Pas anëtarësimit të Kosovës në KiE radhën e ka INTERPOL-i dhe anëtarësimi i shpejtë në BE dhe NATO

Pas anëtarësimit të Kosovës në KiE radhën e ka INTERPOL-i dhe anëtarësimi i shpejtë në BE dhe NATO
Pas anëtarësimit të Kosovës në KiE radhën e ka INTERPOL-i dhe anëtarësimi i shpejtë në BE dhe NATO

Dardan Grapci

  • 31 March 2024 - 08:34

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Ky është një hap i suksesshëm për Republikën e Kosovës, derisa Vuçiqi po merret me propaganda, Kosova po e tregon veten si shtet që din për të punuar në të mirën e qytetarëve pa dallim. Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(APKE) ka bërë një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke e tejkaluar edhe atë neutralitetin që ishte peng i fusnotës së famshme të Edita Tahirit, dhe se tash shtetet anëtare që kanë votuar PRO për Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, këtë e kanë bërë me vetëdije të plotë se po e votojnë Një shtet të ri dhe jo për një protektorat ndërkombëtar me status neutral sikur është interpretuar deri më tash Kosova me atë fusnotën të cilën ata që e pranuar, kot po prisnin të shkrihet.Tani menjëherë pas muajit Prill dhe Maj, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë edhe hyrjen e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe të jetë pjesë legjitime e INTERPOL-it, për të kontribuar në siguri dhe luftë kundër krimit ndërkombëtar, për ta parandaluar zgjerimin e krimit dhe ardhjen e kriminelët nga Evropa për të hyrë në Kosovë. Kështu shteti i Kosovës do të jetë akoma më i suksesshëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar në vend.

-Tani më nuk ka asnjë dyshim se data 27 mars 2024, mbledhja e Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(APKE), dhe votimi për Kosovën, është momenti më i rëndësishëm i shënuar historik në Kosovën e lirë që mundë të krahasohet edhe ma aktin shpalljes së pavarësisë, pasi që de fakto me këtë votim në Asamblenë parlamentare të këshillit të Evropës, Evropa e njohu shtetin e pa varur, Republikën e Kosovës. Kjo njohje është faktike sepse Kosova e ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, proces që do të finalizohet në muajt në vijim prill dhe maj. Është për tu inkurajuar dhe besuar që edhe në Këshillin e Ministrave të BEsë Kosova do ta merr mbështetjen absolute pasi që fillimisht Raporti për Kosovën u miratua me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim me rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Siç ka njoftuar vetë “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës”, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor. Ky është një hap i suksesshëm për Republikën e Kosovës, derisa Vuçiqi po merret me propaganda, Kosova po e tregon veten si shtet që din për të punuar në të mirën e qytetarëve pa dallim. Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(APKE) ka bërë një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke e tejkaluar edhe atë neutralitetin që ishte peng i fusnotës së famshme të Edita Tahirit, dhe se tash shtetet anëtare që kanë votuar PRO për Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, këtë e kanë bërë me vetëdije të plotë se po e votojnë Një shtet të ri dhe jo për një protektorat ndërkombëtar me status neutral sikur është interpretuar deri më tash Kosova me atë fusnotën të cilën ata që e pranuar, kot po prisnin të shkrihet. Tani menjëherë pas muajit Prill dhe Maj, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë edhe hyrjen e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe të jetë pjesë legjitime e INTERPOLLIT, për të kontribuar në siguri dhe luftë kundër krimit ndërkombëtar, për ta parandaluar zgjerimin e krimit dhe ardhjen e kriminelët nga Evropa për të hyrë në Kosovë. Kështu shteti i Kosovës do të jetë akoma më i suksesshëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar në vend. Greqia me abstenim ka sinjalizuar se ka gjasa që në të ardhmen do ta njeh Kosovën si shtet dhe se do të kërkoj që të ketë raporte të mira në aspektin ligjor dhe ekonomik. Sa i përket asociacionit me shumicë serbe, ajo nuk duhet të aprovohet nga Qeveria e Kosovës si dhe ju bëjë thirrje të gjithë ambasadorëve të huaj që janë në Kosovë që mos ti bëjnë presion Kosovës për këtë çështje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".