'Nëse dështon marrëveshja me Serbinë, Kosova e ka të drejtë bashkimin me Shqipërinë'

'Nëse dështon marrëveshja me Serbinë, Kosova e ka  të drejtë bashkimin me Shqipërinë'
'Nëse dështon marrëveshja me Serbinë, Kosova e ka  të drejtë bashkimin me Shqipërinë'

Gani Qarri

  • 27 December 2023 - 18:52

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Me këtë rishikim të kufijve Kosova nuk do të ishte më e detyruar të trajtohet nga askush, si shtet multi-etnik, por si shtet i pa varur me shumicë absolute shqiptare, si republikë me të drejtë që ti bashkëngjitet në një lloj federate Shqipërisë, duke ndërruar paraprakisht edhe emërtimin aktual dhe rikthyer emrin e lashtë historik si Republika e Dardanisë në kuadër të Republikës Federale Shqiptare. Përndryshe pavarësisht kompromiseve që deri më tani, janë bërë në dialog, me këtë ecuri të deritashme të bisedimeve, shihet qartë se Serbia qëllimin e vetëm e ka që të mos e lejojë Kosovën për të funksionuar si shtet.

 

Serbia, duke mos pranuar të nënshkruaj as marrëveshjen për të ashtuquajturin asociacion, të propozuar nga Bashkimi Evropian, pa kompetenca ekzekutive, model i ngjashëm me asociacionin ekzistues ligjor e legal dhe kushtetues që funksionon në Republikën e Kosovës, kërkuar modelin e një Republike Serbe, si të Bosnjës, dhe duke mos e pranuar as shtetin e Kosovës, por duke kërcënuar e penguar në vijimësi funksionimin e shtetit tonë, mbase po përpiqet ta ri aktualizojë, serish variantin e ndryshimit të kufijve në mes të dy shteteve. Prandaj, e ballafaquar me situata të tilla, Kosova duhet ta ketë këtë parasysh dhe parapërgatitet me kohë, që në rast të nxjerrjes në tavolinë të planit për shkëmbimin e territoreve, të insistojë në rikthimin e plotë të territoreve që vendit tonë, i janë shkëputur padrejtësisht dhe pa e pyetur fare, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, nga Serbia hegjemoniste. Ndryshimi i kufijve aktual, do të na kthente, në gjendjen kur Lugina e Preshevës e cila, në vitin 1945, administrativisht ishte ndarë nga Kosova, prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave, të cilat në vitin 1956 iu bashkëngjitën veriut të Kosovës, si Leposaviqi dhe Zubinpotoku, që në atë kohë ishin të banuara me shumicë sllave, ndërsa qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i shqiptarëve, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë nacional. Nga ecuria e deritashme e dialogut dhe propozimit të marrëveshjeve që janë në Tavolinë, shihet ashiqare, tendenca e Serbisë, për të gllabëruar pjesë të veriut të Kosovës, e cila po bënë gjithçka për ta penguar Kosovën që të funksionojë si shtet i pa varur, pavarësisht se kemi njohje të fuqishme dhe të pa kontestueshme ndërkombëtare të shtetit tonë të pavarur. Duke pasur parasysh problemet me Serbinë, korrigjimi i lehtë i kufijve, në ato pozita që edhe ka ndodhur, me bashkëngjitjen qëllimkeqe të Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të banuara me shumicë serbe, për të marr Kosova pjesët e shkëputura në Kosovën lindore me shumicë shqiptare, si Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin, do të mund të bisedohej, nëse do të hiqej përfundimisht nga rendi i ditës, çështja e asociacionit, që edhe ashtu, do të ishte një bombë e kurdisur me sahat, kundër shtetit të pavarur të Kosovës nga politika ultra-naconialaliste dhe shoviniste serbe. Por korrigjimi i kufijve mund të vinte në shprehje, vetëm atëherë kur ofrohet garanti ndërkombëtare, se nuk do të shkojë, në asnjë mënyrë, në përmasat tragjike, që i kishin planifikuar Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiqi, por vetëm deri te kthimi i gjendjes së fundit të ndryshimeve të zyrtarizuara në ish federatën jugosllave në vitin 1945, kur në shkëmbim të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, Kosova do të merrte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, që deri më 1945, ishin të Kosovës! Me këtë rishikim te kufijve Kosova nuk do të ishte më e detyruar të trajtohet nga askush, si shtet multi-etnik, por si shtet i pa varur me shumicë absolute shqiptare, si republikë me të drejtë që ti bashkëngjitet në një lloj federate Shqipërisë, duke ndërruar paraprakisht edhe emërtimin aktual dhe rikthyer emrin e lashtë historik si Republika e Dardanisë në kuadër të Republikës Federale Shqiptare. Përndryshe pavarësisht kompromiseve që deri më tani, janë bërë në dialog, me këtë ecuri të deritashme të bisedimeve, shihet qartë se Serbia qëllimin e vetëm e ka që të mos e lejojë Kosovën për të funksionuar si shtet. Prandaj do të ishte shumë zgjidhje më e natyrshme që Kosova dhe Shqipëria të krijonin një union si dy bashkësi federative dhe një Republikë e unifikuar Federale e Shqiptarëve, ku Kosova do ta zyrtarizonte kthimin e emrit historik në "Republika e Dardanisë", pasi që, siç dihet edhe historikisht, të gjitha hulumtimet arkeologjike e dëshmojnë se kjo hapësirë është Dardani e lashtë, e pushtuar nga ardhacakët sllav, sikur që ka ndodhur konvertimi i shqiptarëve në element sllav edhe në Greqi. Kështu që përfundimisht Kosova duhet ta rimerr emrin e saj të vjetër që i takon, pra të quhet Dardani, dhe si shtet i pavarur me njohje të fuqishme ndërkombëtare, nuk ka nevojë më, që të vazhdojë të humbi kohë, duke u marrë pafundësisht me Serbinë. Kjo ndoshta do ta shtyjë Kosovën, që ta mendojë edhe rishikimin e kufijve, me kusht që të korrigjohet vetëm pjesa e imponuar Kosovës, me futjen e pykës qarëse me Leposaviqin dhe Zubin Potokun, duke marrë në këmbim, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin dhe rikthimin e hartave në gjendjen e vitit 1956. Fjala është, nëse BE dhe SHBA nuk e detyrojnë Serbinë hegjemoniste, që përfundimisht ta pranojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin e Ohrit me një asociacion mbi bazat e kushtetutës së Kosovës, pa elemente ekzekutive të pushtetit, që do ta rrezikonte funksionimin normal të shtetit të Kosovës. Kjo do ta detyronte Kosovën, të marrë në shqyrtim edhe alternativën e fundit, si ajo e korrigjimit të kufijve dhe bashkëngjitjen e komuna-ve shqiptare dhe territorin e tyre, që aktualisht ndodhet nën Serbi, si Komuna e Preshevës me-264 Km2, Komuna e Bujanocit me-461-Km2 dhe Komuna e Medvegjes me- 543-Km2, që së bashku bëjnë 1231-Km2, në këmbim të dy komunave veriore, si ajo e Leposaviqit me-539-Km2 dhe Zubin Potokut me-335-Km2, që së bashku bëjnë 866-Km2, për të krijuar mundësinë e bashkimit të Republikës së Dardanisë me Shqipërinë në Federatën e Unifikuar Shqiptare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".