Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ombrella e vetme sigurisë së sovranitetit dhe integritetit të shtetit

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ombrella e vetme sigurisë së sovranitetit dhe integritetit të shtetit
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ombrella e vetme sigurisë së sovranitetit dhe integritetit të shtetit

Gani Qarri

  • 26 November 2023 - 07:00

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pikërisht tani, është momenti i duhur dhe shumë i nevojshëm, që të arrihet uniteti i plotë i partive politike në Kuvend dhe pa vonesë të miratohet Rezoluta e cila u propozua nga opozita, për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO! Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO, përveç situatës ekzistuese, është i domosdoshëm edhe për faktin se edhe aktualisht, ruajtja e kufijve të shtetit të Kosovës bëhet nga NATO, ndaj Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, do të ndikonte që aleanca e NATO-s të deklarohet pa ndonjë vonesë të zakonshme procedurale e burokratike, apo ndarje të aleancave strategjike e politike dhe do ta shqyrtojë e miratojë vendimin që në një afat, sa më të shkurtër kohor, apo të paktën brenda një viti, Kosova edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e NATO-s.

 

Pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, ku synohej okupimi i veriut të vendit tonë nga Serbia, dhe shpërthimit të krizës në Lindjen e mesme, shihet qartë se Rusia po përpiqet me të gjitha mjetet dhe mundësit, që me ndihmën e satelitëve të saj në rajon, si Serbia, ta bëjë zgjerimin e vatrave të reja të krizave edhe në Ballkan, në mënyrë që të përfitojë në planin ushtarak dhe atë strategjik edhe në këtë pjesë të Evropës juglindore. E nëse rastësisht vije deri te shpërthimi i planifikuar, ky akt makabër mundë të shndërrohen shumë shpejt, në një konflikt të rrezikshëm dhe luftë të hapur për territore, veçanërisht duke pasur parasysh pretendimet e Serbisë hegjemoniste për gllabërim të territoreve të vendeve fqinje, që nga Bosnja e Mali i Zi deri në veriun e Kosovës, mbi të cilat nga udhëheqja aktuale serbe, tentohet të ngritët, e ashtuquajtura "Serbi e madhe", gjë që e vë edhe të ardhmen e Kosovës në pikëpyetje. Andaj paralajmërimet e frikshme dhe raportimet e vazhdueshme shqetësuese, për rrezikun permanent që paraqet shtrirja e ndikimit rus në rajon, si dhe planet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që duke krijuar një vatër të re krize, të shpërqendrojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë, e bën nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO edhe më urgjente. Kështu që pikërisht tani, është momenti i duhur dhe shumë i nevojshëm, që të arrihet uniteti i plotë i partive politike në Kuvend dhe pa vonesë të miratohet Rezoluta e cila u propozua nga opozita, për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO! Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO, përveç situatës ekzistuese, është i domosdoshëm edhe për faktin se edhe aktualisht, ruajtja e kufijve të shtetit të Kosovës bëhet nga NATO, ndaj Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, do të ndikonte që aleanca e NATO-s të deklarohet pa ndonjë vonesë të zakonshme procedurale e burokratike, apo ndarje të aleancave strategjike e politike dhe do ta shqyrtojë e miratojë vendimin që në një afat, sa më të shkurtër kohor, apo të paktën brenda një viti, Kosova edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e NATO-s. Marrë në konsideratë sulmin terrorist serb të 24 shtatorit dhe tendencat e vazhdueshme të Rusisë për përhapjen e konflikteve edhe në Ballkanin Perëndimor, pikërisht tani, është momenti i duhur dhe më i qëlluar, që urgjentisht të arrihet unitet i partive politike në Kuvend dhe menjëherë e pa asnjë vonesë të mëtejme, të miratohet Rezoluta e propozuar nga opozita, për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO! Anëtarësimi i Kosovës me urgjencë në NATO, përveç rrezikut permanent që vije nga Serbia, është i domosdoshëm edhe për shkak të situatës së brishtë ekzistuese, kur dihet mirë fakti se pikërisht Kosova, është më e rrezikuara, nga synimet okupuese të Serbisë, e cila vazhdon të mos e njoh integritetin e Kosovës dhe shpreh hapur pretendime territoriale, ndaj pjesëve më jetike të shtetit të Kosovës. Se Kosova është një territor që mundë ta ketë fatin e Ukrainës e cila rrezikohet hapur nga Serbia, me skenar të njëjtë si Krimea nga okupacioni rus, ka paralajmëruar edhe gazetarja gjermane Franziska Tschinderle e cila në tekstin e një analize të saj për medien gjermane, shkruan pikërisht për tensionet në Kosovë dhe konstaton se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të një niveli të ulët të paprecedentë, dhe se përshkallëzimi këtu, ndodh çdo muaj. Madje edhe vetëm protestat kundër targave, pas thirrjes së Vuçiqit, kulmoi me bojkotin e zgjedhjeve lokale nga pakica serbe, kurse në fund të muajt Maj, të këtij viti, pati edhe trazira të dhunshme në të cilat mese 93 ushtarë të forcave të NATO-s-KFOR u plagosën rëndë nga një turmë e militantëve serbë,” shkruan Blätter. Fakti se ekziston një rrezik i madh për Kosovën, disa muaj më parë, paralajmëroi edhe politologu Vedran Dzihiç, sipas të cilit “spiralja e përshkallëzimit në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë edhe më tej, dhe do të përfundojë në një tjetër zgjim të vrazhdë për kontinentin”! Por gazetarja gjermane Tschinderle, thotë që lajmi i mirë është se zgjimi i vrazhdë ende mund të parandalohet, nga faktori ndërkombëtar, e cila sqaron se synimi i forcave serbe është aneksimi i veriut, ndaj megjithëse operacioni i parë dështoi, rreziku ende nuk ka kaluar dhe ekziston frika që diçka e ngjashme mund të ndodhë sërish, shkruan më tej, ajo. Gazetarja Franziska Tschinderle në platformën “X” , shpërndau edhe linkun e analizës së saj mbi këtë gjendje të tensionuar e cila thotë qartë, se Kosova është e kërcënuar me një skenar të ngjashëm si të Krimesë dhe 24 shtatori ishte prova e parë për këtë”, por gjendja po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll falë KFOR-it, forcës ushtarake të aleancës së NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online