Siguria e shtetit të Kosovës në agjendën zyrtare amerikane

Siguria e shtetit të Kosovës në agjendën zyrtare amerikane
Siguria e shtetit të Kosovës në agjendën zyrtare amerikane

Gurakuç Kuçi

  • 16 August 2023 - 07:51

Shkruan: Dr: Gurakuç Kuçi

Është një fakt i pamohueshëm që ka një forcë të madhe shtytëse kundër Kosovës dhe pro Serbisë siç e argumentonte edhe artikulli i BBC që e shpërndava sot në mëngjes dhe kjo bëhet nëpërmjet shumë faktorëve. Analiza e McGovern, mund të jetë po aq e vërtetë nëse tërhiqet një paralele edhe në rastin e Kosovës dhe në një analizë të arsyeshme të qasjes së BE-së e cila ka qenë pro Kosovës dhe Bosnjës vetëm pas ndërhyrjes së amerikanëve.

Kongresmeni Ritchie Torres informon në twitter se ai kishte një bisedë produktive me zëvendës-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Torres më tutje në twitter shkruan se: “si kongresmen për Bronx-in, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë – të cilën ai e kuptoi thellësisht – dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën me drejtësi dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran. E lashë bisedën duke u ndjerë i sigurt se zoti Finer e di rëndësinë kritike të mbajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve SHBA-Kosovë. Ish-analisti i CIA-së, Ray McGovern në një intervistë për media ai thoshte së Biden është keq-informuar për luftën në Ukrainë dhe se Rusia nuk është duke humbur atje dhe citonte Medvedevin i cili kishte thënë se ne nuk do të humbasim, pasi nëse ne humbasim do përdorim armët nukleare.

McGovern po ashtu tregonte se si strategjia ruse është duke arritur objektivat e saj deri në Dnjepër.

Ish-analisti i kërkonte Presidentit Biden që të shkarkonte Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Jake Sullivanin, këshilltar i sigurisë nacionale nën akuzën për falsifikim të inteligjencës. Pra, është një fakt i pamohueshëm që ka një forcë të madhe shtytëse kundër Kosovës dhe pro Serbisë siç e argumentonte edhe artikulli i BBC që e shpërndava sot në mëngjes dhe kjo bëhet nëpërmjet shumë faktorëve.Analiza e McGovern, mund të jetë po aq e vërtetë nëse tërhiqet një paralele edhe në rastin e Kosovës dhe në një analizë të arsyeshme të qasjes së BE-së e cila ka qenë pro Kosovës dhe Bosnjës vetëm pas ndërhyrjes së amerikanëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës  "Kosova Sot Online "