Këto janë vetëm dallime konceptuale të Kurtit ndaj doktrinës amerikane

Këto janë vetëm dallime konceptuale të Kurtit ndaj doktrinës amerikane
Këto janë vetëm dallime konceptuale të Kurtit ndaj doktrinës amerikane

Agim Bajrami

  • 16 February 2024 - 18:19

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Sot në botë , po zhvillohen proceset krahas përsosjes dhe afirmimit të ideologjisë të demokracisë liberale, përmes të cilës ideologji, dominon individi, dhe konceptet e kombit dhe shteteve, po përfundojnë ti takojë arkives së historisë, ku me të madhe po përhapet dhe afirmohet, industria dixhitale, e bashkë me të edhe 'njeriu robot' apo inteligjenca artificiale (IA) ,që po arrin të tejkalon konceptin e kombit dhe shteteve sovrane të dikurshme.

 

Albin Kurti, në pozitën e Kryeministrit , ndjek konceptin e doktrinës arsimore, ndryshe nga koncepti amerikan,ndaj njeriut,shoqërisë dhe shteteve. Qasja e Kurtit në qeverisje të vendit, shikohet dhe paraqitet ndryshe ,nga qasja amerikane dhe doktrina amerikane ndaj ,njeriut,shoqërisë dhe shteteve. Kurti me qasjen e tij ndaj individit dhe bindjeve të tija, për njeriun,shoqërinë dhe shtetet , po i aplikon politikat shtetërore që bien ndesh me konceptin dhe doktrinën amerikane ndaj proceseve zhvillimore ndaj individit,shoqërisë dhe shteteve ,për kohën aktuale të zhvillimeve moderne drejt një rendi të ri botëror. Kurti ,njeriun e kupton nga koncepti i vetë ideore, i mbërthyer brenda kombit dhe etnisë . Koncepti amerikan ndaj individit , individi kuptohet si qenie njerëzore e lindur e lirë, dhe i cili gëzon të drejtën e natyrshme ,të jeton i lirë dhe i barabartë në rrethin dhe ambientin e përkufizuar shoqëror. Koncepti i Kurtit ndaj shoqërisë ,shikohet nga koncepti i etnisë të vendit të caktuar, që karakterizohet, nga e drejta në gjuhën,kulturën,prejardhjen dhe përkatësinë etnike e kombëtare,koncepte të shkollave që i takojnë doktrinave të ideologjive autoritare komuniste të shekullit të kaluar. Koncepti amerikan, ndaj shoqërisë dhe kombit ,karakterizohet nga liritë individuale, në të drejtën për lëvizje të lirë,qarkullim të lirë, asoocimit të lirë, qasje të lirë në prodhime që mbërthen në vete, lirinë e qarkullimit për këmbim të lirë tregtar, dhe prodhime të mallrave,kapitalit dhe nënshtrim ndaj rregullave të lirisë së tregut,qarkullimit të mallrave dhe lirisë së lëvizjes së lirë të individit. Kurti ,bindjen ndaj shtetit e mbështet ,në sovranitetin shtetëror e kombëtar dhe reciprocitet , komponente ,të cilat i takojnë,koncepteve shtetëror të dështuara të fund shekullit 19 dhe të shekullit 20, ku edhe dështoi ideologjia komuniste dhe koncepti i sistemit komunist dhe shteteve të ndërtuara mbi këto koncepte . Sot në botë , po zhvillohen proceset krahas përsosjes dhe afirmimit të ideologjisë të demokracisë liberale, përmes të cilës ideologji, dominon individi, dhe konceptet e kombit dhe shteteve,po përfundojnë ti takojë arkives së historisë, ku me të madhe po përhapet dhe afirmohet, industria dixhitale, e bashkë me të edhe 'njeriu robot' apo inteligjenca artificiale (IA) ,që po arrin të tejkalon konceptin e kombit dhe shteteve sovrane të dikurshme. Si model dhe shembull i këtyre zhvillimeve të integrimeve globale, është Bashkimi Evropian, ku “konceptet kombe dhe shtete” po shkrihen, në “konceptin e etnitetit evropian”. Dhe siç duket Kurti, për bindjet e tija të patriotizmit kombëtar të shekullit të kaluar, pa dashje, po kundërvihet në pozicionet e kundërta të konceptin amerikan , për lirinë e individit, integrimeve globale , dhe të revolucionit të inteligjencës artificiale. Dhe sa do të tolerohej nga autoritetet vendimmarrëse ndërkombëtare,nga koncepti i Kurtit, të “Kombeve dhe shteteve sovrane” që bie në kundërvënie me konceptin integrues global, dhe Inteligjencës artificiale, mbetet të shihet ,nga zhvillimet në vijim!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".