asociacion jashtë kushtetues, i ngjashëm me „Serbska Republikën“ e Bosnjës kurse Kosova insiston që nëse veç krijohet ai Asociacion ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive jashtë kushtetuese, e që mund ti ngjaj atij të Kroacisë, që do të thotë të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës. Tani kur po kalon koha dhe faktori ndërkombëtar Amerika dhe BE po kërkon që sa më parë te vjen deri te pajtimi i këtyre dy shteteve, sipas marrëveshjes së Ohrit, në Serbi nacionalizmi serb po vazhdon me ato kërcënimet luftarake për ti arritur qëllimet, që ti ndaj ato katër komuna serbe dhe t’ia bashkëngjis Serbisë, sikur në të kaluarën që Serbia me shekuj më parë i ka përvetësuar shumë pjesë të tokave shqiptare që sot gjenden në kuadër të shtetit të Serbisë.

 

Situata e cila mbas luftës e deri më u krijua në veriun e Mitrovicës, gjithnjë ka qenë konfliktuoze, e që po vazhdon edhe më tutje, mbasi zyrtarët e atyre katër komunave të veriut të Mitrovicës bashkë me policinë, prokurorinë dhe gjyqësorët dhanë dorëheqje nga ato poste të tyre. Nëpër ato komuna u deshtë të caktohen zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme për emërime të atyre zyrtarëve që i fitojnë votat partiake, në radhën e parë kur nuk morën pjesë serbët e atyre komunave, ato zgjedhje u shtynë për një afat zgjedhor tjetër të radhës, mbas disa muajve u mbajtën zgjedhjet lokale kur prapë popullata serbe i bojkotoj zgjedhjet. Realisht një numër i vogël serbësh dolën në zgjedhje dhe si normale ato zgjedhje i fituan partitë shqiptare të cilat mbas atyre zgjedhjeve fituesit e zgjedhjeve e dhanë betimin për kryetar komunash. Mbas betimit të kryetarëve të katër komunave, prapë filloj konflikti i premtuar nga udhëheqësit serb, me kamionë dhe automjete tjera të rënda i qitën nëpër rrugë si herëve tjera. Në ato komuna tani ekzistojnë polic shqiptar që i kanë plotësuar ato vende ku më parë ishin polic serb, dhe ndërmorën autorizimet ligjore që të vendosin rendin dhe qetësinë në ato komuna. Faktori ndërkombëtar është duke e vështrua situatën, sepse marrëveshja e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës, që duhet këto shtete në një kohë të shkurtë të pajtohen mes veti, si kusht e ka që Serbia mos ta pengoj rrugëtimin e pavarësimit të Kosovës, si dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova ta krijoj Asociacionin e komunave serbe. Tani mbetet për tu vendos se çfarë kompetencash ligjore do të ketë Asociacioni. Serbia po kërkon Asociacion jashtë kushtetues, i ngjashëm me „Serbska Republikën“ e Bosnjës kurse Kosova insiston që nëse veç krijohet ai Asociacion ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive jashtë kushtetuese, e që mund ti ngjaj atij të Kroacisë, që do të thotë të jetë në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës. Tani kur po kalon koha dhe faktori ndërkombëtar Amerika dhe BE po kërkon që sa më parë te vjen deri te pajtimi i këtyre dy shteteve, sipas marrëveshjes së Ohrit, në Serbi nacionalizmi serb po vazhdon me ato kërcënimet luftarake për ti arritur qëllimet, që ti ndaj ato katër komuna serbe dhe t’ia bashkëngjis Serbisë, sikur në të kaluarën që Serbia me shekuj më parë i ka përvetësuar shumë pjesë të tokave shqiptare që sot gjenden në kuadër të shtetit të Serbisë. Kjo kohë, kur Rusia po bënë invazion ndaj Ukrainës e Serbia si i vetmi shtet i Evropës po i rrinë pranë Rusisë, shtetet tjera demokratike janë përkrah Ukrainës, e duke e ditur që në të kaluarën Serbija ishte shteti i cili i zhvilloj lufta ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, tani faktori ndërkombëtar është i mllefosur në sjelljet luftënxitëse të Serbisë që edhe pas kaq viteve të ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve situata mbetet e pa zgjidhur e shqetësuese. Temë bisede në Senatin Amerikan këtyre ditëve ishte pikërisht Kosova e Serbia, prandaj edhe këto provokimet më të reja serbe në veri të Kosovës, janë skenari i menduar nga Aleksandër Vuçiqi për të krijuar situatë të tensionuar në pritje të publikimit të draft statutit të fundit për Asociacionin në muajin qershor, i cili ka thënë vetë se ai do të jetë modeli i imponuar në tavolinë në stilin mere ose lëre, prandaj po i përdorë tani serbët lokal të instrumentalizuar të ta acaruar gjendjen dhe në një formë për ta krijuar situatën e territorit të “pushtuar” në veriun e Kosovës, dhe për të imponuar fillimin e një agjende tjetër të kushtëzuar për të negociuar. Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar të premten duke deklaruar se tani ndërkombëtarët, në fund të qershorit, do të sjellin një draft final për Asociacionin, propozim ky që, sipas tij, parashihet të jetë i natyrës “merre ose leje”, dhe me këtë do të sillet edhe Serbia para aktit të kryer. “Nuk janë kohë të lehta për ne, para se të vija këtu, Petar Petkoviq më tha se situata është e vështirë dhe komuniteti ndërkombëtarë ka dalë me marifetin e tyre të ri me të cilin duan të më bëjnë presion – merre ose leje në fund të qershorit, për të krijuar një grup ekspertësh për të na imponuar një Asociacion të Komunave Serbe. I thash, merre me kollaj, asgjë nuk ndodh, nuk zgjidhet kjo brenda natës. I thash që funksioni i Ekipit Menaxhues dihet, dihet çfarë duam dhe çfarë nuk do të pranojmë”, tha Aleksandër Vuçiq, siç e cituan mediet serbe. Ai tha se Asociacioni për Serbinë është i pranueshëm vetëm sipas marrëveshjes së vitit 2015, “ose nuk do të jetë fare”. “Do të jetë ose ashtu ose s’do të jetë fare. Të huajt janë mësuar të sillen në mënyrë arrogante, dhe duhet të jetë dikush i trash, i madh që thotë: nuk mund të jetë kështu. Ne duhet të mbrojmë atë çfarë na u është vjedhur për një kohë të gjatë”,ka deklaruar Vuçiq. Gjithsesi se ky është skenar i mobilizimit për rebelim të serbëve në Veri të Kosovës, i dizajnuar të ndodhë në ditën e mitingut në Beograd dhe në këtë mënyrë ta arsyeton edhe urdhrin për lëvizjen e ushtrisë ne drejtim të Kosovës, kinse për ti mbrojtur serbët e rrezikuar nga pushteti i dhunshëm në komunat e veriut, pas zgjedhjeve të fundit të cilat serbët i kanë bojkotuar. Serbia duhet ta dinë se Kosova i ka kufijtë e saja për të cilët kufij KFOR-i e garanton sigurinë e atyre kufijve, më në fund Serbia e ka të freskët përvojën e bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, e sidomos kur tani Kosova e ka ushtrinë dhe policinë e sajë si dhe tjerat institucionet shtetërore, që janë në hap me kohën dhe në bashkëpunim të plotë me ato shtetet e botës që janë në krye me Amerikën dhe BE-në, që këto shtete të gjitha janë duke e përkrahur dhe duke i qëndruar pranë Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online