Siguria dhe paqja në Ballkan interes politik dhe strategjik i bashkësisë ndërkombëtare

Siguria dhe paqja në Ballkan interes politik dhe strategjik i bashkësisë ndërkombëtare
Siguria dhe paqja në Ballkan interes politik dhe strategjik i bashkësisë ndërkombëtare

Agim Bajrami

  • 02 August 2023 - 07:48

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Përgjatë këtyre zhvillimeve,dhe rrethanave të reja të zhvillimeve ndërkombëtare, Serbia i ka shfrytëzuar dhe përdorur, dobësitë e mungesën e përvojës dhe të dijes të shqiptarëve për qeverisje e shtet ndërtim, nga Serbia me shkathtësi ka përdorur, segmente të caktuara brenda shqiptarëve për përçarje e obstruksione të funksionimit demokratik si shoqëri e shtet, dhe me përcjellje të këtyre dobësive, gabimeve e pavijonin shqiptare, tek bashkësia ndërkombëtare, me mesazhin, se Kosova nuk ka kapacitetet e duhura për të funksionuar si shtet , brenda përgjegjësive e rregullave të drejtës ndërkombëtare.

-Shtetet ballkanike, u krijuan mbi bazën e përkatësisë nacionale , të një shoqërie demokratike multietnike e multi fetare, dhe si rrjedhojë, e ndryshimeve të interesa të gjeopolitikës të fuqive drejtuese në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe nga prishja e shtetit të federatës të Jugosllavisë së Titos, përmes zhvillimeve të luftërave të brendshme,të filluar nga 'hegjemonia e dominimit serb' mbi të tjerët,nën kauzën e tyre kombëtare, " ku ka një serb apo varr serbe do të shtrihej shteti ortodoks sllavo serb" ,solli krijimin e shteteve të reja, me miratimin e fuqive ndërkombëtare,për rajonin e Ballkanit, e në kuadër të këtyre zhvillimeve ndërkombëtare e rajonale, sipas kushteve e rrethanave të shfaqura të atëhershme, diktuan edhe prishjen dhe shkatërrimin e strukturave organizative shtetërore dhe ideologjike komuniste,nga u mundësua, hapja e shoqërive dhe kombeve ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe të proceseve ndaj demokracisë liberale,kur nga paraqitja e rrethanave të reja të proceseve zhvillimore globale,u mundësua të krijohen shanset, se edhe popujt e shtypur për gjatë këtyre zhvillimeve të mund të formojnë dhe organizojnë shtetet e tyre,si rasti i shqiptarëve të Kosovës. Dhe kur fuqitë ndërkombëtare arritën pajtueshmërinë e plotë ndërmjet veti, që nën disa kushte të njohej shteti i Kosovës me shumicën shqiptare, por me mbrojtjen e rreptë të pakicës kombëtare serbe.

Dhe që nga projekti ndërkombëtar për shtetin e Kosovës,integriteti dhe sovraniteti shtetëror i Kosovës ndërlidhet edhe nga funksionimi i brendshëm i demokracisë në Kosovë,dhe pozicionimi i qartë i Kosovës përball interesave të fuqive ndërkombëtare, që u mundësua edhe krijimi i shtetit të Kosovës. Dhe cilat janë problemet dhe sfidat e funksionimit të shtetit të Kosovës; - Ndërhyrja e Serbisë për t'a destabilizuar funksionimin demokratik të shtetit të Kosovës,përmes instrumentalizimit të minoritetit serb të Kosovës,me qëllimin e kundërshtimit të shtetit të Kosovës; - Nga ndryshimi i interesave dhe rrethanave të gjeopolitikës ndërkombëtare; - Nga mungesa e vetëdijes dhe kapaciteteve të duhura profesionale,të përgjegjësisë shoqërore, të shqiptarëve si shumicë, për angazhim,sjellje, e përgjegjësi për të krijuar shoqërinë funksionale e të përgjegjshme demokratike ,për qeverisje ligjore demokratike,dhe për të bërë shtetin funksional demokratik. Përgjatë këtyre zhvillimeve,dhe rrethanave të reja të zhvillimeve ndërkombëtare, Serbia i ka shfrytëzuar dhe përdorur, dobësitë e mungesën e përvojës dhe të dijes të shqiptarëve për qeverisje e shtet ndërtim, nga Serbia me shkathtësi ka përdorur, segmente të caktuara brenda shqiptarëve për përçarje e obstruksione të funksionimit demokratik si shoqëri e shtet, dhe me përcjellje të këtyre dobësive, gabimeve e pavijonin shqiptare, tek bashkësia ndërkombëtare, me mesazhin, se Kosova nuk ka kapacitetet e duhura për të funksionuar si shtet , brenda përgjegjësive e rregullave të drejtës ndërkombëtare. Dhe sipas Serbisë, Kosova si shtet jo funksional, paraqet problem dhe rrezik të sigurisë rajonale dhe më gjerë. Dhe në këto paraqitje serbe për Kosovën tek bashkësia ndërkombëtare, lidershipi politik dhe intelektual i Kosovës dhe shoqëria si tërësi, mjerisht në politikat e tyre të brendshme në Kosovë , me pa vetëdije apo nga injoranca,i kanë vërtetuar, paraqitjet serbe kundër shtetit të Kosovës tek vendimmarrja ndërkombëtare. Dhe për të arritur edhe tek e keqja më e madhe , në vend që lidershipi politik e intelektual i Kosovës, të mblidhej, e të hartoj analiza të studiuar thellë e të argumentuar, për dalje nga kjo gjendje, e për ti dhënë zgjidhje sfidave shoqërore e shtetërore, dhe përmes konkluzioneve të arritura, të mund të paraqisnin veprimet e duhura të zgjidhjeve konkrete të sfidave e probleme lidhur me funksionimin e demokracisë shoqërore dhe shtetërore. Por,vendimmarrja politike, e ka preferuar, rrugën e konfrontimit me aktorët ndërkombëtar, duke i fajësuar, në vend të angazhimit për hulumtimin e zgjidhjeve të funksionimit të demokracisë dhe shtetit, lidershipi politik zgjodhi ti kthehet, "mburojës patriotike kombëtare" përmes tërheqjes së masës popullore, se e keqja na vjen nga Serbia, dhe bashkësia ndërkombëtare, e cila po e mbështet Serbinë. Historia e dështimeve të funksionimit të shteteve e ka dëshmuar, se atëherë kur lidershipi politik e intelektual ka dështuar të jetë përball sfidave kombëtare e shtetërore , i është kthyer mburojës të patriotizmit kombëtar, dhe nën " mburojën kombëtare patriotike" fajëson, të gjithë të tjerët, për dështimet e tyre. Shembulli i shoqërive diktatoriale, Rumania komuniste, Bullgaria, Shqipëria enveriste. Dhe sa na duhet neve kjo doktrinë e qeverisjes së dështuar,përmes fajësimeve të tjerëve!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".