Qeveria Kurti duhet të ketë strategji të sigurt që nuk e rrezikon ekzistencën tonë dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës

Qeveria Kurti duhet të ketë strategji të sigurt që nuk e rrezikon ekzistencën tonë dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës
Qeveria Kurti duhet të ketë strategji të sigurt që nuk e rrezikon ekzistencën tonë dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës

Agim Bajrami

  • 12 June 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Në çështjet e sigurisë rajonale dhe më gjerë, po thuajse të gjitha shtetet kanë hequr dorë apo janë të detyruara të abstenojnë në ndërmarrjen e veprimeve që rrezikojnë paqen dhe sigurinë globale.

Kur për sigurinë e përgjithshme janë përgjegjëse shtetet e mëdha dhe të cilat e kanë përgjegjësin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Madje sot paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë të varura nga lirit dhe të drejtat e njeriut si dhe shkalla e respektimit të te drejtave të pakicave në shtetet kombëtar dhe aftësia e tyre për ti marr obligimet dhe përgjegjësit ndërkombëtare qoftë në realizimin dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare ku ekskluzivisht lidhet me sigurinë ndërkombëtare qoftë në realizimin e funksionimit të demokracisë së brendshme.

-Sot të fillohet është vonë të kundërshtohen veprimet e qeverisë Kurti. Dhe që tash të dorëhiqet Qeveria Kurti , dëmet që janë shkaktuar Kosovës, janë aq të mëdha, sa është vështirë të riparohen.

Qeveria Kurti , jo vetëm që nuk reflekton por këmbëngul në qëndrimet e saja kundër kërkesave amerikane dhe atyre evropiane.

Njeriu sado i pa informuar të jetë dhe me njohuri modeste, nuk i duhet shumë mençuri për të ditë se cili është roli i qeverisë së Kosovës. Është alfa dhe omega, se Kosova dhe shqiptarët nuk mund të ekzistojnë në kompleksin e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare pa përkrahjen dhe ndihmën e SHBA-ve. As një shtet në botë në kuptimin praktik, nuk ka shtrirje të plot madje as relative të sovranitetit të vetë kombëtar e shtetëror, dhe pse; Sepse, sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë të ndërtuara në ndërvarësi me njëra tjetrën si të funksionimit të shtetit, nga marrëdhëniet me shtet tjera në fushat si; tregtia,importi,eksporti,financat , realizimi i të ardhurave kombëtare ,kur të gjitha këto varen nga niveli i raporteve të ndërsjella që kanë shtetet ndërmjet veti. Shtetet e vogla për realizimin e interesave të tyre a shtetërore si mjet kanë dhe u është lejuar diplomacia.

Dhe për funksionimin e shteteve , nevojitet që në marrëdhëniet ndërkombëtare, shtete ti bartin disa atribute të kompetencave kombëtare , të një organizëm rajonal apo më gjerë të karakterit ndërkombëtar. Në çështjet e sigurisë rajonale dhe më gjerë, po thuajse të gjitha shtetet kanë hequr dorë apo janë të detyruara të abstenojnë në ndërmarrjen e veprimeve që rrezikojnë paqen dhe sigurinë globale.

Kur për sigurinë e përgjithshme janë përgjegjëse shtetet e mëdha dhe të cilat e kanë përgjegjësin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Madje sot paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë të varura nga lirit dhe të drejtat e njeriut si dhe shkalla e respektimit të te drejtave të pakicave në shtetet kombëtar dhe aftësia e tyre për ti marr obligimet dhe përgjegjësit ndërkombëtare qoftë në realizimin dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare ku ekskluzivisht lidhet me sigurinë ndërkombëtare qoftë në realizimin e funksionimit të demokracisë së brendshme. Dhe këtu shtet e vogla apo shtetet në zhvillim apo shtet të posa krijuara ,për të ekzistuar dhe pranuar si pjesë e subjektivitetit ndërkombëtar duhet të tregohen të afta për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie e mira diplomatike me fqinjët dhe në rajon e më gjerë e jo të tregohen t pa përgjegjshme duke kundërshtuar gjithçka në emër të sovranitetit dhe të drejtës shtetërore aq më parë kur dihet se Kosova është e krijuar nga SHBA dhe shtet të cilat e kanë përkrahë projektin e SHBA për bërjen e Kosovës shtet. Dhe kundërshtimi i kërkesave amerikane nga qeveria e Kosovës është vetëvrasje e shqiptarëve të Kosovës nga një qeveri që unë vështir e kam të kuptoj se për çfarë interesi e bënë kundërshtimin.

Ta zëmë nëse SHBA dhe BE-ja e izolojnë Kosovën ,si do të qëndrojë Kosova financiarisht,ekonomikisht ku brenda 6 muaj do të bankroton .Nuk do të ketë paga për financimin e administratës publike ,dhe si do të qëndrojnë policia pa paga në krye të detyrës. Aspekti kryesor i realizimit të qëllimeve shtetërore dhe kombëtare janë financat, dija, dhe diplomacia për shtetet e vogla dhe në zhvillim e themelim e sipër. Dhe pa këto komponente si të ekzistojë e funksionon Kosova , unë këtë nuk jam i mençur të di! Një e di, si ajri që është i nevojshëm për ekzistimin e çdo gjallese, edhe prishja dhe kundërshtimi i kërkesave të SHBA-ve në çfarëdo justifikimi që qeveria e Kosovës e bënë është vetëvrasje e vetë kosovarëve, dhe a duhet të ndodhë kjo kurrsesi.

Mençuria e individit apo e një politikani është kur e kupton se vizioni i tij apo saj nuk mund të çohet përpara dhe sa do i mirë të është në dukje duhet për hir të interesit të përgjithshëm të tërhiqet dhe tu lejohet të tjerëve të veprojnë me opsionet e mundshme politike por të dobishme për interesin e përgjithshëm dhe të që ruan interesat e përgjithshme dhe të shtetit .Ka realitete të praktikave jo të largëta kur në diplomacinë ndërkombëtare është këmbëngul në sovranitetin kombëtar, apo shtetëror, madje edhe e kanë humbur atë, si Kina në Taivan, Koreja veriore me Korenë e jugut. Bashkimi Sovjetik ,shembja e saj, dhe krijimi shteteve të reja. Jugosllavia ,luftërat dhe krijimi i shteteve të reja nga shpërbërja e saj.

Serbia e Millosheviqit dhe pavarësia e Kosovës. Qiproja e veriut dhe Qiproja e jugut. India dhe Kashmiri. Dhe nga këto praktika të rasteve ndërkombëtare, sovraniteti shtetëror i takon konceptit politik të shteteve kombëtare të shekullit 20 , e jo të shteteve të zhvillimeve përgjatë integrimeve globale. Shtetet e vogla mund të ekzistojnë vetëm në saj të asaj , se fuqitë e mëdha ua lejojnë rolin e saj të funksionimit si shoqëri dhe shtet. Kosova duhet të ushtron rolin në pajtim me atë e cila i është caktuar nga krijuesi dhe ai është SHBA dhe shtetet tjera mbështetëse.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".