Pafajësia e Kosovës po vërtetohet, uragani i ndëshkimit dhe izolimit po merr rrugë drejtë Serbisë dhe regjimit kriminal të Vuçiqit

Pafajësia e Kosovës po vërtetohet, uragani i ndëshkimit dhe izolimit po merr rrugë drejtë Serbisë dhe regjimit kriminal të Vuçiqit
Pafajësia e Kosovës po vërtetohet, uragani i ndëshkimit dhe izolimit po merr rrugë drejtë Serbisë dhe regjimit kriminal të Vuçiqit

Gani Qarri

  • 30 August 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Në mesin e diplomatëve të shquar që e kundërshtojnë qasjen e gabuar të BE-së lidhur me raportet Kosovë Serbi dhe rebelimin e serbëve të veriut, të nxitur dhe mbështetur nga Beogradi, është edhe ish-Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, i cili deklaroi publikisht se Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë drejt përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për shtensionimin e gjendjes në veri. Prandaj kjo duhet të shihet edhe si një porosi paralajmëruese për masa më të ashpra ndëshkuese ndaj Serbisë, e cila vazhdimisht udhëheq politikë agresive ndaj Kosovës dhe vendeve tjera fqinje, si në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nën diktimin e strategjisë ruse në Ballkan.

-Reagimet e njëpasnjëshme të diplomatëve dhe politikanëve të shquar ndërkombëtar kundër sanksioneve të njëanshme të BE-së ndaj Kosovës, për shkak të tensioneve të shkaktuara nga bandat kriminele serbe të Vuçiqit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që përfundimisht ta tregojnë efektin e vet dhe të bëhet largimi i tyre. Në fakt letra me nënshkrimin e 56 politikanëve evropian, në krye me Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, me thirrjen që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përveç kërkesës së drejtë, gëzon shumë edhe përmasa e nënshkruesve të saj,si rast i rrallë, ku kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme, bëhen bashkë për të ngritur njëzëri shqetësimet e tyre dhe paraqitur kërkesën për kthesë diplomatike me një qasje më të balancuar në trajtimin e Kosovës.

Në mesin e diplomatëve të shquar që e kundërshtojnë qasjen e gabuar të BE-së lidhur me raportet Kosovë Serbi dhe rebelimin e serbëve të veriut, të nxitur dhe mbështetur nga Beogradi, është edhe ish-Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, i cili deklaroi publikisht se Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë drejt përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për shtensionimin e gjendjes në veri. Prandaj kjo duhet të shihet edhe si një porosi paralajmëruese për masa më të ashpra ndëshkuese ndaj Serbisë, e cila vazhdimisht udhëheq politikë agresive ndaj Kosovës dhe vendeve tjera fqinje, si në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nën diktimin e strategjisë ruse në Ballkan. Madje Jamie Shea deklaron hapur se Perëndimi po i bënë më shumë presion Kosovës se sa Serbisë agresore, gjë që do të duhej të ishte krejtësisht e kundërta, andaj ai shfaq shpresën se masat e padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës, së shpejti do dhe duhet t’i hiqen.

Jamie Shea sqaroi se në periudhën e fundit situata në pjesën veriore ka qenë e qetë dhe kjo duhet të vlerësohet edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës, siç duhet përshëndetur edhe përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për ta de-eskaluar gjendjen në pjesën veriore të vendit dhe për t’i integruar serbët në shërbimet publike. Konsideroj se Kosovës po i bëhet më shume presion vetëm për shkak se ajo është më e varur nga Perëndimi, ndaj ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë, në rast se serbët etnik pengohen nga Beogradi që të shërbejnë në institucionet e Kosovës”, siç po vepron edhe tani Serbia, ka deklaruar Ish-Zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea. Shea shpreh bindjen se do të ishte shumë më produktive nëse presioni i vërtetë i bëhet palës më të fortë siç është në këtë rast Serbia, dhe jo Kosovës ti bëhet më shumë presion sesa Serbisë, për arsyen se Kosova është më e varur nga Perëndimi në aspektin e sigurisë dhe atë ekonomik, vetëm pse këta të fundit e kanë më të lehtë që të ushtrojnë presion mbi palën më të dobët.

T`i bësh presion gjithnjë palës më të dobët, kjo nuk është qasje korrekte, kështu që do të duhej të ishte e kundërta dhe rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian duhet të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaron shkurt dhe troç ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea. Prandaj është koha e fundit që ashtu siç shprehet Jamie Shea, SHBA dhe BE, përfundimisht ta ndërrojnë pozicionimin e tyre, pasi që pala kosovare të gjitha kërkesat e parashtruara i ka zbatuar, e ndër më kryesoret është reduktimi i pranisë së policisë special, në veri, nëpër objektet publike dhe përreth tyre, prani që u keqpërdor jo vetëm nga Serbia por edhe nga faktori ndërkombëtar, duke mbështetur propagandën e Beogradit dhe manipuluar me grupet kriminale, kinse pjesëtarët e minoritetit serb, me praninë e policisë në veri, qenkan të rrezikuar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".