Shqipëria ka obligime më të mëdha se ato që i ka NATO të sanksionuara në alinenë 5 të aktit themelues, të forcohet për mbrojtjen e të gjitha territoreve shqiptare

Shqipëria ka obligime më të mëdha se ato që i ka NATO të sanksionuara në alinenë 5 të aktit themelues, të forcohet për mbrojtjen e të gjitha territoreve shqiptare
Shqipëria ka obligime më të mëdha se ato që i ka NATO të sanksionuara në alinenë 5 të aktit themelues, të forcohet për mbrojtjen e të gjitha territoreve shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 05 March 2024 - 17:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çdo shtet anëtar i NATO-s e ka aviacionin e vetë luftarak. Kështu, shtetet anëtare të NATO-s janë të pavarura në fushën e mbrojtjes. Shqipëria e ka orientuar mbrojtjen e vetë vetëm në NATO. Kjo është gjë e gabuar. Natyrisht, se NATO,sipas artikullit 5, ka obligim në mbrojtjen kolektive. Çështja qëndron, nëse Kosova është në luftë, ku gjendet shteti shqiptar? Shqipëria i ka tre drona dhe dy Blekhok. Në Kuçovë të Shqipërisë, u hap baza ajrore e NATO-s, si bazë edhe nacionale shqiptare. Parimisht është kjo bazë ajrore një gjë shume pozitive. Me këtë bazë ajrore është e sigurt Shqipëria deri në një masë të madhe, për sa kohë që funksionon NATO.

 

Me atë bazë ajrore nuk do të thotë se u krijua edhe gjendja më e mirë për të tjerët, që edhe Kosova dhe territoret tjera shqiptare, jashtë Shqipërisë, të kenë mbrojtje më të mirë! Jo. Kosovës dhe territoreve tjera shqiptare iu mbetet punë e madhe të bëjnë në realizimin e interesit nacional. Kjo bazë është pa avion të shtetit shqiptar. Me këtë del se Shqipëria fare nuk ka aviacion nacional që mundë ti shfrytëzoje në këtë bazë në mënyrë të pavarur dhe për interesa nacionale. Me atë edhe më tutje nuk mundet Tirana të bëjë politikë të vetë të pavarur ushtarake. Mbështetja vetëm në NATO është gjë shumë e pa sigurt për çështjen shqiptare. Kjo, sidomos në rast se konfliktet janë midis shteteve që janë anëtar të NATO-se. Gjithashtu është edhe çështja shumë luhatëse e ekzistencës së vetë NATO-s. Çdo shtet anëtar i NATO-s e ka aviacionin e vetë luftarak. Kështu, shtetet anëtare të NATO-s janë të pavarura në fushën e mbrojtjes. Shqipëria e ka orientuar mbrojtjen e vetë vetëm në NATO. Kjo është gjë e gabuar. Natyrisht, se NATO,sipas artikullit 5, ka obligim në mbrojtjen kolektive. Çështja qëndron, nëse Kosova është në luftë, ku gjendet shteti shqiptar? Shqipëria i ka tre drona dhe dy Blekhok. Me këta as sorrat nuk mund të luftohen. NATO nuk vepron me kërkesë të shtetit nacional kundër shtetit tjetër, në llogari të njërës palë, që nuk janë anëtarë të NATO-s. Kjo po shihet edhe aktualisht në Ukrainë. Me këtë kërkohet që shteti shqiptar ti zhvillon Forcat e Armatosura nacionale. Shqipëria i ka mbi 50% të territorit nacional jashtë shtetit të vetë nacional. Ka territor në Greqi, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, është Kosova dhe Lugina e Preshevës. NATO nuk bënë luftë për mbrojtjen e këtyre pjesëve nacionale shqiptare. Aq më pak për bashkimin e këtyre territoreve. NATO ka efekt më të madh atëherë kur ushtria nacionale është mirë e përgatitur dhe e armatosur. Shqipëria ka për detyrë të armatoset. Kjo, jo vetëm për vete, por për shqiptarët e ndarë nëpër shtete. Kjo është ligjore dhe obligim nacional dhe kushtetues i shtetit shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".