Gazeta Kombëtare KOSOVA SOT duhet kompensuar  nga Serbia  për dëmet e luftës që i janë  shkaktuar

Gazeta Kombëtare KOSOVA SOT duhet kompensuar  nga Serbia  për dëmet e luftës që i janë  shkaktuar
Gazeta Kombëtare KOSOVA SOT duhet kompensuar  nga Serbia  për dëmet e luftës që i janë  shkaktuar

Dardan Grapci

  • 30 March 2024 - 14:26

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Shteti i Kosovës dhe drejtësia sikur e kanë injoruar dëmin që i është shkaktuar kësaj gazete duke hezituar për ta gjykuar krimin dhe caktuar dëmshpërblimin. Një gjë nuk mund ta kuptoj, 25 vite pas çlirimit të Kosovës si ka mundësi që Gjykatat në Kosovë nuk e ndihmuan redaksinë e KOSOVA SOT për ta paditur Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq që në atë kohë ka qenë Ministër i informacionit ku roli tij ka qenë që ta shkatërroj një medium siç është KOSOVA SOT vetëm pse po e informon popullatën kosovare për të zezat që po ia bën Millosheviqi, Kosovës.

Prandaj KOSOVA SOT që sot është ONLINE duhet urgjentisht ti bëj presion edhe  palës ndërkombëtare duke filluar nga Gabriel Escobar e deri te QUINTI i fuqishëm për të jua thënë të vërtetën me fakte si dhe të kërkojnë nga ta që ta detyrojnë Serbinë që të dëm-shpërblehet KOSOVA SOT në vlerë monetare jo më pak se  500 milion euro.

Gazeta  KOSOVA SOT, pa asnjë dilemë, është  një gazetë liderë e informimit në Kosovë, liderë në luftë  për informim nga betejat për liri, dhe informim të drejtë pas çlirimit të vendit në të gjitha proceset për shtet ndërtim, pavarësi dhe demokraci e sundim të ligjit. Kjo gazetë më 12 shator të vitit të kaluar  mbushi  25vjet të fillimit të botimit,që ishte një sfidë e madhe në kushte lufte.  

Tash po i afrohemi 26 vjetorit, nga dalja e numrit të parë të gazetës KOSOVA SOT dhe tradita po vazhdon me versionin elektronik KOSOVA SOT online. Është për tu çmuar guximi i fillimit të daljes në dritë të kësaj gazete sepse lindi pikërisht në kohët më të vështirë që po i kalonte populli i Kosovës në fund të viteve 90-ta, pas suspendimit të autonomisë së Kosovës dhe fillimit të rezistencës së armatosur për shtet të pa varur. Kosova Sot u bë një zëdhënës i dytë i luftës për liri në kushte të izolimit dhe okupimit të Serbisë.

Duke u pozicionuar tërësisht në mbrojtje të interesit nacional, që në tre muajt e parë të daljes së gazetës arriti të jetë gazeta numër një me besim në informim, përkundër sfidave dhe vështirësive nga regjimi i Millosheviqit. Kjo gazetë realisht e luajti rolin e logjistikës besnike dhe  të fuqishme të vetë të luftës së UÇK-së,  duke rrezikuar për të depërtuar në zonat më të thella të luftës dhe nga atje me dëshmi e fakte paraqiteshin ngjarjet besnike, betejat e lavdishme të UÇK-së  edhe krimet monstruoze të regjimit të Millosheviqit mbi popullatën e pa armatosur, duke u hakmarrë ndaj saj në pamundësi të ballafaqimit me grupet e organizuara të luftëtarëve të UÇK-së në frontet e luftës.

Duke  u rreshtuar tërësisht në mbrojtje të luftës së drejtë, nuk hezitoi që hapur ta dokumenton atë  edhe kjo u dëshmua  edhe  me rastin e nxjerrjes së kalendarit të vitit 1999, pra më 31-12 1998, dhe 1 e 2 janar të vitit 1999. Ky akt guximtar dhe dëshmi për ta treguar përcaktimin e politikës redaktuese të gazetës,  ngjalli reagimi i ashpër të regjimit.

Ishte ministri i atëhershëm i informacionit në qeverinë e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqi, presidenti i sotëm i Serbisë,  i cili doli hapur në RTS me ekzemplarin e gazetës dhe kalendarin e publikuar duke kërcënuar me likuidim. Ashtu edhe u veprua pa u vonuar. Fillimisht dora e zgjatur e regjimit vendosi për të ju hakmarrë gazetës KOSOVA SOT, dhe me 11 mars 1999 regjimi serb përmes vendimit të Gjykatës Komunale të Prishtinës të instaluar sipas urdhrave të regjimit , me urdhër të ish-ministrit të informacionit Aleksandër Vuçiq,  pa mbajtur as edhe një seancë gjyqësore,  e dënoi gazetën KOSOVA SOT me dënim prej 800.000.00 dinarësh të rinj, që i binte mbi 500 mijë DM. Më 18 mars 1999 regjimi serb i hodhi ne aksion policinë dhe e ndaloi botimin e gazetës më të madhe të kohës në vend KOSOVA SOT.

Pra, gazeta u konfiskua në të gjitha pikat e shitjes në tërë Kosovën, edhe rrjetit të shitjes iu konfiskuan gazetat, edhe nëpër veturat shpërndarëse, duke kërcënuar shpërndarësit e gazetës me jetë, nëse ata do ta haseshin ditën tjetër duke bërë shpërndarjen e saj!

Lufta e regjimit të Millosheviqit kundër gazetës më të madhe në vend KOSOVA SOT nuk përfundon këtu. Vetëm gjashtë ditë më pas, më 24 mars 1999, në ditën e parë të bombardimeve të NATO-s, vetëm dy orë pasi që filluan bombardimet, përgjigjja e regjimit të Milosheviqit vjen duke filluar me flakë vënien e djegien, shkatërrimin e mbi 3000 metrave katrore të hapësirave të shtypshkronjës se gazetës KOSOVA SOT, me pajisjet më të avancuara në rajon, ku përveç gazetës shtypeshin edhe shumica e librave shkollor dhe materialeve shkollore në gjuhën shqipe.

Dëmi i djegies ishte mbi 5 milionë Euro. Mirëpo KOSOVA SOT nuk është dorëzuar pasi që gjatë kohës së bombardimeve përsëri është riorganizuar për informimin e qytetarëve kosovar, me një redaksi në Shkup dhe një në Tiranë, duke e shpërnda për kosovarët në Maqedoni dhe në Shqipëri, për të mos munguar informimi nga frontet e luftës dhe kauza për të cilën po luftonte populli i Kosovës.

Pas përfundimit të luftës gazeta KOSOVA SOT rifilloj duke vazhduar misionin e saj fisnik në informim të lexuesit besnik, duke raportuar dhe qenë dëshmitare e të gjitha rrjedhave të procesit të ndërtimit të shtetit dhe demokracisë se re, por duke mos hezituar për të denoncuar devijimet, duke afirmuar vlerat e vërteta të procesit të shtet ndërtimit, por edhe duke kritikuar dhe mos amnistuar, por duke denoncuar të gjithë ata që ne emër të meritave të luftës, apo të benefiteve të ndryshme politike, u rreshtuan për tu bërë dorë e zgjatur dhe bashkëpjesëmarrës të instalimit të krimit.

Shteti i Kosovës dhe drejtësia sikur e kanë injoruar dëmin që i është shkaktuar kësaj gazete duke hezituar për ta gjykuar krimin dhe caktuar dëmshpërblimin. Një gjë nuk mund ta kuptoj, 25 vite pas çlirimit të Kosovës si ka mundësi që Gjykatat në Kosovë nuk e  ndihmuan redaksinë e KOSOVA SOT për ta paditur Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq që në atë kohë ka qenë Ministër i informacionit ku roli tij ka qenë që ta shkatërroj një medium siç është KOSOVA SOT vetëm pse po e informon popullatën kosovare për të zezat që po ia bën Millosheviqi, Kosovës.
Jam i bindur që po të kishte ndodhë e kundërta ku një medium serb po  të shkatërrohej nga policia e Kosovës gjatë luftës në Kosovë, që deri më tani jo vetëm që do ia kishim kompensuar  dëmet, por edhe do ju kishim kërkuar falje.
S’po mund të kuptoj kjo gjykatë mund ti thotë një mediumi me triumfues në histori të Kosovës, shkoni në Beograd. Si duket dikujt po i konvenon që çështja e KOSOVA SOT të mbetet pezull, ose të tentojë ti mbushi xhepat me para  në emër të KOSOVA SOT.

Prandaj KOSOVA SOT që sot është ONLINE duhet urgjentisht ti bëj presion edhe  palës ndërkombëtare duke filluar nga Gabriel Escobar e deri te QUINTI i fuqishëm për të jua thënë të vërtetën me fakte si dhe të kërkojnë nga ta që ta detyrojnë Serbinë që të dëm-shpërblehet KOSOVA SOT në vlerë monetare jo më pak se  500 milion euro.