Ja 12 pyetje, në të cilat nuk ka përgjigje
Gazeta "Independent" ka publikuar listën e disa pyetjeve, në të cilat nuk ka përgjigje konkrete, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ja disa prej tyre:
1. Nëse ekziston Zoti dhe paraqitet para të gjithëve, a do ta pranojnë me të vërtetë besimtarët si Zot të tyre?
2. Nëse Gjithësia me të vërtetë është krijuar nga Shpërthimi i madh, çka ekzistonte para kësaj?
3. Pse macet gërhasin?
4. Cili është qëllimi i vdekjes?
5. Pse femrat përjetojnë menopauzën, e meshkujt jo?
6. Çka ka në fund të oqeanit?
7. Cili është qëllimi i ekzistimit të çdo gjëje?
8. Nëse gjithçka në univers ndalet, duke përfshirë edhe atomet dhe grimcat, a do të ndalet edhe koha?
9. Si e dimë që ekzistojmë?
10. Çka është ajo që na bën njerëz?
11. Nëse gjithësia është duke u zgjeruar, çka ka jashtë saj?
12. A është plakja e paevitueshme?
(Kosova Sot)