Fati i Marreveshjes së Brukselit dhe Aneksmarrëveshja e Ohrit varen nga eplilogu i zgjedhjeve në SHBA

Fati i Marreveshjes së Brukselit dhe Aneksmarrëveshja e Ohrit varen nga eplilogu i zgjedhjeve në SHBA
Fati i Marreveshjes së Brukselit dhe Aneksmarrëveshja e Ohrit varen nga eplilogu i zgjedhjeve në SHBA

Muhamet Kelmendi

  • 14 July 2024 - 08:54

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Zgjedhjet në kuadër të BE-së mbaruan. Ende nuk është konstituuar Këshilli i Evropës dhe komisarët adekuat. Mendohet se brenda disa javëve do të përfundohet edhe kjo punë. Me konstituimin e institucioneve pas zgjedhore në BE priten veprime të reja në drejtim të zgjidhjes së raporteve KosovëSerbi. Sa do të zgjasin diskutimet varet shumë nga pikësynimet e BE-së dhe të SHBA-ve.

 

Një punë të rëndësishme në ndërmjetësim e ka edhe zyrtari për punë të jashtme i BE-së, përkatësisht pozita e z. Borelit. Natyrisht se edhe detyra e ndërmjetësit të BE-së midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi. Nga këto dy pozita të BE-së varen shumë edhe raportet Kosovë-Serbi. BE-ja ka kërkuar nga të dy palët, nga Kosova dhe nga Serbia që deri më 18 korrik t'i dërgojnë komentet e tyre në Bruksel, si dhe të deklarohen se si e shohin këtë vazhdim të procesit. Mbi këto komente do të përgaditet nga BE një propozim i ri për diaogun Kosovë -Serbi. Ky propozim duhet të mbështetet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksmarreveshjen e Ohrit të vitit të kaluar. Kuptohet se konturat do të jenë të njëjta. Propozimi i ri përsëri do të jetë në bërthamën e njëjtë si më herët. Do të mbizotëron Asociacioni dhe mos bllokimi nga Serbia i Kosovës ne raportet ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizata të ndryshme të Kosoës. Pajtimi është larg. Afrimi varet nga qëndrimet e BE-së dhe të SHBA-ve ndaj Beogradit.

Nuk duket se Kosova është frenuese. Kushtet e z.Kurti janë rrezultat i mos aktivizimit të BE-së në raport me Serbinë. Mos ndëshkimi i Serbisë për aktin terrorist në Banjskë dhe qëndrimi negativ i shtetit serb për marrëveshjet e vitit 2023 e kanë kushtëzuar paraqitjen e Kushteve nga z.Kurti. Mendime ka të ndryshme. Kosova ende gjendet nën masat ndëshkuese të BE-së. Ndërsa, Serbia për aktin terrorist, për kërcënimet ushtarake dhe qëndrimet nacionalshoveniste politike nuk po ndëshkohet. Kemi në Beograd një qeveri tipike pro ruse dhe nuk sanksionohet! Ikë Serbia nga marrëveshjet dhe nuk kritikohet! Bënë shteti serb akte terroriste dhe nuk merren masa! Kërcënon me agresion ushtarak dhe nuk dënohet! Këto janë faktet që e kanë penguar zbatimin e Marrevëshjes së Brukselit dhe të Aneksmarrëveshjes së Ohrit. E ardhmja, pra, varet shumë nga qëndrimet e BE-së dhe nga rrezultati i zgjedhjeve në nëntor në SHBA . Kuptohet se ndikim të madh kanë edhe zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Fitorja e z.Tramp në SHBA do të jetë edhe vdekja e planit të BE-së në raportet Kosovë-Serbi. Z.Tramp do të vazhdoj planin e vjetër të ndarjes së territorit me shtetin serb të Kosovës nëpërmjet tërheqjes së kufirit të ri shqiptaro-serb mbi bazën naconale. Ballkani do të shërben si bazë edhe për zgjidhjen e konfliktit në mes të Rusisë e Ukrainës. E ardhmja e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksmarrëveshjes ëe Ohrit do të varet kryesisht nga rrezulltatet e zgjedhjeve në SHBA. Vashingtoni do e përcakton të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".