Kushtëzimi, izolimi politiko ekonomik dhe kërcënimi ushtarak ndaj Serbisë për ta bindur në arritjen e marrëveshjes me njohje për Kosovën

Kushtëzimi, izolimi politiko ekonomik dhe kërcënimi ushtarak ndaj Serbisë për ta bindur në arritjen e marrëveshjes me njohje për Kosovën
Kushtëzimi, izolimi politiko ekonomik dhe kërcënimi ushtarak ndaj Serbisë për ta bindur në arritjen e marrëveshjes me njohje për Kosovën

Hajrullah Ternava

  • 31 August 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani kur është provuar të arrihet pajtimi mes këtyre dy shteteve në mënyrë diplomatike nga ndërkombëtarët, duke e ledhatuar Serbinë, e kur po vërehet se nuk po arrihet ai efekti i dëshiruar i ndërkombëtarëve për një pajtim të mundshëm, ndërkombëtarët duhet ta ndërrojnë mënyrën e tyre të angazhimit diplomatik, dhe ti përdorin mënyrat e tyre të kushtëzimeve, kërcënimeve dhe të detyrimit ndaj Serbisë, qoftë me ato investime që i kanë bërë në Serbi apo edhe që ka nevojë me ja përkujtua sulmet e vitit 1999, si mënyrë përfundimtare të pajtimit mes këtyre dy shteteve.

-Reagimet e shumë politikanëve ndërkombëtar për çështjen e Kosovës e sidomos sanksionet e vendosura ndaj sajë nga ana e shteteve demokratike, i kanë irritua shumë diplomat ndërkombëtar, dhe ato reagime janë reale për situatën e krijuar në Kosovë, ku për situatën e krijuar mes Serbisë dhe Kosovës gjithnjë sulmohet dhe sanksionohet Kosova për veprimet e saja, bash nga shtetet demokratike. Kësaj situate i ka kontribuar edhe situata luftarake e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe tani ndërkombëtarët me veprimet diplomatike po tentojnë që Serbinë ta kthejnë në mesin e shteteve demokratike në krye me Amerikën, të cilat këto shtete janë në përkrahje të Ukrainës, e kur dihet se mu këto shtete në vitin 1999 e kanë bombardua Serbinë, e cila tani ajo është në përkrahje të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, prandaj edhe popullata kosovare duhet ti kuptoj këto veprime diplomatike të shteteve mike që na kanë ndihmua me u çlirua, të cilat e kanë qëllimin e pajtimit me Serbinë, dhe një pajtim i tillë kishte me qenë një fitore e madhe e shteteve diplomatike, dhe rehatia në këto territore do të ishte e përjetshme dhe perspektiva e diplomacisë botërore do të zhvillohej më e sigurt dhe do t’iu shërbej edhe shumë shteteve tjera botërore që problemet e tyre ti zgjedhin me diplomaci në mënyrë të qetë, prandaj edhe këto veprime diplomatike mundë të kenë efekte të suksesshme, dhe reagimet e njëpasnjëshme të diplomatëve dhe politikanëve të shquara ndërkombëtare kundër sanksioneve të njëanshme të BE-së ndaj Kosovës, për shkak të tensioneve që i kemi pasur dhe vazhdojnë akoma në veri të Kosovës.

Në mesin e diplomatëve të shquar që e kundërshtojnë qasjen e gabuar të BE-së lidhur me raportet Kosovë Serbi, rebelimin e serbëve të veriut të Kosovës përmes nxitjes nga Beogradi, është edhe ish-Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, i cili thotë se Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë tash përpjekjet që po i bën Qeveria e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri dhe sipas tij, së shpejti duhet t’i heqin masat ndëshkuese. Ai thotë se Perëndimi po i bën më shumë presion Kosovës, sesa Serbisë, e që sipas tij do të duhej të ishte krejtësisht e kundërta. Shea tha se janë për t’u përshëndetur përpjekjet e qeverisë së Kosovës për ta de-eskaluar situatën në pjesën veriore të vendit dhe për t’i integruar sërish serbët në shërbimet publike.

“Periudhën e fundit situata në pjesën veriore ka qenë e qetë dhe tani shpresoj që kjo do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Konsideroj që tani komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë, në rast se serbët etnik pengohen nga Beogradi që të shërbejnë në institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Ish-Zëdhënësi i NATO-s Jamie .

Ai thotë se Kosovës po i bëhet më shume presion vetëm për shkak se ajo është më e varur nga Perëndimi. Sipas tij do të ishte me produktive nëse presion i bëhet palës më të fortë siç është në këtë rast Serbia. “Le të jemi të sinqertë është e vërtetë se Kosovës po i bëhet më shumë presion sesa Serbisë. Kjo po ndodh për arsyen se Kosova është më e varur nga Perëndimi në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë, prandaj këta të fundit e kanë më të lehtë që të ushtrojnë presion mbi palën më të dobët. Megjithatë, sipas meje, kjo nuk është një qasje korrekte që t’i bësh presion gjithnjë palës më të dobët. Do të duhej të ishte e kundërta, pra presion duhet te kishte mbi palën më të fortë. Rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian duhet të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaron shkurt dhe troç ish-zëdhënësi i NATO-s.

Gjithsesi se tani është koha që përfundimisht BE dhe SHBA ta ndërrojnë pozicionimin e tyre lidhur me këtë çështje pasi që pala kosovare ka vepruar, të gjitha kërkesat e parashtruara janë zbatuar, e ndër më kryesoret është reduktimi i pranisë së strukturave të policisë special, në veri, nëpër objektet publike dhe përreth tyre, prani kjo që ka shqetësuar dhe irrituar në masë të madhe edhe qytetarët e manipuluar nga grupet kriminale dhe propaganda e Beogradit, kinse ata me praninë e shtuar të policisë në veri, do të jenë të rrezikuar. Tani kur është provuar të arrihet pajtimi mes këtyre dy shteteve në mënyrë diplomatike nga ndërkombëtarët, duke e ledhatuar Serbinë, e kur po vërehet se nuk po arrihet ai efekti i dëshiruar i ndërkombëtarëve për një pajtim të mundshëm, ndërkombëtarët duhet ta ndërrojnë mënyrën e tyre të angazhimit diplomatik, dhe ti përdorin mënyrat e tyre të kushtëzimeve, kërcënimeve dhe të detyrimit ndaj Serbisë, qoftë me ato investime që i kanë bërë në Serbi apo edhe që ka nevojë me ja përkujtua sulmet e vitit 1999, si mënyrë përfundimtare të pajtimit mes këtyre dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".