Dy javët e fundit të muajit mars me fitore të Kosovës janë goditje e fuqishme kundër aleancës luftënxitëse Rusi - Serbi

Dy javët e fundit të muajit mars me fitore të Kosovës janë goditje e fuqishme kundër aleancës luftënxitëse Rusi - Serbi
Dy javët e fundit të muajit mars me fitore të Kosovës janë goditje e fuqishme kundër aleancës luftënxitëse Rusi - Serbi

Nexhat Haziri

  • 29 March 2024 - 22:47

Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri

Pas kalimit të Kosovës, apo bërjes së hapit të parë me suksese në komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, i cili e ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, edhe Beogradi zyrtar është bindur se tani ky proces është i pakthyeshëm dhe i pandalshëm dhe shumë shpejtë , diku në muajin maj Kosova do të jetë anëtarë i ri i Këshillit të Evropës.

{

}

 

Reagimet e tyre duke shkuar edhe deri te kërcënimi se ata mund të tërhiqen nga kjo organizatë, më shumë bëhen për opinionin e tyre të brendshëm sidomos për partinë e presidentit serb Vuçiq ku do të përballët sërish me përsëritjen e zgjedhjeve për qytetin e Beogradit.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe dialogu Kosovë-Serbi janë dy procese të ndara, paçka që zyrtarët serbë mundohen të lidhin këto me njëra tjetrën në tentimin e tyre për t'iu bërë trysni anëtarëve të KiE që ti vënë kushte të reja Kosovës dhe në këtë mënyrë edhe të pamundësohet anëtarësimi i saj në këtë organizatë.

Është normale, dhe e pritshme reagimi me nervozizmi i Beogradit zyrtar ndaj hapave që ka bërë Kosova drejtë anëtarësimit të saj në KiE, pasi askush nuk ka pritur duartrokitje nga ta, por ky sukses i Kosovës vije edhe si një goditje tjetër për Serbinë pasi mori edhe statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë e NATO-s, dhe po ashtu hiq më lehtë Beogradi zyrtar nuk e përjetoi goditjen që e morën në KS të OKB-së ku nëpërmjet Rusisë tentuan që ta bëjnë temë diskutimi intervenimin e NATO-s mbi caqet e ushtrisë së Serbisë në 25 vjetorin e këtij intervenimi, më anë të së cilit Serbia tentoi të paraqitet viktimë, përkundër viktimave dhe gjenocidin që ka shkaktuar në Kosovë gjatë kohës së luftës , por edhe në anën tjetër Rusia ta shfrytëzonte këtë diskutim në tentim për ta arsyetuar agresionin e saj ndaj Ukrainës.

Pra këto ishin dy goditje të renda që mori Serbia në këto pak ditë, ndërsa kur jemi te anëtarësimi i Kosovës në KiE, sipas marrëveshjes së Brukselit dhe sekuencimit të saj në Ohor në vitin e kaluar ka një nen ku thotë se palët nuk do ta pengojnë njëra -tjetrën në anëtarësime në organizata të ndryshme ndërkombëtare, paçka që kjo marrëveshje nuk po zbatohet nga asnjëra palë, por në këtë rast ndërmjetësuesit nga Brukseli, Borel e Lajçak duhet që t'ia përkujtonin Serbisë sa ajo është zotuar në Bruksel dhe në Ohër përmes marrëveshjes së akorduar më Kosovën, se nuk do ta pengojë këtë të fundit në gjenden e saj të integrimeve evropiane dhe në organizata të tjera.

Por pas kalimit të Kosovës apo bërjes së hapit të parë me suksese në komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, i cili e ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, edhe Beogradi zyrtar është bindur se tani ky proces është i pakthyeshëm dhe i pandalshëm dhe shumë shpejtë , diku në muajin maj Kosova do të jetë anëtarë i ri i Këshillit të Evropës.

Reagimet e tyre duke shkuar edhe deri te kërcënimi se ata mund të tërhiqen nga kjo organizatë, më shumë bëhen për opinionin e tyre të brendshëm sidomos për partinë e presidentit serb Vuçiq ku do të përballët sërish me përsëritjen e zgjedhjeve për qytetin e Beogradit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".