
Lexoni edhe:
Përfundimi i zgjedhjeve në BE e rikthen dinamikën e re për finalen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Serbia, në vazhdimësi angazhohet dhe kërcënon paqen dhe sigurin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u rreshtuar haptas në aleancën e interesave Ruse dhe të aleancave tjera, lindore, ndërsa BE- ja, shtiret , se palën serbe po e tërhjek në rreshtimin e interesave të vlerave përendimore, ndërsa Kosovën e sanksionon për fajin e Serbisë, e cila edhe përmes veprimeve agresive ka sulmuar ushtarakisht rendin kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës , përmes terrorizmit në Banjskë,kërcënimit të të policëve në detyrë, sulmit të forcave ushtarake të KFOR-it, shtyrjes dhe presionit ndaj qytetarëve kosovar të etnisë serbe që t'i kundërshtojnë forcat e rendit në Kosovë dhe institucionet e saja.
Marrëveshja e Brukselit dhe Aneks i Ohrit për zbatimit të saj janë të dështuara ,edhe për shkak të palëve se nuk janë nënshkruese të saj ,dhe që përmes nënshkrimeve të palëve në aspektin juridik të cilës do marrëveshje ndërmjet palëve, nënkuptohet ,se palët pajtohen për për mbajtjen dhe formën e marrëveshjes së nënshkruar,(në rastin Kosovë-Serbi të pa nëshkruar) e që do të shprehnin vullnetin e plotë të zbatimit të saj. BE-ja përmes ndërmjetësuesve të saj ,të dialogut, e kanë të qartë,se dialogu dhe marrëveshjet e akorduara , por të pa nënshkruera nga palët , janë të pa realizuara dhe inekzistente juridikisht madje edhe politikisht , edhe në kuptim të interesave të palëve janë të padrejta në çështjet si në vijim; - Kosova beson se përmes këtyre marrëveshjeve cënohet rendi kushtetues i Kosovës dhe sovraniteti i saj; - Serbia ,edhe publikisht e thekson, se Kosova është pjesë e rendit kushtetues të saj ,dhe është në pritje të ndryshimit të rrethanave politike e të sigurisë duke besuar se shkojnë në favorin e saj, dhe Serbia e ka të përcaktuar qëllimin serb për aneksimin e sërishëm të Kosovës përmes agresionit ushtarak të saj.
BE-ja , e luan lojën, se përmes ofrimit të mbështetjes financiare ndaj palëve ,do ti josh për gjetjen e ndonjë zgjidhje ,apo duke i konsideruar 'marrëveshjet si ligjërisht të obligueshme', vetëm pse palët kanë shprehur akordimin teatral, por të betuar para mbështetësve dhe interesave të tyre, 'së kurr nuk do ti nëshkruajn e zbatojnë (pala serbe)'. - Në anën tjetër Serbia, në vazhdimësi angazhohet dhe kërcënon paqen dhe sigurin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u rreshtuar haptas në aleancën e interesave Ruse dhe të aleancave tjera, lindore, ndërsa BE- ja, shtiret , se palën serbe po e tërhjek në rreshtimin e interesave të vlerave përendimore, ndërsa Kosovën e sanksionon për fajin e Serbisë, e cila edhe përmes veprimeve agresive ka sulmuar ushtarakisht rendin kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës , përmes terrorizmit në Banjskë,kërcënimit të të policëve në detyrë, sulmit të forcave ushtarake të KFOR-it, shtyrjes dhe presionit ndaj qytetarëve kosovar të etnisë serbe që t'i kundërshtojnë forcat e rendit në Kosovë dhe institucionet e saja.
Ndërsa, komentet e kërkuara për formatin e dialogut nga BE-ja, se palët duhet ti dërgojnë deri më 18 korrik ,nuk paraqesin asgjë serioze, kur Serbia e thotë në vazhdimësi , se po 'përgatitem për luftë', dhe ndaj kujt, sigurisht kundër Kosovës ,Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe nxitjen e popullsisë civile serbe të shteteve rajonale, për kryengritje dhe destabilizim të atyre shteteve, duke besuar Serbia , në realizimin e "botës serbe" në rrethanat e tanishme të përplasjeve e konflikteve të interesave të aleancave ndërkombëtare. Dhe në këto rrethana, kur Serbia përgatitët për luftë, zhvillon aktivitete diplomatike, politike e ushtarake kundër Kosovës dhe njohjes së saj ,shprehë veprime armiqësore kundër qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të tyre, nuk ka shansë për implementim të marrëveshjeve juridikisht jo ekzistente , dhe si rrjedhojë edhe dialogu është farsë , i dështuar,apo edhe demagogji dhe produkt i ndërmjetësuesve të BE-së, dhe vetë të politikëbërjes evropiane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"