Zbulimi i arsenalit të armëve në veri në policia e Kosovës janë fakte që flasin se Veriu i Kosovës gjendet para sulmeve terroriste serbe

Zbulimi i arsenalit të armëve në veri në policia e Kosovës janë fakte që flasin se Veriu i Kosovës gjendet para sulmeve terroriste serbe
Zbulimi i arsenalit të armëve në veri në policia e Kosovës janë fakte që flasin se Veriu i Kosovës gjendet para sulmeve terroriste serbe

Muhamet Kelmendi

  • 10 September 2023 - 08:14

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Caqet e sulmeve janë forcat e policisë, komandat e policisë së ndërtuar në veri dhe në jug; organet e pushtetit, deri tek njerëzit udhëheqës të shtetit të Kosovës. Me mos plotësimin e tri kushteve do të fillon edhe veprimi terrorist serb në veri e në Kosovë. Forcat çetnike dhe nacional raciste e terroriste serbe janë përgatitur për aksione terroriste. Pritet vetëm momenti i përshtatshëm për të vepruar. Në këtë anë edhe po punohet.

 

Bandat serbe të organizuara terroriste komandën e kanë në Serbi, pikërisht në Rashkë, ndërsa njësitet terroriste i kanë kudo nëpër kishat dhe manastiret serbe në Kosovë. E kanë shndërruar fenë në organizate kriminale, ndërsa objekte fetare në qendra terroriste. Edhe familjet e serbëve në veri dhe në jug të Kosovës, u shndërruan në qendra të armatosura terroriste serbomadhe. Janë armatosur mirë. Nëpër këto njësi terroriste ka forca edhe nga grupet e"Vrangelit". Udhëheqës ideologjik dhe shpirtëror është kisha. Ndërsa, organizimin dhe komandimin në terren e ka Ministri i Mbrojtes së Serbisë. Të gjithë veprojnë nën kontrollin e kryekriminelit Aleksandër Vuçiq. Kërkesat e paraqitura nga pala serbe janë fakte se nga Serbia janë krijuar grupe të organizuara dhe të armatosura që janë të stacionuara nëpër kisha e manastire dhe që veprojnë në Kosovë. Një grup i tillë mirë i organizuar është " Severna Brigada". Kjo e ka, sipas të dhënave jo zyrtare, qendrën në Rashkë. Vepron kudo në Kosovë, por kryesisht në katër komunat e veriut të Kosovës. Kërkesat e paraqitura, si : 1. Tërheqja e policisë së Kosovës nga Veriu, 2. Lëshimi i objekteve komunale dhe shoqërore dhe 3. Themelimi i Asociacionit serb, janë kushtet që ndërlidhen me veprimet e forcave terroriste serbe në Kosovë. Caqet e sulmeve janë forcat e policisë, komandat e policisë së ndërtuar në veri dhe në jug; organet e pushtetit, deri tek njerëzit udhëheqës të shtetit të Kosovës. Me mos plotësimin e tri kushteve do të fillon edhe veprimi terrorist serb në veri e në Kosovë. Forcat çetnike dhe nacional raciste e terroriste serbe janë përgatitur për aksione terroriste. Pritet vetëm momenti i përshtatshëm për të vepruar. Në këtë anë edhe po punohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".