Gjykata Kushtetuese e ndikuar nga grupet politike të interesit, e ka humbur besimin dhe kredibilitetin

Gjykata Kushtetuese e ndikuar nga grupet politike të interesit, e ka humbur besimin dhe kredibilitetin
Gjykata Kushtetuese e ndikuar nga grupet politike të interesit, e ka humbur besimin dhe kredibilitetin

Gani Qarri

  • 29 March 2024 - 22:45

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Gjykata Kushtetuese e cila në fakt do duhej të jetë institucion i pavarur dhe gardiane e ligjshmërisë brenda shtetit, ajo për habi, në vend se të jetë ent i pa ndikuar nga politika dhe grupet e interesit. Është duke e humbur tërësisht bazën e përcaktuar kushtetuese , pasi që viteve të fundit, e veçanërisht në këto tri vite të Qeverisë Kurti, është duke mbajtur peng reformën më të madhe në sistemin e drejtësisë! Për këtë arsye edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Kushtetuese e cila tash e një vit po e vonon shqyrtimin e ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme me procedurat e saj bllokuese të rasteve kontestimore ligjore të dërguara nga grupet parlamentare të opozitës së inkriminuar, duke mos u dhënë zgjidhje atyre .

 

Përderisa më në fund, për fat të mirë Vettingu po merr rrugë, bllokimi i ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Kushtetuesja po vazhdon, gjë që është tendencioze dhe vonesë e qëllimshme për ti mbrojtur padronët e mëdhenj të politikës, të cilët janë pasuruar me korrupsion dhe krim të organizuar, por që siç duket, i kanë dërguar paraprakisht, njerëzit e vet, në Gjykatën kushtetuese, dhe tash ata janë të detyruar për të mos vepruar. Kryeministri ka sqaruar se si, nga gjykatës të inkriminuar politik, për plotë 10 muaj është mbajtur peng në Gjykatën Kushtetuese ligji për Vetting kurse me Ligjin e Byros për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, është duke ndodhur kohëzgjatje edhe më e madhe, e cila për habi, ende po vazhdon. Dhe kur jemi në përmbyllje të vitit të tretë, pas një pritje më shumë se 10 muajsh, vetëm tani kemi marrë konfirmimin nga Gjykata Kushtetuese, por vetëm për Vetingun. Në anën tjetër, çuditërisht, pritja për shqyrtimin e Ligjit të Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin e kemi miratuar, qysh në shkurt të vitit 2023, nga po e njëjta gjykatë po vazhdon të zhagmitet, për më shumë se një vit. Sa u përket përgjegjësive të Qeverisë për procedimin e këtyre ligjeve,kur gjërat janë varur nga ne, punët kanë ecur më shpejt, kemi themeluar dhe funksionalizuar Gjykatën Komerciale dhe kemi miratuar në qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Administrative, ashtu siç kemi premtuar, pra janë realizuar, të gjitha ato që nuk janë bllokuar nga Gjykata Kushtetuese. Po ashtu e kemi themeluar dhe funksionalizuar, edhe Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e gjenocidit serb dhe Krimeve të kryera nga Serbia okupatore, gjatë Luftës në Kosovë, kurse në janar të këtij viti u bë edhe pranim dorëzimi i dokumenteve të para në këtë Institut. Në ndërkohë, kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës, dhe në funksion të fuqizimit të legjislacionit anti-korrupcion është kompletuar tërësisht, pakoja ligjore kundër korrupsionit, duke miratuar edhe ligjet e nevojshme të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe atë për Deklarimin e Pasurisë. Janë krijuar kushtet edhe për Task-forcën Anti-korrupsion e cila pritet të funksionalizohet gjatë këtij viti, siç është miratuar edhe rregullativa për sinjalizuesit dhe përmes ndryshimeve procedurale penale, është mundësuar edhe largimi i zyrtarëve publikë me aktakuza dhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për zyrtarët që kanë keqpërdorur pozitat zyrtare. Prandaj bllokuesi i vetëm i procesit të reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë,për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, që e mbështet Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, për habi-mbetet Gjykata Kushtetuese!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".