Zgjedhjet eventuale në katër komunat e veriut të Kosovës pa Listen Srpska të Milan Radojçiqit dhe Aleksandër Vuçiqit

Zgjedhjet eventuale në katër komunat e veriut të Kosovës pa Listen Srpska të Milan Radojçiqit dhe Aleksandër Vuçiqit
Zgjedhjet eventuale në katër komunat e veriut të Kosovës pa Listen Srpska të Milan Radojçiqit dhe Aleksandër Vuçiqit

Radomir Dimiç

  • 16 October 2023 - 11:38

Nga: Radomir Dimiq

 Lista Srpska dhe drejtuesit e saj, pas  ngjarjeve në fshatin Banjsk,  në vend që të përgjigjen për veprimtari, akte terroriste, po përpiqen të transformohen në evropian , duke luajtur tani rolin e viktimës.  Me ultra djathtistët e  ish  Partisë Radikale serbe nuk mundë të ketë dialog as farë bisedimesh  për të ardhmen e Kosovës, sepse bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e paradigmës politike, por në përmbajtje janë të njëjtit me të njëjtën politik dhe program.  Nëse Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen zgjedhjet , atëherë  në ato zgjedhje nuk duhet të ketë vend për Listën Srpska, por vetëm për subjektet  konstruktive politike, për kandidat serioz dhe  të matur e lojal për shtetin, me të cilët Aleksandër Vuçiqi  nuk do të mundë të manipulon dhe as nuk do të mundë ti frikëson, ama me çfarëdo mënyre të presionit, të frikësimit  dhe terrorit që do të mundohet ta ushtron ndaj tyre dhe ndaj votuesve, qytetarëve të thjeshtë. Nuk duhet lejuar që dikush të  manipulon, të ushtron presion dhe terror mbi votuesit  sikur deri më tani.

 -Me rastin ë kërkesës së kryetarit të të ashtuquajturës Lista Srpska , z. Rakiq, adresuar qeverisë së Kosovës që ti shpallë zgjedhjet për katër komunat e veriut të Kosovës, e vlerësoj këtë kërkesë jo serioze,   qesharake dhe politikisht  veprim diletant. A nuk është  kjo e njëjta , e ashtuquajtura Lista Srpska, që dikush po e quan edhe terroriste, ajo e cila me vetë dëshirë ose nën presionin dhe këshillat që i ka marr nga Beogradi, respektivisht nga Aleksandër Vuçiqi, i ka lëshuar institucionet  qeverisëse në këtë  pjesë të territorit të  Kosovës?. Si kryetar i  OJQ-së Kosova Multietnike konsideroj që qeveria e Kosovës  nuk do të duhej  në asnjë mënyrë që të ju nënshtrohet këtyre kërkesave nën presion, aq më tepër kur ato vijnë nga e ashtuquajtura Lista Srpska në krye të   cilit subjekt politik ka qenë Milan Radojciqi, njeriu më i afërt i Aleksandër Vuçiqit. Diçka e tillë duhet të jetë, dhe është e pa pranueshme, e pa tolerueshme , e sidomos pas sulmit terrorist që u zhvillua në fshatin Banjsk, dhe pas  vrasjes së një polici kosovar dhe  plagosjes së tre të tjerëve, si dhe  pas likuidimit të disa  sulmuesve të cilët ai i ka udhëhequr, ai Pablo Eskobari kosovar në veri të Kosovës, Milan Radojciq. Ne qytetarët serb të Kosovës  nuk e mbështesim Aleksandër Vuçiqin dhe as bashkëpunëtorët e tij të afërt nga lista Srpska.

Pra, ne presim nga kryeministri Albin Kurti që ti ketë parasysh mendimet  tona lidhur me këtë  qëndrim dhe për këtë problematik, për këtë çështje. Ne si OJQ-Kosova Multietnike kërkojmë që  të  fshihet krejtësisht nga lista e partive politike Lista Srpska e Aleksandër Vuçiqit, duhet të ndalohet, të cilën ne nuk e përkrahim dhe nuk e  pranojmë as konsiderojmë  si përfaqësuese apo shpëtimtare tonën, por të kundërtën, e konsiderojmë si një faktor të rrezikshëm të destabilizimit të Kosovës, provokatore të konflikteve dhe shqetësuese për popullin, e rrezikshme për sovranitetin dhe integritetin e shtetit.

Lista Srpska dhe drejtuesit e saj, pas  ngjarjeve në fshatin Banjsk,  në vend që të përgjigjen për veprimtari, akte terroriste, po përpiqen të transformohen në evropian , duke luajtur tani rolin e viktimës.  Me ultra djathtistët e  ish  Partisë Radikale serbe nuk mundë të ketë dialog as farë bisedimesh  për të ardhmen e Kosovës, sepse bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e paradigmës politike, por në përmbajtje janë të njëjtit me të njëjtën politik dhe program.  Nëse Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen zgjedhjet , atëherë  në ato zgjedhje nuk duhet të ketë vend për Listën Srpska, por vetëm për subjektet  konstruktive politike, për kandidat serioz dhe  të matur e lojal për shtetin, me të cilët Aleksandër Vuçiqi  nuk do të mundë të manipulon dhe as nuk do të mundë ti frikëson, ama me çfarëdo mënyre të presionit, të frikësimit  dhe terrorit që do të mundohet ta ushtron ndaj tyre dhe ndaj votuesve, qytetarëve të thjeshtë.

Nuk duhet lejuar që dikush të  manipulon, të ushtron presion dhe terror mbi votuesit  sikur deri më tani. Unë me këtë rast  i ftoj të gjithë serbët e veriut të Kosovës që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe ta pranojnë Kosovën si shtet dhe atdhe të tyre, dhe të marrin pjesë aktive në proceset demokratike në jetën politike dhe të gjitha strukturat e sistemit të  shoqërisë  e shtetit të Kosovës. Vetëm si qytetar lojal të Kosovës mundë të llogaritim në  të ardhmen e përbashkët  e cila me të vërtetë është e realizueshme dhe perspektiva e vetme, në mënyrë që sa më shpejtë të lirohemi nga e kaluara millosheviqiane dhe nga politika e mbrapsht e shkatërrimtare e mashtruese, gënjeshtare  e  Aleksandër Vuçiqit. Ai po udhëheq një politik mashtruese me premtime  të rrejshme për serbët e Kosovës, premtime që gjithmonë në fund po dalin të kenë qenë mashtrim, duke e përdorur këtë agjendë vetëm për interesin e vetë personal, për përfitim dhe për mbijetesë politike të karrierës. Mjaft ishte me këso lloj mashtrimesh prandaj duhet ti themi njëherë e përgjithmonë : Ishte mjaft- NOPASARAN

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".