Modeli i votimit për transformimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës, rruga ligjore e zhbllokimit të Vettingut nga bojkoti i Listës serbe

Modeli i votimit për transformimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës, rruga ligjore e zhbllokimit të Vettingut nga bojkoti i Listës serbe
Modeli i votimit për transformimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës, rruga ligjore e zhbllokimit të Vettingut nga bojkoti i Listës serbe

Gani Qarri

  • 16 February 2024 - 18:21

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Tani është moment kritik historik që për Vettingun të bashkohen forcat politike pozitë dhe opozitë, me minoritetet tjera jo serbë, për të siguruar shumicën absolute në Kuvend, dhe votuar pro këtyre ndryshimeve kushtetuese, kur dihet se jo vetëm vullneti politik por është edhe kërkesë publike qytetarë për reformimin dhe dekriminalizimin përfundimtar të sistemit të drejtësisë!

 

Ndonëse vetë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Galuk Konjufca kishte marr iniciativën për dërgimin e amendamenteve në Kushtetuese, për konsultim dhe interpretim të përputhshmërisë, edhe përkundër konfirmimit pozitiv, dhe pajtimit në momentin e fundit për ta dhënë votën pro nga partitë politike opozitare, mungesa e deputetëve të Listës Serbe e ka bllokuar dhe pamundësuar qëllimisht votimin e Vettingu-ut, në Kuvend. Madje megjithëse Lista Serbe është në koalicion kushtetues me mazhorancën mungesa e deputetëve të saj, me vende të falura (rezervuara) ka bërë që amendamentet të mos i marrin 2/3 e votave apo shumicën që kërkohet me rregullore dhe me kushtetutë. Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm 87 deputetë, tetë prej tyre nga komunitetet jo shumicë, për çka në fakt kërkohet të jenë prezent 14 deputetë për ndryshime kushtetuese. Ndaj ky është kulmi i sjelljes agresive e diversive të Listës Serbe, kundër shtetit të së drejtës, kundër fuqizimit të sundimit të ligjit dhe pavarësimit të plotë të sistemit të drejtësisë, me një fjalë, është bojkotimi i Kuvendit nga ana e Listës serbe edhe në momentin më kritik, kur në rend dite ishin propozuar dhe futur për tu votuar amendamentet kushtetuese për procesin Vetting. Gjatë prezantimit të amendamenteve kushtetuese për Vettingun, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se ka tendencë të vazhdueshme, tani nga Lista Serbe, për të penguar reformën në drejtësi, pasi që partitë opozitare kanë qenë pro këtyre ndryshimeve, veçse kanë theksuar se një gjë e tillë është e pamundur të bëhet pa Listën Serbe. Prandaj kjo tregon qartë, se ka ardhur moment kritik kur kuvendi, me pëlqimin e miqve ndërkombëtar, njejtë sikurse në rastin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, me vendimin e votës së shumicës të të gjithë deputetëve të tjerë, të zhbllokohet edhe procesi Vetting sikur që u zhbllokua edhe bllokada prej katër vitesh e transformimit të FSK-së në Forcë Ushtarake kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ministrja e drejtësisë ka deklaruar para deputetëve se për këto dy vite të kaluara është bërë një punë e madhe në këtë drejtim, për Vettingun që është një ndër reformat më të rëndësishme e cila ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, kthimin e besimit të qytetarëve në institucione të drejtësisë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. E për të ardhur deri këtu, nuk ka qenë aspak e lehtë, kur dihet se gjatë gjithë kësaj kohe jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, që ndërlidhen sidomos me tendencën e vazhdueshme për të penguar një reformë kaq të rëndësishme dhe jetike për drejtësinë në vend. Por, ne jemi këmbëngulës në synimet tona për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës dhe për të përmbushur secilin zotim që kemi dhënë para qytetarëve të Republikës së Kosovës”,ndaj dher është shumë e rëndësishme që në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese validohet kontrolli i integritetit si koncept që duhet të ekzistojë në Kosovë. Kështu që medoemos duhet të gjendet mënyra ligjore e kushtetuese që procesi të futet në rrugë përpara dhe të na jepet drita e gjelbër që vlerësimi i integritetit të bëhet përkohësisht nga një mekanizëm, jashtë Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për nivelet e larta të sistemit të drejtësisë. Po ashtu, është po aq e rëndësishme që pasuria e pajustifikueshme është si rrethanë për largimin e një prokurori a gjyqtari nga sistemi, kur ai apo ajo nuk mund ta justifikojnë pasurinë e pajustifikueshme. Vettingu, amendamentet kushtetuese që sot po i trajtojmë nuk janë e vetmja reformë në të cilën po punon Ministria e Drejtësisë, reforma tjetër është ajo në Këshillin Prokurorial, që është reformë po aq e rëndësishme”, theksoi ministrja Haxhiu. Siç dihet bllokimi, deputetët serb e patën imponuar një situatë të tillë edhe në rastin e transformimit të FSK-s në ushtri të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara së bashku me ato të garantuara, por subjektet politike shqiptare patën refuzuar një kërkesë të tillë. Dhe me marrëveshje mes të gjitha grupeve parlamentare, dhe me mbledhje të nënshkrimeve, është bërë tejkalimi i situatës së bllokuar nga deputetët serb dhe është votuar transformimi I FSK-s në ushtri përmes ligjit të veçantë, pasi që Kushtetuta parasheh që çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e 2/3 të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe 2/3 e vendeve të rezervuara për komunitete. Dhe tani është moment kritik historik që për Vettingun të bashkohen forcat politike pozitë dhe opozitë, me minoritetet tjera jo serbë, për të siguruar shumicën absolute në Kuvend, dhe votuar pro këtyre ndryshimeve kushtetuese, kur dihet se jo vetëm vullneti politik por është edhe kërkesë publike qytetarë për reformimin dhe dekriminalizimin përfundimtar të sistemit të drejtësisë! Kurse lista serbe publikisht është e pozicionuar si vegël besnike e instrumentalizuar nga Beogradi, duke bojkotuar të gjitha institucionet e shtetit, megjithëse deputet e saj po e ruajnë mandatin sa për ti marr pagat e majme mujore duke u nënshkruar njëherë në 6 muaj si pjesëmarrës në punën e Kuvendit, hyrje në seancë vetëm për regjistrim dhe largim nga seanca edhe për 6 muaj të tjerë, ndaj kjo lojë duhet të sanksionohet dhe mos të lejohet më bojkot, me bllokim dhe përfitim të pagave të majme që shkojnë deri në 2000 euro në muaj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".