Fitoi bojkoti qytetar!

Fitoi bojkoti qytetar!
Fitoi bojkoti qytetar!

Florim Zeqa

  • 29 December 2025 - 08:07

Shkruan: Florim Zeqa

E mira është se zgjedhjet e 28 dhjetorit kaluan në mënyrë të qetë dhe demokratike. Edhe përkundër prezencës së madhe të mërgimtarëve, dalja në zgjedhje është tepër e ulët (43.47%). Dalja e ulët e elektoratit në zgjedhje është deshmi se qytetarët janë lodhur me këto parti politike dhe më këta liderë partiakë!

Fitues pa legjitimitet qytetar

Pra, qytetarët dhe mërgimtarët e duan një alternativë të rë politike, e duan një fillim të ri politik që e bën shkëputjen nga e kaluara dhe fillimin e një epoke të re politike e cila e çon vendin drejt progresit dhe zhvillimit ekonomik.

Në këto zgjedhje u dëshmua se vetëm 43.47 % e popullatës i beson kësaj klase politike dhe këtyre partive të dështuara në qeverisjen e vendit!

Kurse 56. 53 % e duan ndryshimin substancial përmes një alternative të re politike.

Nga 43.47 % e qytetarëve të dalë në zgjedhje i ndëshkuan me votë tre ish partitë opozitare, kurse afërsisht gjysma e kësaj shume i besoj LVV-së me legjitimitet të cunguar politik.

E quajta kështu të ‘cunguar’ për faktin se kur kemi dalje nën 50 % të elektoratit në zgjedhje ato konsiderohen të deshtuara dhe jo legjitime!

Në raste të tilla kur mungon legjitimiteti qytetar, duhet të zgjedhet një qeveri teknike nga presidenti i shtetit me mandat 2 vjeçar dhe të emërohen deputet të rinj për Parlament deri në zgjedhjet e reja.

Ky është rendi dhe rregulli demokratik, të cilin vendi ynë nuk është duke e përfillur që nga viti 2001 kur e kishim 64.3 % të daljes së elektoratit në zgjedhje.

Paradoksalisht, nga ajo kohë e deri më sot, Kosova është qeverisur pa legjitimitet qytetar!

Pra, bazuar në rregullin bazik të demokracisë, ku shumica vendos për kahet e zhvillimit politik në vend, atëherë del se rezultati real është ky, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 fitoj bojktoti politik.

Andaj, për të ecur tutje në përputhje me rregullat e demokracisë, vendit i duhet një ‘Qeveri Teknike’ për të dalur nga kriza e thellë politike, për ta kthyer besimin qytetar përmes një alternative të re politike, ku në rastin më të mirë është projekti im politik-Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN).

ADN apo Alternativa Demokratike për Ndryshim do të jetë forca e ndryshimit politik, rreth së cilës do të rreshtohen 56. 53 % apo shumica e qytetarëve të Kosovës dhe zgjedhjet do ta marrin legjitimitetin e plotë demokratik!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".