Pas anëtarësimit në KiE Kosova e ka derën hapur për ta paditur shtetin serb për krimet e luftës

Pas anëtarësimit në KiE Kosova e ka derën hapur për ta paditur shtetin serb për krimet e luftës
Pas anëtarësimit në KiE Kosova e ka derën hapur për ta paditur shtetin serb për krimet e luftës

Gani Qarri 1

  • 03 April 2024 - 07:43

 

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, çfarëdo përpjekje e Serbisë për ta penguar dhe pamundësuar të drejtën legjitime e të pa kontestueshme të Kosovës për të ngritur padi penale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë fashiste, për krime lufte dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur do të jetë e dështuar. E duke qenë se një proces të tillë pas anëtarësimit të Kosovës në KiE, për të cilin aq shumë është pritur dhe lobuar, nga shteti i Kosovës, nuk mund ta pengojë më Serbia e Vuçiqit, kjo edhe është arsyeja kryesore pse po i trembet, kaq shumë Vuçiqi anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sepse pikërisht duke zënë pozitën në këtë organizatë evropiane për të drejtat e njeriut, Kosova e fiton edhe të drejtën legjitime e të pa kontestueshme për ta paditur Serbinë për krime lufte, qoftë si shtet apo edhe në mënyrë individuale.

-Padi penale kundër krimeve dhe gjenocidit të Serbisë, pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, do të kenë të drejtë të bëjnë edhe qytetarët dhe organizatat që kanë fakte dhe janë dëmtuar nga regjimi kriminal serb i Millosheviqit gjatë kohës së pushtimit të Kosovës nga okupatorët serb, politikë të pa ndryshuar që tani po e vazhdon edhe pasardhësi i tij Vuçiq. Madje Vuçiq u shpreh se kinse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërcënon Serbinë me padi për gjenocid, sepse dëshiron ti përdorë institucionet e Këshillit të Evropës (KE) dhe përmes tyre të nisë padi kundër Serbisë, ky është pjesë e një plani masiv për sulme dhe presion ndaj popullit Serbisë, citohet të ketë thënë Vuçiq gjatë një vizite në aeroportin ushtarak në Batajnicë, shkruajnë imediat serbe. Ai ka pretenduar se këtë mundësi Kurtit ia kanë ofruar pak ditë më parë raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyanis dhe vendet perëndimore duke rekomanduar që Kosova të anëtarësohet në KiE. Kosova deri më tani nuk e kishte mundësinë e Padisë Penale Ndërkombëtare, kundër Serbisë, për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve sepse ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe këtë mund ta bënte vetëm dikush tjetër në emër të Kosovës. Kështu që me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, çfarëdo përpjekje e Serbisë për ta penguar dhe pamundësuar një proces të tillë, do të jetë e dështuar, proces për të cilin aq shumë është pritur, punuar dhe lobuar, tani e sa kohë nga Republika e Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".