Bëhuni gati, asteroidi i stërmadh kalon sot afër Tokës
Një asteroid i madh do të kalojë sot shumë afër Tokës, i cili është rreth 61 metra i gjatë.
Shkencëtarët thonë se asteroidi do të jetë i dukshëm vetëm nga hemisfera jugore dhe mund të shihet me teleskop.
Asteroidi do të afrohet me tokën në një distancë prej 40 mijë kilometra. Por ky nuk është i vetmi trup qiellor që do të kalojë pranë planetit tonë.
Më 17 shtator, një tjetër asteroid më i madh se ky i sotmi do të kalojë afër Tokës.
Qetësohuni, sipas NASA-s nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me këtë fenomen natyror.
(Kosova Sot)
