JO e madhe për Zajednicen, është projekt një etnik dhe i rrezikshëm për të ardhmen e shtetit

JO e madhe për Zajednicen, është projekt një etnik dhe i rrezikshëm për të ardhmen e shtetit
JO e madhe për Zajednicen, është projekt një etnik dhe i rrezikshëm për të ardhmen e shtetit

Arsim Aziri

  • 25 September 2023 - 08:03

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Nuk duhet me u shty sendet me zor! Është jo etike me i kërkua shtetit tonë me kushtëzim të dhunshëm për implementimin e Zajednices!

Përderisa një krijesë e tillë e sponsorizuar prej qarqeve të ndryshme ka qëllime destruktive dhe fatkeqësisht e mbështetur edhe nga brenda shtetit tonë, ajo duhet të pengohet me urgjencë, në mënyrë që të mos shtrihet si angazhim e kërcënim i përgjithshëm kundër stabilitetit e funksionalitetit të shtetit. Duhet të jemi shumë të vendosur.

- Të kaluarës duhet t'i themi JO tanimë! Është domosdoshmëri kombëtare ta pengojmë aktualizimin e saj, ndryshe s’bën e s'shkon! Zajednica është projekt një etnik dhe i rrezikshëm për të ardhmen tonë, dhe duke qenë zgjatim i jashtëm ka pretendime të brendshme, prandaj përpjekja për të sabotuar shtrirjen e sajë është mision i gjithsecilit, i çfarëdo formati e strukture. Aktualizimin e vetëm që duhet ta bëjmë është rizgjimi enorm drejtë çrrënjosjes së jashtme si ide e mandej si projekt. Politikanët ndërmjet vete ndahen me kilometra, aq sa s'mund ndoshta edhe të shihen! Janë zhvillimet ato që e përfaqësojnë atë gjuhë, gjuhën përtej individuales! Kohës politike, më shumë se kurrë iu ka dashur e sotmja, multi dimensionalisht si dimension.

Johann Gottlieb Fichte, fliste më së miri për koncepcionin e njeriut aktiv dhe realizueshmërinë e tij morale, përfshi edhe formimin individual, pra për mendjen si parim i parë i çdo gjëje ekzistuese. Mendja kurrë nuk mundë të abstraktohet ngase është premisë e domosdoshme!

Një pjesë e madhe e qytetarëve sikur janë çliruar plotësisht nga mënyra sesi po qeveriset vendi, s'po e them unë por vlerësimet e jashtme e të brendshme objektive! Pra, asnjë qeverisje duke i pasur për bazë rrethanat tona të rënda, sikur s'mundi me përfundua mandatin pa ndonjë keqpërdorim të mundshëm, ama e rëndësishme është me qenë qëllimi i mirë, ani pse nuk arrin të realizohet në tërësi. Kjo qeveri, përpos ndryshimeve që ka ndërmarrë në aspektin e politikave më sociale, ajo ka arritur të çliroj edhe qytetarin nga brengosja e tij e vazhdueshme mbi të ardhmen e vendit. Dhe kjo është gjë e mirë, sikur ka arritur ta thyej në mënyrë të shkëlqyeshme "burgun" nën të cilin gjendeshin besueshëm qytetarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".