Edi Rama dhe marrëzia e legalizuar

Edi Rama dhe marrëzia e legalizuar
Edi Rama dhe marrëzia e legalizuar

Fadil Maloku

  • 10 June 2023 - 09:05

Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku

Ky njeri është duke punuar, si thonë amerikanët "very hard", për me shpëtua vetën dhe klikën e tij oligarkike në Shqipëri, nga aferat (Afera me Mcgonigal, që po duket ia ka zënë "bishtin!)dhe skandalet e gjetura nga FBI-ja.

Heq "vllaznillëku" me Vuqiçin dhe mashtrimet tjera ordinere, tani po na ofron edhe draft Statutin për Zajednicën! Ky me siguri me këto sjellje indolente e tipike antishqiptare, po get është duke u munduar i gjori t'i "rezervoj madhështisë" së tij një vend në mauzoleun, varrezat e "heronjve pro serb të Beogradit!? Aty ku pushojnë edhe eshtrat e Esad Pashë Toptanit! Historia e brezave që po vijnë, KURRË nuk ka me harru këtë"kontribut" antishqiptar!

-Shqiptari më i urryer, se diktatori Enver Hoxha, apo po marrëzia dhe hipokrizia e legalizuar e Edi Rames. Ca (b)analistë, gazetarë, medie sociale, politikan, diplomat, e sidomos deputet pa kurrizor e servila, që as në shtëpi të vetë nuk gëzojnë trohë respekti e karizëm politike, kanë marr hyxhymin (por, jo edhe mandatin moral!) e po i "cicërojnë" pa ndalë e pa fije turpi, kundër shtetit dhe kombit të tyre!

Të njëjtit, me hyxhymin që e kanë marr aq shumë i kanë personalizuar problemet dhe proceset e dhimbshme politike nëpër të cilat po kalon Kosova, sa të mbushet mendja që e "drejta e tyre" apo protagonizmi i tyre injorant, irracionalitet e llomotitje zhurmuese, është e vetmja e vërtetë absolute! Po këta mjeranë, në vend që t'i shërbejnë kauzës kombëtare e shtetërore, me injorancën dhe budallakinë e tyre, po i shërbejnë kauzës së marrëzisë, hipokrizisë dhe poltronizmit antishqiptar! Ky soj poltronash politik (si çifti i EDI RAMES) që bashkëlindën dhe u "rritën" me shtetësinë e Kosovës, po i japin vetës së tyre përveç monopolit (lexo; uzurpimit) mbi të "vërtetën" (e joshur përmes "grykës" së fondeve të dyshimta e antishqiptare!) edhe të "drejtën" (shih Ti!) për të projektuar rrjedhat dhe tē ardhmen e Kosovës!?

Duke harruar kështu, se Kosova sot, nuk ka nevojë më për këshilla të tipit "yes man" dhe as për hartimin e drafteve për Zajednicën, sepse, të njwjtit, si mercenar që janë (shitur djallit), po i ofrohen ngadalë por, sigurt edhe tradhtisë kombëtare! Këtyre tipave, nuk u mjafton më as vërejtja e as kritika publike, por u duhen vetëm terapi e vaksina mendore neuropsikiatrike! Ky njeri është duke punuar, si thonë amerikanët "very hard", për me shpëtua vetën dhe klikën e tij oligarkike në Shqipëri, nga aferat (Afera me Mcgonigal, që po duket ia ka zënë "bishtin!)dhe skandalet e gjetura nga FBI-ja. Heq "vllaznillëku" me Vuqiçin dhe mashtrimet tjera ordinere, tani po na ofron edhe draft Statutin për Zajednicën! Ky me siguri me këto sjellje indolente e tipike antishqiptare, po get është duke u munduar i gjori t'i "rezervoj madhështisë" së tij një vend në mauzoleun, varrezat e "heronjve pro serb të Beogradit!? Aty ku pushojnë edhe eshtrat e Esad Pashë Toptanit! Historia e brezave që po vijnë, KURRË nuk ka me harru këtë"kontribut" antishqiptar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".