Në zgjedhje të jashtëzakonshme të shkohet vetëm për ti anuluar marrëveshjet tradhtare për 'zajednicën'

Në zgjedhje të jashtëzakonshme të shkohet vetëm për ti anuluar marrëveshjet tradhtare për 'zajednicën'
Në zgjedhje të jashtëzakonshme të shkohet vetëm për ti anuluar marrëveshjet tradhtare për 'zajednicën'

Gani Qarri

  • 17 September 2023 - 08:45

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Në zgjedhje të jashtëzakonshme të shkohet ekskluzivisht për shfuqizimin e marrëveshjes tradhtare të "zajednicës" , dënimin e autorëve të nënshkrimit dhe miratimit të këtij akti renegat me mbi 80 vota kuislinge edhe në Kuvend! Kurse pas zgjedhjeve, të bëhet dënimi i të gjithë atyre që kërkonin ndarjen e veriut, arrestimi i kryeministrit të PAN-it dhe ministrave që me parat e taksapaguesve të varfër të Kosovës, guxuan të paguanin kompanitë franceze, si "Majorelle PR & Event" , për propagandimin e ndarjes së Kosovës edhe në kryeqendrat më të mëdha ndërkombëtare në botë dhe jo të tolerohet zhagitja deri në parashkrim e gjykimeve nga gjykatat e korruptuara.

 

Në fakt, po bëhet gjithnjë e më i habitshëm akti, se si, pikërisht ata që e nënshkruan dhe bashkë me dorën e zgjatur të Vuçiqit në Kosovë (listën srpska” , pa fije turpi, e miratuan me aklamacion edhe në Kuvend "zajednicën" serbe, si dhe komandantët e "famshëm" të cilët i falën FYROM-it mese 2500 hektar dhe shtetit xhuxh të Malit të Zi, edhe mbi 8300 hektar tjerë, duke dëmtuar Kosovën me mese 11 mijë hektar toka autoktone shqiptare, sot janë më të zëshmit edhe për formimin e “zajednicës” kundër kushtetuese një etnike serbe, si dhe kërkojnë në mënyrë demonstrative, përmbushjen e orekseve politike dhe territoriale të Serbisë hegjemoniste, serish në dëm të Republikës së Kosovës. Edhe kërcënimet e opozitës, nga seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për bllokimin e Kuvendit përmes refuzimit për ta votuar cilin do propozim, vendim, ligj apo marrëveshje ndërkombëtare që vjen nga Qeveria e Kosovës, me ultimatumin për dorëheqje të qeverisë, dhe bashkimin e deputetëve të pozitës me opozitën në mocion për shuarjen e mandatit të Kuvendit dhe marrjen e mandatit Qeverisë Kurti, bëhen mu në këtë kontekst, gjë që unë nuk i shoh vetëm si rrezik por edhe si një opsion bukur real dhe ndoshta edhe i domosdoshëm, që nëse BE nuk ndryshon qëndrim në trajtimin e Kosovës, kryeministri Kurti të mos lejoj të torturohet më, nga forcat e errëta proserbe në opozitën e inkriminuar, as nga ndërmjetësuesit pro-serb të BE-së, të cilët që nga fillimi kanë qenë mbështetës të hapur të Serbisë hegjemoniste. Prandaj megjithëse kërkesa e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është fare serioze, kur dihet mirëfilli, se ata vet nuk kanë dëshmuar kurrë se janë serioz, në këtë moment kritik të procesit të dialogut me Serbinë dhe rrethanat e zhvillimeve politike e strategjike ndërkombëtare të sigurisë, në të cilat spektri politik proserb i Kosovës po lufton demonstrativisht vetëm për pushtet, në një garë shumë të dyshimtë dhe ekstremisht përçarëse, me akuzat më banale e mungesë totale të kulturës dhe vullnetit politik për bashkëveprim dhe një strategji unike nacionale, për mbrojtjen më të sigurt të integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës, Qeveria Kurti duhet ta trajtoj edhe opsionin e shpalljes së zgjedhjeve të reja në nivel vendi, e në rast se konsiderohet si akt pozitiv për vendin, edhe të zgjedhjeve komunale në veri, njëkohësisht. Madje duke qenë se, marrëveshja e 27 shkurtit të këtij viti në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në dokumentin fillestar të Marrëveshjes Bazë, parasheh që palët të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë, ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, t’i njohin dokumentet shtetërore dhe simbolet analoge kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore, por Serbia vazhdon ta kundërshtoj publikisht sovranitetin e Kosovës, shpreh hapur pretendime territoriale ndaj vendit tonë, ndërhynë në vijimësi, në çështjet e brendshme të Kosovës, dhe nuk kritikohet as ndëshkohet nga BE, as bashkësia ndërkombëtare, dhe kërkon vetëm krijimin e "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe me kompetenca ekzekutive, pa zbatuar asnjë pjesë të marrëveshjes, e cila përkundër të gjithave nuk merr jo vetëm ndëshkim nga BE, por as kritika sado të buta qofshin ato, të paktën nga SHBA dhe aleatët tjerë perëndimor, për thyerjen e kësaj fushate kaq të egër kundër vendit tonë, Kosova duhet ta trajtoj urgjentisht edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo edhe për faktin se përveç ndërmjetësuesve pro serb të BE-së Josepp Borel e Mirosllav Lajçak, kërkesave cinike të Serbisë hegjemoniste, fatkeqësisht iu bashkuan edhe opozitarët e inkriminuar dhe vet “kryekomandanti” i dorëzimit të Kullës, Belluhës, Zhlebit, e Çakorrit shtetit xhuxh të Malit të Zi, duke u bërë një me kërkesat e Serbisë, madje Haradinaj doli publikisht me kërkesën për formimin e "zajednicës" kundër kushtetuese serbe, ose rrëzimin e Kryeministrit Kurti, nga pushteti, andaj Qeveria Kurti duhet ta marrë një vendim urgjent, që do ti linte gojëhapur ndërmjetësuesit e huaj, si dhe me vullnetin e lirë të qytetarëve, ti dërgojë njëherë e mirë, nën pragun zgjedhor edhe opozitarët e inkriminuar pro serb në Kosovë, si vendi më i merituar, për ta. Ashtu që në këtë moment kaq kritik, kur shumë seriozisht është duke u rrezikuar vendi nga një opozitë e shitur si kjo e Kosovës në kooketim të ngushtë dhe të pashkëputshëm me Aleksandër Vuçiqin dhe diplomacinë serbe, si dhe agjenturat në rritje serbo ruse, që kanë futur thellë rrënjët në Kosovë, të cilat bashkë me filialet mediatike dhe sociale shqipfolëse të paguara majm, tash e sa vite nga Serbia, vazhdojnë të propagandojnë dhe angazhohen kaq fuqishëm, në destabilizimin e vendit, për detyrimin e Kryeministri Kurti, që ta formojë "zajednicën" kundër kushtetuese një etnike serbe, si dhe ti bëjë koncesione territoriale edhe Serbisë fashiste, siç i falën opozitarët e shitur, tokat e Kosovës, FYROM-it dhe Malit të Zi, mendojë se zgjidhja e vetme, për ndarjen e shapit nga sheqeri, është që Qeveria Kurti, një orë e më parë, ti shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Dhe në zgjedhje të jashtëzakonshme të shkohet ekskluzivisht për shfuqizimin e marrëveshjes tradhtare të "zajednicës" , dënimin e autorëve të nënshkrimit dhe miratimit të këtij akti renegat me mbi 80 vota kuislinge edhe në Kuvend! Kurse pas zgjedhjeve, të bëhet dënimi i të gjithë atyre që kërkonin ndarjen e veriut, arrestimi i kryeministrit të PANit dhe ministrave që me parat e taksapaguesve të varfër të Kosovës, guxuan të paguanin kompanitë franceze, si "Majorelle PR & Event" , për propagandimin e ndarjes së Kosovës edhe në kryeqendrat më të mëdha ndërkombëtare në botë dhe jo të tolerohet zhagitja deri në parashkrim e gjykimeve nga gjykatat e korruptuara. Të vendosen para drejtësisë, të gjithë ata “patriotë” famëmëdhenj që ua falën tokat autoktone të Kosovës, pa asnjë shpjegim, vendeve fqinjë, sikur të ishin tokat e baballarëve të tyre, të cilët përkundër turpit të pafund, që bartin mbi vete, ndër vite e dekada me veprimet kanceroze në dëm të Kosovës, edhe sot angazhohen me tërë potencialin e tyre famëkeq, që përveç krijimit të "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe, të cilën e kanë nënshkruar kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, Kosova t`ia falë edhe resurset e veta më jetike ujore si Ujmani dhe tokat më vitale me pasuritë më të mëdha me xehe nëntokësore të Trepçës, një shteti ish okupator e gjenocidial, si Serbia hegjemoniste, e cila tash e mbi 24 vite, mban peng edhe mbi 1600 trupa të shqiptarëve të kidnapuar, qysh në vitet e luftës, mbi fatin dhe jetën e të cilëve, fatkeqësisht, sot e atëherë nuk di gjë, askush, përderisa opozita pro-serbe, bëhet copë, duke kërkuar demonstrativisht, përsëri plotësimin e kërkesave politike dhe territoriale të Serbisë hegjemoniste, në dëm të popullit dhe shtetit të Kosovës martire. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".