Pas skandalit të bërë publik më ndërhyrje të krimit në AKI, të zhvillohet një Vetting urgjent sepse shteti rrezikohet pa informata dhe pa siguri

Pas skandalit të bërë publik më ndërhyrje të krimit në AKI, të zhvillohet një Vetting urgjent sepse shteti rrezikohet pa informata dhe pa siguri

Hajrullah Tërnava

  • 10 July 2023 - 07:36

 

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Shtet i pavarur konsiderohet ai shteti që i ka kufijtë shtetëror dhe me forcat e saja që i ka, si ushtri, polici, shërbimin sekret-AKI dhe forca tjera mbrojtëse i menaxhon ata kufij të vetë, dhe mbi të gjitha që i ka institucionet të cilat e menaxhojnë atë shtet, si nga aspekti i sigurisë së kufijve të atij shteti po ashtu edhe brendësin e shtetit, siç është AKI.

-Mbi të gjitha Qeverinë që e zgjedh populli, me institucionet kushtetuese që e qeverisin atë shtet si përbrenda njashtu edhe jashtë shtetit, e cila i mbikëqyr dhe i qeverise institucionet shtetërore sikur që janë ministrja e drejtësisë, ministrja e mbrojtjes, ministrja e punëve te brendshme, dhe ministri tjera që i takojnë shtetit përbrenda shtetit,ajo qeveri duhet të jetë e përkushtuar në ndërtimin e pastër e profesional të të gjithë mekanizmave të sigurisë.

-Kështu duhet të jetë edhe në fushën e diplomacisë përmes së cilës përfaqësohet shteti nëpër shtete tjera të botës nga MPJ. Të gjithë zyrtarët e shtetit, sidomos të sigurisë, të ushtrisë, policisë e posaçërisht të shërbimit sekret sikur në këtë rast të AKI-së, duhen të jenë të përzgjedhurit dhe më të besueshmit e shtetit në mbrojtje të atdheut. Vetë fakti që ata janë të besueshmit e shtetit, që punojnë në atë institucionin shtetëror, e që shërbimet sekrete të tjerave shtete gjithnjë bëjnë aktivitete të ndryshme për ti përfituar ata punëtor, si bashkëpunëtor ëe atyre shërbimeve sekrete të huaja, duhet pasur kujdes të përzgjedhjes me kredi morale e profesionale. Zakonisht sulmet ndaj institucioneve të sigurisë, edhe kur është rasti i AKI-së, vijnë nga ato shtete që kane pretendime për ta shtrirë sovranitetin e tyre edhe në ato pjesë dhe për ti marrë atë territor si pjesë territoriale e shtetit tjetër.

Institucioni i Shërbimit sekret duhet të ketë parasysh që gjithnjë të jenë vigjilent sa i përket mbikëqyrjes së zyrtarëve të sajë. Tani që e kemi rastin konkret shtrohet pyetja se edhe çfarë faktesh tjera të kapjes së institucioneve nga nëntoka e krimit të organizuar, sikur është skandali me AKI-në, duhet të dalin në sipërfaqe, për ti shërbyer argument kësaj Qeverie për të mos u vonuar tutje me ligjin Vetting por me urgjencë tani më së voni në fillim të vjeshtës për ta proceduar, miratuar në kuvend dhe filluar për ta zbatuar. Rasti i AKI-së është vetëm një fluskulë e vockël kur të fillohet e të verifikohet krejt ajo që ka ndodhur në drejtësi, nëpër gjykata e në prokurori, të cilat pa penguar kanë vepruar dhe veprojnë në funksion të bërjes avokatin nëntokës së krimit të Organizuar.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është duke u zhvilluar një proces gjyqësor, kundër personave në AKI për korrupsion e krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje pa autorizim e në privacinë e të tjerëve, persona fizik e juridik. Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 23 shkurt 2022, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Muhamed Krasniqi, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulim i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”. Sipas pikës së parë të aktit akuzues, i akuzuari Krasniqi, më 17 shtator 2020, 25 gusht 2020 dhe 11 mars 2021, në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në kundërshtim me ligjin, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit të AKI-së, akuzohet se ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbushur detyrat e tij. Aktakuza thotë se pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik të AKI-së, duke instaluar në mënyrë të paautorizuar programin për monitorimin e kompjuterëve të tjerë “Net Monitor for Employees Pro”, nga i cili program janë infektuar 55 kompjuterë të tjerë brenda selisë qendrore të AKI-së, si dhe ka instaluar file-n e programit të softuerit “Veyon”, ku ka shkelur të drejtat e punonjësve të tjerë, duke krijuar qasje të paautorizuar në përmbajtjen e të dhënave që zyrtarët kanë pasur në posedim, si dhe duke keqpërdorur autorizimet e veta si administrator i sistemit kompjuterik (username dhe pasvordat), të cilat i ka pasur autorizim t’i përdorë për qëllime zyrtare, po ashtu ka krijuar qasje të paautorizuar në dokumentacionin e klasifikuar dhe ka mundësuar marrjen e dokumenteve dhe informacioneve nga përdoruesit e kompjuterit. Me këtë, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”nga neni 414, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 3, pika 3.1. dhe 3.4. të KRPK-së. Tutje, në pikën e dytë të aktakuzës, Krasniqi akuzohet se duke përdorur programin “Net Monitor for Employees Pro”, dhe file-n e programit të softuerit “Veyon”, të cilat janë dokumentuar që janë instaluar në kompjuterët që ai ka përdorur në rrjetin e AKI-së, ka krijuar qasje në kompjuterë të punonjësve dhe eprorëve brenda rrjetit të komunikimit të AKI-së, nga i cili ka pasur qasje të sheh aktivitetin e secilit kompjuter të infektuar, marrjen e fajllave, marrjen e fjalëkalimeve, video-regjistrimin e aktivitetit të përdorueseve, po ashtu akuzohet se ka arritur të hyjë në fajllat e inspektorit të përgjithshëm, përgjimit të prodhuar nga AKI-ja, listën e pagave të punonjësve, dokumenteve operative të ndryshme, dhe fotografi të paautorizuar të punonjësve. E që me këtë, Krasniqi akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” nga neni 416, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 5 të KPRK-së. Kurse, sipas pikës së tretë të aktit akuzues, Krasniqi duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka instaluar softuerët “Net Monitor for Employees Pro”, dhe file-n e programit të softuerit “Veyon”, në rrjetin e brendshëm të komunikimit të AKI-së, përmes dy kompjuterëve të tij dhe ka krijuar qasje në 55 kompjuterë të punonjësve të tjerë përmes “Agjentëve të programit”, nga ku akuzohet se ka mundur të marrë informacion duke hyrë në sistemet kompjuterike të punonjësve të AKI-së, si dhe ka pasur të instaluar softuerin “Net Monitor for Employees Pro”, në rrjetin e internetit të AKI-së, të njëjtit softuer ka të instaluar edhe në kompjuterin e tij personal. Me këtë, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike” nga neni 327, paragrafi 1 të KPRK-së. Po ashtu, Krasniqi, sipas pikës katër të aktit akuzues, duke pasur qasje në dokumente të klasifikuara të njësive të AKI-së, e të cilat janë gjetur në kompjuterin e tij në objektin e AKI-së dhe kompjuterin në shtëpinë e ti, gjurmë të fajllave të dokumenteve si: lista e pagave të punonjësve të AKI-së, gjurmë të dokumenteve të klasifikuara të njësive të AKI-së, me nivel sekret dhe tepër sekret, dokumente të inspektorit të përgjithshëm dhe të njëjta fajlle, akuzohet se i ka kopjuar dhe ruajtur ato dokumente të klasifikuara, të cilat nuk është dashur të nxjerrën jashtë ambienteve të AKI-së, dhe akuzohet se iu ka dhënë informata grupit kriminal si: Agim Krasniqi, Aqif Krasniqi dhe Arif Krasniqi, që kanë qenë duke u hetuar nga policia për shkak të dyshimit për vepra penale. Për këtë, Krasniqi akuzohet për veprën penale “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” nga neni 125 të KPRK-së, lidhur me nenin 50, paragrafi 3 të Ligjit nr.03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. Ndërsa, sipas pikës pesë të aktakuzës, Krasniqi akuzohet se duke keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe duke keqpërdorë informatat që ka pasur rreth sistemit të video-monitorimit të objekteve të AKI-së, i njëjti akuzohet se është futur në sistemin e video-monitorimit e ka bërë fotografimin e paautorizuar e së paku dy zyrtareve brenda objekteve të AKI-së. Për këtë, Krasniqi akuzohet kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” nga neni 202, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së. Për çfarë besimi në institucionet e sigurisë e të drejtësisë mundë të flitet, kur të merret për model ky rast kriminal, i ndërhyrjes së elementëve të nëntokës edhe në strukturën e institucionit më të besueshëm të shtetit, të AKI-së. Institucionet shtetërore që e kanë për detyrë ruajtjen e shtetit, sikur që janë ushtria, policia, shërbimi sekret sikur në këtë rast AKI, punëtorët që duhet të punojnë në këto institucione duhet të jenë të përzgjedhur nga institucionet e besueshme të shtetit, dhe të mbikëqyrura gjatë gjithë angazhimit të tyre sa punojnë në këto institucione dhe jashtë tyre, sepse ekzistenca dhe qëndrueshmëria e shtetit janë të varur nga po këta persona që kanë me i shërbye shtetit. Prandaj edhe përbrenda këtyre institucioneve duhet të jenë shërbimet që i mbikëqyrin veprimet e individëve të këtyre shërbimeve dhe institucioneve tjera shtetërore që e përfaqësojnë shtetin si brenda njashtu edhe jashtë. Një shtet i fort, nuk mundë të ndërtohet nëse shpërfillet ajo thënia e madhe popullore „besnik banu e besë mos i zi askujt“!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".