Joshja financiare e BE-së, përpjekja më serioze për ta integruar Ballkanin e trazuar

Joshja financiare e BE-së, përpjekja më serioze për ta integruar Ballkanin e trazuar
Joshja financiare e BE-së, përpjekja më serioze për ta integruar Ballkanin e trazuar

Gani Qarri

  • 14 February 2024 - 18:24

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Në fakt Bashkimi Evropian është duke provuar akoma që ta përdorë karotën e joshjes financiare për reforma të thella e të shpejta zhvillimore dhe integrim në BE të shteteve të Ballkanit, për ta tejkaluar klimën jo bashkëpunuese dhe konfliktuoze mes këtyre vendeve, e ku situata me e nxehtë është ajo e mbarsur nga nacionalizmi shtetëror serb në raport me Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën.

 

Siç merret vesh nga Parlamenti Evropian (PE) e ka nisur të martën procedurën e miratimit të propozimit të Komisionit Evropian (KE) për planin e rritjes dhe reformave për Ballkanin Perëndimor, plan i cili ofron një shumë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh ndihmë shtesë financiare për procesin e reformave dhe integrim. Mirëpo për t’u zyrtarizuar ky plan, është i domosdoshëm pajtimi ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE) që kërkon edhe miratimin nga Parlamenti Evropian, i cili është nën presion për ta aprovuar sa më shpejt këtë vendim për shkak se me këtë përbërje, seancën e fundit plenare do ta mbajë në prill, kurse zgjedhjet e reja të PEsë, do të mbahen në qershor. Në fakt Bashkimi Evropian është duke provuar akoma që ta përdorë karotën e joshjes financiare për reforma të thella e të shpejta zhvillimore dhe integrim në BE të shteteve të Ballkanit, për ta tejkaluar klimën jo bashkëpunuese dhe konfliktuoze mes këtyre vendeve, e ku situata me e nxehtë është ajo e mbarsur nga nacionalizmi shtetëror serb në raport me Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën. Por ndër kushtet kryesore për përdorimin e këtyre mjeteve janë sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave themelore e demokratike. Dhe për t’u zyrtarizuar ky plan është i domosdoshëm pajtimi ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE), i cili për të hyrë në fuqi, kërkon edhe miratimin nga Parlamenti Evropian, ndaj ka kërkuar që, mes tjerash, përdorimi i mjeteve të kushtëzohet edhe me mbështetjen e qëndrimeve të BE-së në Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë. Propozim ndryshimi në fjalë, mund të ketë efekt kryesisht në rastin e Serbisë, pasi Serbia është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i që nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Por, për t’u përfshirë kjo në kushtëzime duhet të pranohet edhe nga Këshilli i BE-së, ku vendosin vendet anëtare të bllokut. Kosovës dhe Serbisë do t’u kërkohet specifikisht të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa “Parakusht do të jetë që Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit për zbatimin, si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në propozimin e rregullores. Prandaj vet ky fakt, flet drejtpërsëdrejti, se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të jenë nën presion edhe më të ashpër për ti dhënë zgjidhje finales së dialogut, me një marrëveshje dypalëshe të obligueshme dhe me kushtëzim për zbatim, para zgjedhjeve të reja të PE-së në muajin që pritet të mbahen në qershor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"