
Lexoni edhe:
Qarri: Qeveria Kurti 3 do të arrijë t’i realizojë premtimet e mirëkalkuluara
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Ta them të drejtën, partitë e majta asnjëherë nuk ndërtojnë modele të qëndrueshme ekonomike. Jo pse ato nuk duan, por pse nuk dinë. Kjo nuk ndodh vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në shtete me zhvillim të madh ekonomik, siç është Gjermania.
Qarri: Qeveria Kurti 3 do të arrijë t’i realizojë premtimet e mirëkalkuluara
Lexoni edhe:
-Në Gjermani u desh të ndërpritej në gjysmë një koalicion në mes të dy partive të majta, SPD dhe Të Gjelbërit, për faktin se nuk patën ide të qarta për zhvillim ekonomik. Pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, parti e parë doli CDU, dhe tash koalicioni CDU-SPD është mesatarisht i qëndrueshëm për faktin se pozicionet kyçe ministrore i ka CDU-CSU, kurse pozicionet për çështjet sociale dhe disa ministri jo shumë të rëndësishme udhëhiqen nga SPD në Gjermani.
Edhe prezantimi i punëve që do t’i bëjë Qeveria Kurti, pa një program të mirëfilltë, është kryekëput prezantim i disa angazhimeve sociale momentale e jo ndonjë projekt që do ta zhvillonte Republikën e Kosovës. Mungesa e ekspertëve në Qeverinë Kurti është shumë e madhe. Ai nuk ka arritur të angazhojë ekspertë që mund ta drejtojnë në rrugën e integrimeve evropiane Republikën e Kosovës. Koncentrimi për t’i bërë ministra vetëm militantët partiakë tregon qartë se Albin Kurti këtë punë e bën që t’i ketë nën kontroll; me një fjalë, të marrin frymë përmes “gypit” të Albin Kurtit e jo t’i shfaqin idetë e tyre përmes njohurive që kanë ministrat që drejtojnë ministritë përkatëse.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".