Kosova duhet të jetë unike për ti kaluar sfidat më serioze historike, politike e diplomatike

Kosova duhet të jetë unike për ti kaluar sfidat më serioze historike, politike e diplomatike
Kosova duhet të jetë unike për ti kaluar sfidat më serioze historike, politike e diplomatike

Muhamet Kelmendi

  • 10 June 2023 - 13:26

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia e ka mike Francën, Rusinë, Kinën, Indinë, tash edhe SHBA-të. Këtu është çelësi i dënimit aktual. Serbët në Kosovë kanë të drejta më shumë se vetë shqiptarët. Nuk ka vend në botë që mund të disponojë në gjerësi liritë dhe të drejta më shumë. Kjo nuk mjafton për minoritetin serb në veri të udhëhequr nga neofashisti Vuçiq. Serbët e kriminelit të luftës Vuçiq duan shtet.

 -Futja në fuqi e sanksioneve të BE-së dhe të SHBA-ve ndaj Kosovës mundë të kundërshtohet vetëm me protesta dhe me pa ndëgjueshmrri qytetare! Opinioni ndërkombëtar dhe çdo qeveri në botë duhet domosdo të i informohet dhe sqarohet për këtë padrejtësi në vazhdim historik ndaj shqiptarëve. Vendimet e tashme ndaj Kosovës nuk janë gjë tjetër, veç vazhdimësi e vendimeve historike nga të cilat kurdo herë u dëmtuan shqiptarët. Në Kongresin e Berlinit, më 1878, iu dha jugu Greqisë dhe Veriu i Shqipërisë Serbisë. Ulqini, Plavë e Guci iu dhanë Malit të Zi. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, vazhdoi padrejtësia.

Tërë Kosova iu dha Serbisë dhe Ilirida gjithashtu iu aneksua shtetit serb. Edhe më vonë, në Konferencën e Versait të vitit 1918, të vendimeve të vitit 1943-45, të Konferencës së Londrës të vitit 1992, të Rezolutës 1244 të KS të vitit 1999, të vendimit të aleatëve të vitit 1999, kur iu dha veriu KFOR-it të Francës, duke krijuar enklave serbe. Nga veriu i Kosovës në vitin 2000/01 i dëbuan rreth 12 mij familje shqiptare. Tërë kjo nën mbikëqyrjen e KFOR-it francez. Vazhdon padrejtësia me planin e Ahtisarit dhe tash me qëndrimet për veriun e Kosovës, duke toleruar veprime thjeshtë kriminale nga bandat çetnike serbe, sikundër edhe duke ndërtuar një shtet të ri serb në Ballkan, nën emërtimin me Asociacion. Këto qëndrime vlejnë për kriminelët neofashist serb. Për shqiptarët nën Serbi, në Luginën e Preshevës, që janë 2 herë më shumë se serbët në veri, nuk vlejnë. As për myslimanët, e Sanzhakut për rumunët dhe për hungarezët në Serbi nuk vlejnë rregullat për organizimin e tyre në Asociacion. Asnjëri nga këta popuj nuk ka barazi në Serbi. Shqiptarët gjenden buzë zhdukjes. Por, po "harrohen" këto! Përsëri po përkrahet politika ekspansioniste serbe. Ose Asociacion serb (shih: shtet serb në Kosovë) ose dënime drakoniane me sanksione. Kësaj i thonë barazi!!! I forti e bënë ligjin, thuhet. Dhe, kjo kështu edhe tash në demokraci po del. Serbia e ka mike Francën, Rusinë, Kinën, Indinë, tash edhe SHBA-të. Këtu është çelësi i dënimit aktual. Serbët në Kosovë kanë të drejta më shumë se vetë shqiptarët. Nuk ka vend në botë që mund të disponojë në gjerësi liritë dhe të drejta më shumë. Kjo nuk mjafton për minoritetin serb në veri të udhëhequr nga neofashisti Vuçiq. Serbët e kriminelit të luftës Vuçiq duan shtet. Këtë po ua bënë BE-ja dhe SHBA-ja. Kundër është Republika e Kosovës. Shqiptarët nuk kanë ku shkojnë. Mbeten protestat paqësore dhe mos dëgjueshmëria qytetare ndaj BE-së dhe ndaj vetë miqve historik të shqiptarëve, ndaj SHBA-ve. Këtë nuk e kanë pritur shqiptarët nga Uashingtoni. Nga Franca e Spanja apo nga miqtë sllav, vetë nënkuptohet, mirëpo jo nga Uashingtoni. Kjo veç po ndodhë. Mbeten mjetet demokratike të kundërshtimit.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".