Josep Borell dhe Miroslav Lajçak po e sabotojnë dialogun, janë kundër marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak po e sabotojnë dialogun,  janë kundër marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë
Josep Borell dhe Miroslav Lajçak po e sabotojnë dialogun,  janë kundër marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 25 September 2023 - 08:10

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Nuk mund të diskutohet Asociacioni pa marrëveshje për njohje reciproke. Këtë e dinë qartë në Bruksel dhe kudo. Por, këtë nuk e donë as z. Lajçak dhe as z. Borel. Të dytë janë kundër njohjes. Këta e futën Kosovën në një pozitë të rëndë. E Prishtina ra viktimë. Duket se i kuptoj keq! Tash i kemi edhe masat ndëshkuese. Është z. Borel dhe z. Lajçak që e futen Asociacionin në çështje të parë.

-Z.Miroslav Lajcak ka treguar vazhdimisht se është pro serb dhe pro kërkesave te paraqitura nga Serbia. De-fakto i tërë debakeli i dialogut vjen nga anshmëria e tij dhe e z. Josep Borel. Çdo herë kanë qenë anti Kosovës. Deklaratat e tij në skenën politike janë luftënxitëse. Z. Lajcak punon për të mos pasur marrëveshje. Duket se po e bënë punën e Rusisë në BE. Është ndërmjetës që, në njërën anë, fton dhe tregon suksesin dhe detyrën e respektimit të Marrëveshjes së Brukselit të shkurtit dhe Aneks marrëveshjen e Ohrit dhe, në anën tjetër, vepron në implementimin e marrëveshjes për të mos u realizuar marrëveshja. Futja nga z. Lajçak dhe z Borel në çështje thelbësore Asociacionin serb, duke i dhënë pushtet, në krahasim me çështjet tjera, si gjetja e të humburve, dëmet e luftës dhe reciprociteti; njohja reciproke, është jo e drejtë dhe në kundërshtim me vetë marrëveshjet e arritura. Nuk mund të diskutohet Asociacioni pa marrëveshje për njohje reciproke. Këtë e dinë qartë në Bruksel dhe kudo. Por, këtë nuk e donë as z. Lajçak dhe as z. Borel. Të dytë janë kundër njohjes. Këta e futën Kosovën në një pozitë të rëndë. E Prishtina ra viktimë. Duket se i kuptoj keq!

Tash i kemi edhe masat ndëshkuese. Është z. Borel dhe z. Lajçak që e futen Asociacionin në çështje të parë. Thjeshtë:

Kërkesa e qëndrimi i Beogradit u bë pikë mbështetëse e BE-së dhe e SHBA-ve. Tamam sikur me qenë minoriteti serb në Kosovë në gjendje të rëndë; në gjendje për tu zhdukur nga jeta. Kjo nuk është e vërtetë dhe as e drejtë. Edhe z. Borel dhe edhe z. Lajcak dhe çdo Lajçak tjetër e dinë se çfarë të drejtash ka minoriteti serb në Kosovë.

Nuk ka minoritet në botë me më shumë të drejta dhe mbrojtje ligjore. Kosova dhe Serbia kanë edhe të tjera çështje të pazgjidhura.

Nuk po futet askund reciprociteti. Është lënë tërësisht përgjegjësia penale për gjenocidin e bërë në Kosovë. Për të pagjeturit nuk diskutohet fare. Dëmet e luftës as që janë bërë temë e dialogimit.

Kudo gjinden vetëm kërkesat serbe. Më 15.09.2023 në Nish krimineli i luftës, Vucic, tha: " Jam i kënaqur se tash po e kuptojnë në Bruksel, fjalën e ka për z. Borel dhe për z. Lajcak, pozitën e serbëve. Ne jemi për realizimin e planit të paraqitur në Bruksel. Nuk do të punojmë kurrë kundër interesit serb". Qëndrimi i tillë tregon anësimin e dy ndërmjetësve të BE. Përndryshe, kurrë nuk do të përshëndeteshin nga Beogradi. Tash punën pro ruse të Serbisë po e bënë z .Lajcak dhe z. Borel. Këtu është përputhja Vuçic-Borel-Lajcak. Me z. Borel dhe z. Lajçak kurrë nuk do të ketë marrëveshje. Ata janë kundër shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".