Republika e Kosovës për shumë vite ka bërë politikë të gabuar ndërkombëtare

Republika e Kosovës për shumë vite ka bërë politikë të gabuar ndërkombëtare
Republika e Kosovës për shumë vite ka bërë politikë të gabuar ndërkombëtare

Muhamet Kelmendi

  • 23 November 2023 - 19:16

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në parlament nuk u arrit kurrë ndonjë bazë unike e qëndrimeve për raportet me shtetin serb dhe faktorët ndërkombëtar. Vazhdoj amullia, paqartësia dhe urrejtja, deri në armiqësi midis pozitës e opozitës. Uniteti mungoj. Edhe tash kur nga Qeveria Kurti II u pranua ndërtimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me statut, duke bërë marrëveshje me shtetin serb pa njohje de-jure, pavarësisht mos nënshkrimit të marrëveshjeve, nuk kemi një informim adekuat dhe qëndrim të qartë shtetëror. Qytetarët dhe as vetë deputetët nuk kanë informacione.

 

Republika e Kosovës ka mjaftë dështime në ndërtimin e shtetit dhe në raport me faktorin e jashtëm. Vendosja e z.Gervalla-Schvarz në drejtim të diplomacisë së Kosovës ka qenë gabimi më i madh i Qeverisë Kurti II. Me këtë u pasivizua tërësisht aktiviteti diplomatik dhe njohjet e shtetit. Për shkak të kësaj, po angazhohen tërë strukturat e pushtetit në diplomaci dhe prapë se prapë po mungojnë sukseset. Nuk mundë të thuhet se dështimi vjen vetëm nga raportet e jashtme politike, ndonëse është çështje jetike për sukseset. Realizimi i sukseseve varet kryesisht nga politika e brendshme ekonomike, politike dhe shoqërore; varet kryesisht nga ndërtimi i shtetit të lirë, ligjor dhe demokratik. Ndarja e ashpër në qëndrime politike, konfliktet e thella pozitë - opozitë, përcaktimet e paqarta në politikën brendshme dhe sidomos në atë të jashtme, kryesisht në raport me BE-në, me Anglinë, me shtetet demokratike dhe me SHBA-në dërguan në pasivitet dhe dështim të madh. Politika diplomatike ndërtohet mbi disa faktor, dhe kryesisht të brendshëm. Këtu duhet përmendur: 1. Ndërtimin e një armate (shtrisë) së fortë. 2. Zgjidhja e konflikteve të brendshme politike midis pozitës dhe opozitës. 3. Ndërtimi i një ekonomie stabile në vend. 4. Ndërtimi i një sistemi juridik ligjor dhe kushtetues. 5. Unifikimi i qëndrimeve politike e diplomatike, si dhe përfshirja e shumë faktorëve në diplomaci, duke marrë kuadro nga opozita, shoqëria civile, nga Akademie e Shkencave, e duke shkuar edhe te kuadri i jashtëm. 6. Zgjidhja e taktikave adekuate në diplomaci, çdo herë në përforcim të strategjisë. Natyrisht se ka edhe shumë faktor të tjerë. Qeveria e Kurtit këtë zgjidhje të tashme e kishte refuzuar më herët. Politika amerikane qëndronte fillimisht në faktin se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë një Republikë tjetër serbe në Kosovë. Asociacioni kërkohej të ndërtohej brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Mirëpo, bazë e këtij ndërtimi ishte njohja de-jure e shtetit. Me politikën e gabuar në hapa dhe në taktika të angazhimit politik etj., duke sjellë strategjinë në fillim, pa i përdorur taktikat adekuate, konsumoj shumë kohë dhe e detyroj Uashingtonin që të heq dorë nga njohja de-jure e shtetit. Tash kemi vetëm njohjen de-fakto. Pra, u kalua nga njohje gjoja de-fakto, që në realitet është ekzistuese, sepse Republika e Kosovës ekziston, si dhe u la njohja de-jure. Këtej nuk iu vunë sanksionet Serbisë për heqjen e Kosovës nga normat kushtetuese serbe. Me këtë iu dha mundësia Serbisë të luftoj në çdo kohë për të rikthyer sovranitetin e shtetit serb në Kosovë. Gabimet e tilla të Qeverisë Kurti e dobësuan Kosovën dhe krijuan edhe konflikte të ashpra të brendshme. Në parlament nuk u arrit kurrë ndonjë bazë unike e qëndrimeve për raportet me shtetin serb dhe faktorët ndërkombëtar. Vazhdoj amullia, paqartësia dhe urrejtja, deri në armiqësi midis pozitës e opozitës. Uniteti mungoj. Edhe tash kur nga Qeveria Kurti II u pranua ndërtimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me statut, duke bërë marrëveshje me shtetin serb pa njohje de-jure, pavarësisht mos nënshkrimit të marrëveshjeve, nuk kemi një informim adekuat dhe qëndrim të qartë shtetëror. Qytetarët dhe as vetë deputetët nuk kanë informacione. Nuk dihet mirë statusi i Asociacionit. Ndërsa, nga shtetet e organizmat ndërkombëtar nuk kemi njohje dhe as anëtarësim e njohje nga shtetet dhe mekanizmat evropian a botëror. Është larg, shumë larg anëtarësimi në NATO, në Këshillin e Evropës, në BE-dhe në OKB. Si shtet dhe shoqëri jemi në dështim. Asociacioni po ndërtohet. Në organet e këtij subjekti po kalojnë kompetencat e komunave plus kompetencat e dhëna me statut. Kështu po ndërtohet një autonomi e gjerë me elemente shteti. Këtu është dështimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".