Osmani me Pendarovskin do të përurojnë bustin e Nënë Terezës në ambasadën e Kosovës në Shkup

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 17:05
Osmani me Pendarovskin do të përurojnë bustin e Nënë Terezës në ambasadën e Kosovës në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me homologun e saj të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski do të përurojnë bustin e Nënë Terezës në ambasadën e Kosovës në Shkup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e bëri të ditur ambasada kosovare, duke treguar se dy presidentët do të jenë të pranishëm.

“Bëhuni gati për një moment të jashtëzakonshëm! Jemi të emocionuar të njoftojmë se në prani të krerëve të shteteve do të përurojmë së shpejti bustin e Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës. Kjo ngjarje monumentale do të festojë përgjithmonë trashëgiminë e saj të thellë”.

(Kosova Sot Online)